HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Berisha, ky “kapter” i Rezart Taēit

-- nga Mero Baze, TemA - 08.01.2009

Mero Baze Qeveria shqiptare ka legalizuar dje politikėn monopol nė fushėn e naftės tė njė biznesmeni tė afėrt me familjen e kryeministrit. Rezart Taēi, i cili prej 27 nėntorit ėshtė pronar de facto dhe de jure i kompanisė shtetėrore ARMO dhe i kompanisė sė naftės “Taēi Oil”, ka marrė dje nga qeveria shqiptare ekskluzivitetin qė tė tregtojė i vetėm naftėn D2 nė tregun shqiptar. Sipas kėtij vendimi, Rezart Taēi prej datės 1 janar 2009 ka njė treg tė gatshėm, pa konkurrencė, duke shitur, sipas shoqatės sė karburanteve, potencialisht rreth 400 mijė tonė naftė, 300 mijė nga tė cilat ua ka marrė konkurrentėve dhe 100 mijė tonė i prodhon vetė.

Shoqata, duke iu referuar ēmimeve tė tregut ndėrkombėtar, thotė se diferenca mes naftės Eurodiesel D1 dhe naftės Diesel D2, kuotuar nė bursė, ėshtė jo mė pak se 80 USD/ton. Nga mėnyra se si llogariten detyrimet fiskale pėr kėtė produkt (75% akcizė+20 % TVSH), ARMO pėrfiton edhe 80 USD/ton nga kjo llogaritje. Kjo shoqatė thotė se nė kėtė mėnyrė, qeveria, jo vetėm i jep monopol kėsaj kompanie ndaj konkurrentėve tė tjerė pėr rreth 400 mijė tonė Diesel D2, qė ka tė drejtė ta tregtojė vetėm ARMO, por i kursen kompanisė rreth 64 milionė dollarė taksa (400.000 tonė x 160 USD/ton = 64 milionė USD).

Pra, nga kėto pėrfitime kompania e Rezart Taēit fiton rreth 140 milionė dollarė nė raport me kompanitė e tjera, ēka ėshtė e barabartė me shifrėn qė Rezart Taēi ka blerė pa i paguar ende paratė pėr kompaninė ARMO. Ky skandal shtetėror, ndoshta mė i frikshmi pėr nga guximi i qeverisė shqiptare, pėrveēse hedh dyshime tė forta mbi lidhjet personale dhe familjare tė kėtij biznesmeni me kryeministrin Berisha, fut nė qorrsokak detyrimet qė ka Shqipėria ndaj tregut tė lirė sipas detyrimeve qė rrjedhin nga OBT dhe nga Marrėveshja e Asociim-Stabilizimit.

Vendimi i djeshėm ėshtė mė tepėr se cinik dhe pėr njė arsye tjetėr. Nė pėrpjekje pėr t’ia bėrė fitimin tė sigurt Rezart Taēit, kryeministri Berisha ka urdhėruar shpėrndarjen e naftės D2 te gjithė shitėsit e tjerė tė pakicės duke e kthyer me ligj Rezart Taēin nė furnitor me shumicė tė gjithė tregut shqiptar me D2. Pas kėsaj, tregu i naftės nė Shqipėri ėshtė seriozisht i falimentuar dhe pronar i vetėm i tij ėshtė Rezart Taēi, ai qė kryeministri Berisha tri vjet mė parė e ka quajtur kontrabandisti mė i madh i naftės nė Shqipėri dhe rajon.

Kjo miqėsi e re e kryeministrit Berisha me kėtė “ish-kontrabandist” dhe privilegjet e forta financiare qė ai po i bėn me ligj, vėrtetojnė mė sė miri kapjen e shtetit nga elementėt mafiozė dhe kthimin e kryeministrit Berisha nė njė lodėr nė duart e trafikantėve.

Kryeministri Berisha vendosi nė vitin 2007 qė tė mos tregtojė naftė D2 nė vitin 2009, por, pasi ARMO-n e fitoi Rezart Taēi, ai ndryshoi mendje dhe lejoi vetėm ARMO-n tė shiste naftė D2. Vendimi i sotėm e vulos kėtė kapje tė shtetit prej mafies, pasi prej sot jo vetėm qė naftė D2 do tė shesė vetėm klienti i Argita Berishės, dhe donatori i Liri Berishės, por do tė detyrojė dhe gjithė shitėsit e tjerė me pakicė tė tregtojnė naftėn e tij tė Ballshit mbushur me squfur dhe standard tė papranueshėm duke shkatėrruar tregun e naftės, cilėsinė e karburantit dhe duke hedhur nė erė lirinė ekonomike dhe konkurrencėn e lirė nė Shqipėri. Dhe tė mendosh qė nė fillim tė vitit 2009, ai qė nė vitin 2005 ishte kontrabandisti mė i madh, sot ėshtė i preferuari mė i madh i Sali Berishės, e kupton lehtė se nga kemi ardhur dhe ku kemi pėrfunduar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara