HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Riktheni ligjin dhe institucionet,
tė ngjallni shpresėn qė po vritet

-- nga Mero Baze, TemA - 12.01.2009

Mero Baze Letėr e hapur Presidentit tė Republikės, Bamir Topi

I nderuar zoti President!
Muajin e fundit unė dhe familja ime kemi pėrjetuar njė sėrė shqetėsimesh qė vijnė nga njė presion gati kriminal kundėr meje si gazetar, kundėr familjes sime, dhe biznesit tim. Prindėrit e mi janė terrorizuar nėn presionin e prishjes sė shtėpive nga kasnecė tė dėrguar aty prej kryeministrit, familja ime u terrorizua duke djegur makinėn time para pallatit ku unė banoj, nėn kujdesin e njė drejtuesi tė dyshimtė zjarrfikėsish, qė bėnė kujdes tė zhdukeshin provat e zjarrit, dhe tashmė redaksia e gazetės sime ėshtė bllokuar me policė, tė cilėt nuk na lejojnė tė marrim as sendet personale qė kemi brenda mureve. Nė gjithė kėtė revansh sulmesh dhe dhune psikologjike, fizike dhe financiare ndaj meje, familjes sime, profesionit tim dhe biznesit tim, ėshtė shfaqur si palė kundėrshtare qeveria shqiptare. Ishte kryeministri ai qė kishte dėrguar njerėz tė prishnin shtėpinė e prindėrve tė mi dhe motrės sime, ishte kryeministri ai qė, kur makina ime mori flakė dhe terrorizoi gjithė familjen time, miqtė dhe tė afėrmit, doli publikisht nė anėn e zjarrvėnėsve duke mallkuar viktimėn. Ėshtė po ashtu kryeministri qė nė mėnyrė tė papritur, njė vit pasi ėshtė vendosur qė kompania franceze e kartave tė identitetit do tė ishte fqinje nė distancė me gazetėn “TemA”, tė kujtohet ta shpallė gjithė territorin objekt tė rėndėsisė sė veēantė, me shpresėn e verbėr se kjo do tė varrosė financiarisht investimet e gazetės “TemA” dhe vetė gazetėn.

Ky revansh i pushtetit ndaj njė medieje dhe njė gazetari kritik me tė nuk mė shqetėson pėr fatin tim personal. Pėrvoja ime e gjatė nė gazetari mė bėn tė ndihem i qetė, por demonstrimi i urrejtjes ndaj medies nė kėtė formė, dhe nga institucioni i qeverisė shqiptare, ėshtė njė njollė e madhe pėr Shqipėrinė.

I nderuar zoti President,
Shqipėria do tė jetė nė prill vend anėtar i NATO-s, e cila ėshtė njė organizatė qė standardet e demokracisė i ka prioritet mė shumė se standardet ushtarake pėr vende si Shqipėria. Kryeministri i njė vendi tė NATO-s ėshtė akuzuar dje nga Komiteti pėr Mbrojtjen e Gazetarėve nė Nju-Jork se po dhunon gazetėn “TemA” dhe drejtuesit e saj. Komiteti pėrshkruante nė mėnyrė tė hollėsishme se si policia e qeverisė sė kryeministrit Berisha nė vend qė tė hetojė pėr tė gjetur zjarrvėnėsit shantazhues tė makinės sime para banesės, hyjnė dhe mė bllokojnė dhe redaksinė. Nuk di sa e njihni rėndėsinė e atij Komiteti, por dua t’Ju kujtoj se ėshtė organizata mė prestigjioze nė botė pėr mbrojtjen e gazetarėve, e cila rendit ēdo 3 maj me rastin e Ditės sė Lirisė sė Shtypit dhe kryeministrat qė janė armiq tė medies. Zoti Berisha e ka provuar njėherė kėtė klasifikim nė maj tė vitit 1997 dhe njė rihapje e dosjes sė tij me shtypin do t’i bėjė shumė dėm Shqipėrisė dhe imazhit tė saj nė botė. Kryeministri ynė ndoshta ka moshėn dhe karrierėn nė njė fazė tė tillė, qė mendon vetėm pėr hallet e tij dhe familjes sė tij, por duhet t’i kujtojmė bashkėrisht se ėshtė kryeministri i njė vendi qė po hyn nė NATO dhe qė ka detyrim jo vetėm pėr fėmijėt e tij, por pėr gjithė shoqėrinė shqiptare, ku, pavarėsisht se ai nuk dėshiron, jetojnė dhe fėmijėt e mi, tė cilėt ndjehen tė terrorizuar ēdo ditė nga lajmet qė ai prodhon kundėr meje.

Ky revansh i tij i muajve tė fundit dhe pėrpjekja e tij pėr tė personalizuar njė betejė ekstreme dhune me njė gazetar dhe njė gazetė, ka ngjallur po ashtu shumė reagime nė shtypin ndėrkombėtar pėrfshi titujt mė prestigjiozė tė Evropės. Revista “Der Spiegel”, qė ėshtė ndoshta mė prestigjiozja e Evropės, e kishte dje shkrim kryesor nė edicionin e saj online. Shuma gazeta perėndimore kanė cituar lajmet e agjencive qė kanė pasqyruar deklaratėn e Komitetit pėr Mbrojtjen e Gazetarėve dhe lajmet me burim nga Shqipėria. Ky kthim vėmendjeje nga Shqipėria pėr lajme tė tilla na bėn keq tė gjithėve. Por, qė bota tė mos fillojė tė merret me problemet tona, institucionet tona duhet t’i ndalin fenomene tė tilla.

Unė nuk di si t’ia shpjegoj njė kolegut tim nė Perėndim faktin qė u bėnė tri ditė qė gazetarėt e gazetės “TemA” dhe stafi i saj nuk lejohet tė hyjnė nė redaksi. Gazetarėt shkojnė ēdo ditė para policėve dhe shpėrndahen duke punuar me laptopėt e tyre thuajse rrugėve nė pėrpjekje pėr tė mbijetuar gazeta, e cila ka reduktuar faqet dhe natyrisht cilėsinė, pasi ėshtė e detyruar tė redaktohet jashtė redaksisė, pa arkivin dhe mjetet e saj tė punės, pėr tė cilat ka investuar. Nuk mund t’ua shpjegoj publikisht gjithė meskinitetet qė kanė shoqėruar kėtė brutalitet tė pushtetit ndaj meje dhe gazetės sime, pasi pėr ta krijohet qė nė fjalitė e para imazhi i njė vendi primitiv, pa ligj dhe institucione, ku hakmarrja dhe revanshi bėjnė ligjin.

Nga ana tjetėr, kam pasur kėto ditė qindra dhe mijėra mesazhe nga lexues tė gazetės online, kryesisht tė rinj, dhe ajo qė mė bėn pėrshtypje ėshtė se shumica e reagimeve tė tyre mbyllen me fjalinė: “Nė kėtė vend nuk mund tė jetohet”. Kjo gjė mė trishton shumė, pasi duket se unė ndjehem fajtor mė shumė se qeveria ime pėr kėtė ofshamė dėshpėruese tė tyre. Kur nė faqet e internetit bėjnė xhiro pamje makabre tė makinės sime mes flakėve, apo policė tė stėrpėrforcuar pėr tė ruajtur sigurinė kombėtare nga disa djem e vajza, shumica e tė cilėve janė nėn 30 vjeē, gjithkush mendon se ėshtė i tepėrt nė kėtė vend.

Sulmet ndaj meje, familjes sime, profesionit tim, dhe biznesit tim, janė nga ana tjetėr njė shembull ndėshkimi pėr gazetarinė kritike nė Shqipėri. Kryeministri, qė qėndron pas gjithė kėsaj fushate, bėn kujdes qė tė mos fshehė gjurmėt. Dhe kėtė e bėn me vetėdije. E bėn me vetėdije qė kolegėt e mi tė tjerė ta kenė tė qartė se ē’po ndodh dhe nga kush po mė ndodh. Ai po bėn kujdes tė trembė shumicėn duke pėrqendruar sulmet dhe hakmarrjen mbi njė gazetė dhe mbi njė gazetar qė i kanė hapur atij pėr njė vit mė shumė telashe se ka mundur t’i hapė opozita pėr tre vjet. Duke derdhur urrejtjen e verbėr tė tij dhe pushtetit tė tij mbi ne, ai kėrkon t’u tregojė tė tjerėve fatin qė i pret, nėse sillen si ne. Dhe konteksti i frikėsimit tė gazetarėve ėshtė mė i rėndė sesa vetė dhuna dhe revanshi mbi mua dhe gazetėn time. Frika qė shkakton ky gjest bėn shumė herė mė tepėr dėm sesa mbyllja e gazetės “TemA” me policė, djegia e makinės apo tentimi pėr prishjen e shtėpive tė familjarėve tė mi. Nė njė vend ku njė kryeministėr ndeshet me njė shantazh tė hapur, siē ėshtė djegia e makinės sė njė gazetari para shtėpisė sė tij, ky kryeministėr, qoftė dhe duke kafshuar gjuhėn, duhet tė dalė nė anėn e medies pėr tė frikėsuar banditėt. Kryeministri im doli nė anėn e banditėve duke mė mallkuar mua. Kjo do tė ngelet gjatė nė kujtesėn e gazetarėve shqiptarė, por kam frikė se do tė mbetet gjatė dhe nė kujtesėn e banditėve shqiptarė dhe ata do tė pėrsėrisin skena tė tilla me gazetarė tė tjerė.

Sė fundmi, do tė desha tė pėrdornit autoritetin tuaj qė kėto konflikte qė burojnė nga urrejtja e verbėr e pushtetit ndaj medies tė marrin fund dhe tė kanalizohen nė rrugė institucionale. Hakmarrja nė njė vend nuk merr fund kurrė, nėse nuk i hapet rrugė ligjit. Nėse kryeministri nuk zbaton vendimet e gjykatave, nėse prokuroria nuk vepron ndaj atyre qė na pengojnė tė futemi nė redaksi pėr tė vazhduar punėn, nėse policia nuk gjen kush djeg makinėn time para syve tė fėmijėve tė mi pėr tė mė shantazhuar, nėse kryeministri nuk ndėshkon njerėzit e frymėzuar prej tij qė shkojnė pėr tė frikėsuar prindėrit dhe familjarėt e mi aty ku jetojnė, atėherė ky nuk ėshtė shtet anėtar i NATO-s, por njė vend primitiv, ku sundon hakmarrja dhe revanshi. Dhe fatkeqėsisht ky nuk ėshtė tipar i gjithė shoqėrisė shqiptare, nuk ėshtė tipar i shumicės sė saj, nuk ėshtė as tipar i shumicės nė pushtet, por i njė pakice qė ka marrė peng pushtetin e saj. Dhe ne s’kemi pse ndėshkohemi prej tyre. Ndjehem keq, kur miq dhe kolegė tė mi hezitojnė tė ngrenė zėrin, pėr shkak tė klimės politike mbytėse qė ėshtė krijuar nė Shqipėri pas ndryshimeve kushtetuese pėr t’u artikuluar politikisht. Ndjehem keq, jo se mė duhet mbėshtetja e tyre, por se atyre iu duhet tė tregojnė se janė qytetarė dinjitozė tė kėtij vendi. Ky denigrim kolektiv qė po i bėhet debatit politik nė Shqipėri, po krijon njė hendek tė madh mes debatit tė shoqėrisė jashtė politikės dhe debatit mes klasės politike. Shoqėria shqiptare po di tė debatojė dhe tė artikulohet shumė herė mė mirė se Shqipėria politike, dhe ky ėshtė njė ngėrē i madh qė duhet ta zgjidhim.

Zoti President,
Unė dhe gazetarėt e mi po presim rrugėve tė kthehemi nė zyrat tona, dhe tė vendosim marrėdhėnie institucionale me shtetin shqiptar. Ne deri tani po i bindemi ligjit, po kėrkojmė kompromise dhe me ata qė kanė urrejtje tė verbėr ndaj nesh. Ne kėrkojmė prej jush tė inkurajoni institucionet tė qėndrojnė pėrballė kėtij shantazhi qė nuk drejtohet vetėm ndaj nesh, qė nuk drejtohet vetėm ndaj lirisė sė shtypit, por dhe ndaj ēdo fryme individualiteti dhe vlere institucionale nė Shqipėri. Dikush kėtu do t’u mbushė mendjen shqiptarėve se ėshtė Zoti dhe nuk e ndal askush. Dikush kėtu do tė marrė pozitat e Zeusit qė ka nė dorė gjithė rrufetė pėr tė ndėshkuar ata qė nuk do, por ajo kohė ka marrė fund. Inkurajoni institucionet tė zbatojnė ligjin, inkurajoni gjykatat dhe prokurorinė tė mos bien pre e presionit politik, dilni dhe flisni publikisht pėr tendencat negative dhe njollosjen e imazhit tė Shqipėrisė, kur kėtė e bėn dikush qė ėshtė nė pushtet, dhe kėshtu do t’u jepni shpresė shqiptarėve, do t’u jepni shpresė tė rinjve tė dėshpėruar nga kjo situatė se ky vend ka shpresė. Ajo nuk mund tė mbahet peng nga urrejtjet kanunore, politika tribale dhe mendėsi qė vonojnė rrugėtimin tonė drejt Perėndimit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara