HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vendimi i Kushtetueses, dhe “pazari” i Berishės

Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - 17.02.2009

Gjykata Kushtetuese pezulloi dje zbatimin e ligjit pėr lustracionin deri nė marrjen e njė vendimi prej saj, pasi ajo tė kėshillohet me Komisionin e Venecias dhe organizma ndėrkombėtarė pėr kėtė ēėshtje. Vendimi i Gjykatės Kushtetuese pėr tė pezulluar zbatimin e ligjit ishte i pritshėm nga tė gjitha palėt. Ai pritej tė ishte i tillė nga opozita, nga ndėrkombėtarėt, por dhe nga vetė zoti Berisha. Ky i fundit madje ka qenė mė i interesuar se kushdo tjetėr pėr kėtė lloj vendimi. Ka qenė i interesuar, pėr shkak se ai nuk ka interes tė bėhet i zbatueshėm njė ligj, qė nuk i zgjidh asnjė problem, pėrkundrazi ia shton problemet. Atij i intereson qė ligji tė mos zbatohet dhe ai tė ketė tė drejtė tė vazhdojė tė tregojė me gisht nga ēdo gjyqtar apo prokuror qė ka nė dorė ndonjė dosje qė i djeg atij.

Me kėtė ligj Sali Berisha u tall deri nė fund me ata qindra-mijėra shqiptarė qė kanė vuajtur nė regjimin e Enver Hoxhės dhe prisnin dhe presin akoma me zemėr tė dridhur tė shikojnė njė gjest zyrtar kundėr diktaturės. Sali Berisha ndjehet “i larė” me kėtė shtresė tė gjerė shoqėrore, me ata tė cilėt kanė nevojė vėrtet pėr njė ligj, qė i jep tė drejtė ligjore, morale dhe financiare tė shkuarės sė tyre nėn diktaturė. Ky ligj fatkeqėsisht nuk ua jepte, nėse do tė zbatohej, dhe ata do tė shikonin pėr herė tė dytė se si u tall Sali Berisha me ta. Fakti qė ligji nuk do tė zbatohet ndonjėherė, ėshtė alibi e mirė pėr Berishėn pėr tė korrur frytet pa mbjellė ende pemėn.

Ishte kjo arsyeja qė Berisha e bėri kėtė kėshtu, tė paplotė, tė pazbatueshėm, antikushtetues dhe selektiv. Ai liron nga e kaluara politikanė, sekretarė tė Parė tė KQ tė Rinisė, Sekretarė tė komiteteve tė partisė dhe ndėshkon ndihmėsgjyqtarė fshati, nga ata qė linin shatin dhe belin dy orė dhe bėheshin pjesė e jurisė popullore qė dėnonte sipas direktivave tė partisė, ku bėnte pjesė vetė zoti Berisha. Ky selektivitet qė buron nga mungesa e parimeve tė tij dhe nga tendenca pėr ta pėrdorur pushtetin deri nė fund pėr qėllime personale dhe familjare, e bėri ligjin njė karikaturė, qė jo vetėm nuk dėnonte komunizmin dhe krimet e tij, por shpėtonte ajkėn e komunizmit dhe merrej me ēirakėt e komunizmit. Por, pėr ta ēuar deri nė fund pėrdorimin e kėtij ligji, ai i shtoi atij nene qesharake pėr ta bėrė me zor antikushtetues, me qėllim qė askush tė mos prekej prej tij, dhe ai tė kishte tė drejtė tė vazhdonte dhe tė vazhdojė tė pėrbaltė kėdo qė i prish punė, sipas parimit qė i keq ėshtė vetėm ai qė ėshtė armiku im.

Tallja e dytė e madhe e Berishės me kėtė ligj adresohet te bashkėpunėtorėt e vet. I pamėshirshėm deri nė fund pėr t’i pėrdorur ata si lolo, dhe pėr t’i bėrė qesharakė nė sytė e shqiptarėve, me qėllim qė tė ndriēojė vetėm statura e tij, ai keqpėrdori Topallin, Patozin dhe Bumēin me njė qetėsi tė admirueshme. Deri nė sekondat e fundit, kur ligji ishte pezulluar dhe Berisha kishte miratuar pezullimin e pritur, ai i nxirrte dhe vazhdon t’i nxjerrė ata nė media si Sadam Hyseni, Ali Kimikun pėr t’u treguar shqiptarėve se nuk e njohin kėtė vendim. I paturp nė egocentrizmin e vet, ai po rrit koston e rehabilitimit tė tij nė sytė e ndėrkombėtarėve, duke shkatėrruar gjithēka dhe duke krijuar njė shkretėtirė politike rreth vetes, me qėllim qė tė ketė vetėm njė zgjidhje, vetėm njė njeri, vetėm njė ide dhe vetėm njerėz tė pozicionuar pro tij.

Shikoni ēfarė karikaturash ngjajnė disidentėt e tij tė djeshėm. Shikoni Genc Pollon, qė ngriti shtetin socialist kundėr Berishės, si i bie tani nė gjunjė vetėm pėr disa miliona qė ka vjedhur nga tekstet shkollore, shikoni Genc Rulin, qė ka ngritur botėn nė kėmbė kundėr tij, si bie nė gjunjė vetėm se ai ka bėrė sikur s’i ka parė licencat dhe koncesionet qė ka dhėnė mes njerėzve tė Familjes dhe pėr ndonjė tė vetin, shikoni “tė rinjtė e KOP” sa pleq tė rrjedhur duken, duke folur me vete dhe duke bėrė prova para pasqyrės qė t’i pėlqejnė atij. Ėshtė njė shkretėtirė e prodhuar me vetėdije, me qėllim qė askush tė mos ketė me kė tė bisedojė veē atij. Ai ėshtė i vetmi qė ka tė drejtė tė “shesė” kapitalin e shumicės nė pushtet dhe tashmė kjo ėshtė njė e drejtė e fituar me prokurim tė drejtpėrdrejtė.

Bota ka njė javė qė ėshtė ngritur nė kėmbė duke menduar se ai ėshtė ēmendur dhe do kundėrshtojė Gjykatėn. Nuk kishin faj, se dėgjonin Topallin, Bumēin, Pollon dhe besonin qė kėshtu do bėnte dhe Berisha. Dje, e patė qė ai dha pazarin e vet konstruktiv dhe pranoi vendimin. Dhe ky ėshtė sinjal pėr tė gjithė ata qė e vėzhgojnė, qė ta kuptojnė se ai ėshtė njė lider qė i ka tė gjithė poshtė vetes. Asnjė nė krah, asnjė afėr. Ėshtė njė njeri qė po vuan t’i japin njė pazar, ta thėrrasin dhe t’i thonė, me ty kemi punė, se me kėta tė tjerėt nuk merremi dot vesh. Por e keqja ėshtė se kanė filluar ta njohin dhe e lėnė kėshtu si e lanė, ta jepte pazarin vetė pa ia kėrkuar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara