HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rrugėt, dėshmi pėr mungesė vizioni

-- nga Mero Baze, TemA - 06.01.2009

Mero Baze SUKSESI MĖ I PROPAGANDUAR i qeverisė Berisha, qė ka tė bėjė me ndėrtimin e rrugėve, vihet nė dyshim nga mungesa e njė strategjie tė qeverisė pėr ndėrtimin e tyre, investimet spontane dhe jotransparente, si dhe politikat personale dhe krahinore qė ēuan nė bllokimin e projekteve tė mėdha pėr autostradat e Jugut.

Infrastruktura rrugore, e cila po shpallet si suksesi kryesor i qeverisė Berisha, duket se ėshtė zhvilluar jashtė njė plani strategjik dhe ėshtė stimuluar nė shumicėn e rasteve nga pamundėsia pėr realizimin e investimeve dhe rialokimin e fondeve tė buxhetit nė fund tė vitit.

Nėse i hedhim njė sy gjithė rrjetit rrugor tė ndėrtuar nga viti 2005, shihet qartė se qeveria e Partisė Demokratike nuk ka pasur njė plan tė sajin pėr ndėrtimin e rrjetit rrugor, pėrveē projektit Milot-Morinė. Ajo bllokoi nė fillim tė mandatit tė saj projektet e nisura nga qeveria socialiste pėr aksin e Jugut dhe thuajse dėshtoi nė ndėrtimin e tyre deri sot.

Kėshtu, kur demokratėt morėn pushtetin, socialistėt kishin nisur rrugėn Gjirokastėr-Tepelenė, Lushnjė-Fier dhe kishin bėrė gati pėr prokurim rrugėn Levan-Tepelenė, ēka pėrfundonte gjithė korridorin e Jugut. Fondet ishin dhėnė nga BERZH, projekti ishte gati dhe pritej vetėm fillimi i punimeve. Pas njė polemike mes kryeministrit Berisha dhe sekretarit tė Pėrgjithshėm tė PS, Gramoz Ruēi, nė Kuvend nė muajin e parė tė qeverisjes, Berisha bllokoi ndėrtimin e rrugės Levan-Tepelenė. Kjo rrugė, e cila do tė fillonte sė ndėrtuari nė vitin 2005, parashihej tė pėrfundonte nė fund tė vitit 2007. Kryeministri Berisha bllokoi ndėrtimin e saj dhe pėr pak futi nė krizė marrėdhėniet e qeverisė sė tij me BERZH, e cila kishte akorduar kredinė.

Pėr tė shmangur keqkuptimet e tij pėr persekutim tė Jugut, Berisha shpalli si prioritet njė rrugė tė re, e cila kalonte nga Peqini nė Berat dhe dilte nė Tepelenė. Vija imagjinare nuk kishte as projekt dhe as studim fizibiliteti. Pėr tė justifikuar bllokimin e rrugės Levan-Tepelenė, Berisha prokuroi njė studim tė fizibilitetit tė kėtij aksi imagjinar, i cili realisht kushtoi mė shumė sesa rruga, e cila kishte gati projektin dhe kredinė e BERZH. Nė vitin 2008, Berishės iu desh tė kthehej sėrish tek aksi Levan-Tepelene. Por deri nė kėto momente ėshtė bėrė vetėm tenderi, tė cilin e ka fituar njė firmė me pronarė nga serbėt e Bosnjės, dhe njė kompani tjetėr italiane. Rruga nuk ka filluar ende.

Po ashtu, Berisha gjeti gati projektin dhe kushtet e kredisė pėr rrugėn Vlorė-Levan. Nė dhjetortė vitit 2006, Berisha, nė praninė e ministrit Basha, shkoi dhe e pėruroi fillimin e saj. Sėrish fituese ishte firma me pronar njė serb tė Bosnjės. Pėrurimi u bė nė vitin 2006, kredia u miratua nė vitin 2007, shpronėsimet u bėnė nė vitin 2008 dhe rruga ende nuk ka nisur realisht. Ky bllof elektoral i dhjetorit tė vitit 2006, nė prag tė zgjedhjeve lokale, nė tė vėrtetė e bėri krejt joserioze qeverinė me popullsinė e zonės pėrreth. Nėse Berisha nuk do t'i kishte bllokuar kėto dy projekte, sot nga Tirana nė Kakavijė do tė ishim duke shkuar me autostradė, pasi rrugėt do tė kishin pėrfunduar.

Me njė emergjencė tė madhe, po nė prag tė zgjedhjeve lokale, u pėrurua nisja e punimeve nė mbikalimin e Tiranės. Pėrsėri fituese firma qė ka pronar njė serb tė Bosnjės, por puna po vononte tė fillonte. Kur afatet limit po kalonin, qeveria u fut nė alarm dhe disa firma shqiptare u mobilizuan si nėnkontraktore pėr ta mbaruar mbikalimin. Cilėsia e tij ėshtė e provueshme nga ēdo shofer qė kalon. Rruga ėshtė gjithė gropa tė rrezikshme dhe valėzime pa mbushur ende disa muaj dhe nuk dihet nėse e kanė marrė ose jo nė dorėzim.

Njė histori mė vete zvarritjeje dhe dėshtimi ishte rruga Lushnjė-Fier, 22 km nė mes tė fushės nisur nė kohėn kur ishte nė pushtet Partia Socialiste dhe ende nuk ka mbaruar. Justifi kimet logjistike ishin shumė jobindėse dhe ngėrēi qė krijoi ky kantier katėrvjeēar nė rrugė ishte njė dėshtim i madh i qeverisė.

Po kaq pa strategji nisi dhe rruga Milot-Morinė. Segmenti i parė Morinė-Kukės, rreth 22 km, u prokurua duke iu ndarė 5 kompanive shqiptare dhe njė maqedonase. Por dhe kėtu plasi skandali. Rruga u prokurua me 2 korsi dhe ndėrtuesit privatė u urdhėruan me gojė ta bėjnė rrugėn me katėr korsi. Projekti qė iu vendos pėrpara ishte me katėr korsi, ndėrsa prokurimi i fondeve u bė me 2 korsi. Ndėrtuesit filluan tė punojnė me paratė e tyre dhe u futėn nė krizė financiare. Shteti nuk kishte mė mekanizma pėr t'iu dhėnė lekėt dhe ēėshtja ėshtė banalizuar. Ndėrtuesit kanė hedhur nė gjyq qeverinė qė nuk iu ka dhėnė lekėt, ndėrsa qeveria realisht nuk iu ka dhėnė urdhėr me shkrim tė bėjnė rrugėn me katėr korsi. Nė kėto kushte, ministri Lulzim Basha duhet tė shkojė para drejtėsisė qė ka lejuar tė ndėrtohet rrugė me katėr korsi pa leje ndėrtimi dhe pa u prokuruar.

Gjykatat iu kanė dhėnė formalisht tė drejtė ndėrtuesve dhe qeveria po iu paguan paratė, jo duke prokuruar rrugėt, por duke bėrė fakt tė kryer punėn e tyre. Ky ėshtė ndoshta skandali mė i madh nė punėt publike nė Shqipėri, pėr tė cilin duhet tė pėrgjigjet Lulzim Basha. Ndėrkohė, dy segmentet e tjera, Rexhepaj-Kalimash dhe Rrėshen-Kalimash, po kryen pėrkatėsisht nga njė kompani kuvajtiane dhe nga kompania "Bechtel-Enka". "Bechtel-Enka" po e ēon koston e rrugės mbi 1 miliardė euro, ndėrkohė qė vlera e synuar ka qenė 420 milionė dollarė, ndėrsa ministri Olldashi premtoi 580 milionė dollarė, pas rillogaritjeve. Por, me tė njėjtėn vėshtirėsi, nė krah tė saj kompania kuvajtiane po bėn njė urė 74 metra tė lartė dhe 7 km rrugė me 40 milionė dollarė, pra me njė ēmim katėr herė mė tė ulėt se "Bechtel-Enka", duke qenė nė tė njėjtėn vėshtirėsi dhe nė tė njėjtat kushte.

Mė tej akoma, segmenti Milot-Rrėshen, i cili ėshtė fituar nga njė kompani sllovene, thuajse ka ngecur, edhe pse ėshtė nė terren shumė tė mirė. Punėtorėt kanė muaj qė nuk po paguhen dhe ne nė redaksi kemi disa peticione tė tyre. I gjithė ky konfuzion tregon se pėr ndėrtimin e kėsaj rruge nuk ka pasur njė strategji, por gjithēka ėshtė bėrė spontanisht dhe nė shkelje tė fortė tė ligjit.

Tė vetmet segmente rrugore me leverdi qė ka prokuruar kjo qeveri janė segmentet e rrugės sė Bregdetit dhe fillimi i punės pėr rrugėn Kardhiq-Sarandė, si dhe fillimi i punės pėr Rrugėn e Arbrit. Gjithė projektet e tjera janė tė gjetura ose spontane, ēka rrezatojnė njė mungesė tė qartė strategjie tė qeverisė pėr infrastrukturėn dhe njė xhep ku mund tė investohet paaftėsia e saj pėr tė realizuar njė buxhet aktiv dhe real, i cili nė fund tė vitit pėrfundon te "gropa" e Rrėshen-Kalimash.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara