HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KAM BESUAR TE NDRYSHIMI

-- nga Mero Baze, TemA - 14.01.2009

Mero Baze E hėna ka qenė vėrtet njė ditė e sikletshme pėr mua. Pėrpos halleve tė tjera qė kam, m'u desh tė dėgjoja dhe biografmė time te djeshme dhe tė sotme bėrė nga pushtetarėt, dhe biografinė e djeshme dlie tė sotme bėrė nga opozitarėt. Pushtetarėt e djeshėm dhe pushtetarėt e sotėm bashkohen nė idenė se unė e teproj kur shkruaj pėr ta. Kjo ka njė tė vėrtetė. Unė jam gazetar i ashpėr dhe, megjithėse s'kam ndėrmend tė bėj aspak autokritikė, mund tė them se teprimi me ashpėrsinė nė gazetari nuk ėshtė ndonjė vlerė. Teprimi nė gazetari vjen shpesh nga pafuqia pėr tė ndikuar, nga prishja e sistemit tė sė vėrtetės dhe pėrpjekja pėr t'i relativizuar ato.

I ngjan pak a shumė njė salle ku dikush flet, e tė tjerėt pėshpėritin pėr tė prishur bisedėn dhe detyrohesh tė ngresh zėrin. Deri kėtu shkon teprimi nė gazetari. Por nė Shqipėri ka teprime tė tjera mė tė mėdha dhe mė tė rrezikshme se tepria me ashpėrsinė nė gazetari. Dhe pėrballja ime si gazetar ka qenė me pushtetarėt qė e kanė tepruar me korrupsionin, me arrogancėn, me monopolet dhe pėrpjekjen pėr kontroll dhe pse jo me abuzimet me vendin e tyre tė punės. Kėto teprime janė shumė herė mė tė dėmshme pėr shoqėrinė shqiptare sesa njė teprimi im nė njė shkrim, qė mund tė ketė shqetėsuar nėnėn apo babanė e dikujt qė ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė nesėr nė pushtet.

E dėgjova me vėmendje mbrojtjen publike tė zotit Rama dhe ndjehem mirė qė kam sot mbėshtetjen e tij. Nuk kam asnjė kompleks nga tė qenit njė njeri nė distancė me tė, njė lider, me tė cilin s'kam pirė kurrė kafe apo s'jam ulur kurrė nė ndonjė tavolinė. Ndjehem mirė qė kam mbėshtetjen e tij, pasi ai ėshtė kandidati pėr kryeministėr i Shqipėrisė dhe mbėshtetja qė ai mė jep mua sot, ėshtė njė dėshmi publike e tij se ai s'do tė sillet nesėr kėshtu siē sillet Sali Berisha me median kritike. Duke mė mbrojtur mua sot, ai ėshtė duke bėrė njė premtirn tė madh pėr nesėr. Dhe, nėse gėnjen, ne kemi dėshminė e tij dhe do ta bėjmė sė paku tė skuqet.

Jam dakord me atė qė unė nuk kam qenė kurrė nė anėn e tyre, por natyrisht nuk jam dakord qė kam qenė njė pushkė e mbushur e Sali Berishės. Unė kam besuar tek ato qė kam shkruar pėr socialistėt nė pushtet. Unė karn besuar te fenomenet negative qė shoqėruan qeverisjen e Ilir Metės, kontrollin e butė pėrmes parave mbi median, problemet qė kanė shoqėruar lejet e ndėrtimit nė Tiranė, problemet qė kanė shoqėruar shkatėrrimin e Golemit nga projektet qė vinin nga zyra e Ministrisė sė Turizmit, etj. Sali Berisha ka qenė kryetar i opozitės dhe atij natyrisht i kanė interesuar kėto denoncime, i ka interesuar kjo frymė kritike, i ka imeresuar dhe ndoshta ka mbijetuar nga besimi jonė se gjėrat do tė ndryshonin. Unė s'mund t'i kėrkoj falje askujt pse kam besuar te ndryshimi, unė thjesht ndjej keqardhje pėr veten dhe besimin tim tė humbur te njeriu qė do ta ndryshonte qeverisjen.

Fakti qė unė tashmė jam nė konflikt me qeverisjen e Sali Berishės nuk do tė thotė se automatikisht ata qė kam kritikuar mė parė, kanė qenė engjėj dhe ky ėshtė djalli i vetėm nė kėtė tokė. Ky ėshtė djalli i fundit dhe unė ndjehem dyfish pėrgjegjės, se ėshtė njė djall qė mund ta kisha lėnė tė ngordhte, por e kam ringjallur. Ndjehem pėrgjegjės, pasi nė njė shoqėri pa shumė vlera institucionale si kjo e jona, shpeshherė kthejmė sytė te njerėzit qė mund ta ndryshojnė, nė vend tė luftojmė qė ta ndryshojnė institucionet. Dhe ky ėshtė njė pėsim i madh.

Por ka dhe ndryshime tė tjera mes pushtetarėve tė djeshėm dhe atyre tė sotėm. Ėshtė e vėrtetė se unė s'kam qenė kurrė nė anėn e tyre, por as ata s'kanė qenė kurrė nė pozita kaq agresive dhe antiligjore sa pushtetarėt e sotėm kundėr medias. Unė i kam provuar tė gjithė ata. Maksimumi shkonin te pakėsimi i reklamave, te ndonjė proces gjyqėsor apo izolim mediatik.

Sali Berisha ėshtė i pashembullt. Ky ėshtė pėrfshirė nė njė betejė urrejtjeje me median kritike. Ky rrėmben ekskavarorė pėr tė prishur shtėpi, pėr tė prishur redaksi, pėr tė mos pėrfillur gjykatat, pėr tė tė linēuar fizikisht para shtėpisė. Ky nuk di tė ketė kundėrshtarė. Ky di tė ketė armik dhe tė tė urrejė. Pėr kėtė, ky natyrisht ėshtė shumė mė i keq se ata qė kanė qenė nė pushtet.

Ky, po ashtu, nuk di tė vjedhė apo tė abuzojė si socialistėt. Ata kishin mė shumė klas nė abuzime, mė shumė demokraci nė shpėrndarjen e saj. Kishte monopole krahinore, monopole klientėsh, monopole politike, etj. Kurrė s'ka pasur monopole vetėm familjare. Ēdo koncesion i dhėnė nė kėtė vend kalon nga vajza e tij, ēdo privatizim strategjik, si puna e ARMO-s, kalon nga vajza e tij, ēdo biznes i nėndheshėm apo gjobėvėnie kalon nga djali i tij, ēdo para nė banka qė i komandon ai, kalon nga banka e mbesės sė gruas sė tij, pėr tė vazhduar mė tej me tenderė dhe licenca pėr njerėzit e familjes sė tij. Ky ėshtė njė regjim i pashembullt familjar, qė do ta kishin zili oborret feudale tė shekullit tė 19 nė Shqipėri.

Gazeta ime dhe unė sot gjendemi ne rrugė nga arroganca e njė njeriu, qė ka humbur logjikėn dhe i janė errėsuar sytė, pasi dikush tregon me gisht nga makutėria e famiijes sė tij nė pushtet. Njė kryeministėr i njė vendi qė do tė hyjė nė prill nė NATO, ėshtė thjesht njė i sėmurė psikik, qė flet pėrēart pėr shifra, pėr shitje-blerje, rishitje, riblerje, tenderė, ankande dhe njė sėrė togfjalėshash pa kuptim, qė burojnė nga ndėrgjegjja e njeriut tė kapur nė krim. Mė shumė fajtor ndjehem unė qė rasti im po i prish punė Shqipėrisė dhe imazhit tė saj nė botė, sesa kryeministri qė e prodhon kėtė imazh.

Mė shumė mė vjen turp mua, kur dėgjoj broēkuliat e tij haluēinante, sesa ai qė i shqipton dhe ia dėgjojnė diplomatėt perėndimorė nė Tiranė. Por halli i gazetės sime dhe imi ėshtė shumė i vogėl. Ne na kanė nxjerrė nė rrugė dhe nuk na lėnė tė marrim as xhaketat qė kemi lėnė nė zyrė, por njė ditė do t'i marrim. Ne na kanė rrethuar me policė dhe nuk na lėnė tė prekim tastierat tona tė kompjuterėve, por njė ditė do t'i prekim. Ne na kanė bllokuar biznesin dhe na kanė detyruar dje tė deklarojmė nė tatime ngrirjen e veprimtarisė sė kompanisė, por njė ditė do ta rifillojmė.

Halli qė ka Shqipėria me kėtė kryeministėr dhe problemi qė ka media shqiptare me kėtė standard lirie ėshtė shumė herė mė i madh. Kėtė nuk e kėnaq koka ime dhe e gazetes sime, edhepse, siē ka thėne dikur Genc Ruli, kur gjykohej pėr drurin e arrės, "nuk jemi tė gatshėm t'ia ofrojmė nė tepsi". Kėtė nuk e kėnaq asgjė qė ėshtė e pasigurt. Dhe liria pėr tė ėshtė njė sistem i pasigurt, ėshtė njė betejė ku mund tė humbėsh, ndaj Sali Berisha nuk ėshtė i qetė. Atė e shqetėson liria pėr tė menduar, liria pėr tė shkruar, liria pėr tė guxuar dhe liria pėr ta mundur. Ndaj asnjė kufomė veē kufomės sė lirisė nuk e qetėson. Atė s'ia japim dot.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara