HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Drejtėsi "Me duar tė Pastra" pėr dosjet e familjes Berisha


Mero Baze -- nga Mero Baze, TemA - 14.01.2009

PROKURORI i ĒĖSHTJES SĖ GĖRDECIT, Zamir Shtylla, dha dje dorėheqjen, ndėrsa ligji pėr pastėrtinė e figurave hyri nė fuqi, pas refuzimirt tė presidentit pėr ta firrnosur. Dorėheqja e Shtyllės ėshtė njė akt qė duhet vlerėsuar si njė akt qė godet politikisht kryeministrin Berisha mė shume sesa vetė dosja qė ai kishte nė duar nėn hetim. Ishte e qartė se zoti Berisha e kishte llogaritur ligjin pėr dosjet si njė pėrbaltje ndaj disa emrave nė drejtėsinė shqiptare, tė cilėt kanė nė duar dosje tė nxehta, gjurmėt e tė cilave tė ēojnė te djali i tij, vajza e tij, ose vetė ai.

Njė nga kėto shenjestra tė tij ishte dhe Zamir Shtylla, mė parė njė ish-bashkepunėtor i ngushtė i zotit Berisha dhe thuajse njeriu i tij i besuar nė prokurorinė e viteve 1992-1997. Dorėheqja e Shtyllės i ka rrėzuar tashmė aksionit politik te Berishės njė kolonė kryesore. Dosja e Gėrdecit tashmė ėshtė e lirė tė hetohet nga njė prokuror tjetėr, natyrisht nga ata qė nuk i prek ligji i miratuar nga Berisha, i cili, duke pėrdorur historine, ka bėrė njė ligj kundėr prokurorėve tė sotėm qė i prishin punė.

I njėjti fenomen do tė ishte mirė tė shtrihej dhe nė drejtėsi. Sė paku, dy anėtarė tė Gjykatės sė Lartė qė preken nga ky ligj, duhet tė japin dorėheqjen nga gjykimi i dosjes Rrėshen-Kalimash. Do tė ishte mirė qė nėn propozimin e KLD apo ndonjė institucioni tjetėr, Spiro Spiro dhe Besnik Ymeri duhettė tėrhiqen nga gjykimi i asaj dosjeje, me qėllim qė gjykimi tė mos rėndohet me akuza politike tė Berishės, por tė pėrqendrohette korniza profesionale. Ata nuk ka pse largohen nga Gjykata e Lartė, pasi pėr atė ka njė procedurė gjyqėsore, por mund tė tėrhiqen nga gjykimi i dosjeve, pėr tė cilat Berisha bėri kėtė ligj, qė mbron realisht bashkėpunėtorėt e Sigurimit dhe sulmon nė mėnyrė selektive ata qė i prishin punė sot.

Ky gjest e rikthen debatin aty ku ka lindur, te mungesa e vlerave tė ligjit pėr pastėrtinė e figurave dhe keqpėrdorimin politik tė tij. Prokuroria nuk e ka problem tė gjejė njė prokuror tjetėr tė ri apo Gjykata e Lartė dy gjyqtarė tė tjerė. Duke qėndruar larg kėtyre dosjeve, prokurorėt dhe gjykatėsit qė prek ligji, e forcojnė vėmendjen pėr hetimin e kėtyre dosjeve tė pista korrupsioni dhe i heqin Berishės tė drejtėn pėr t'u mbrojtur me argumente false.

Ky gjest nuk duhet kuptuar gjithsesi si njė nėnshtrim ndaj akuzave tė Berishės, por si njė kundėrpėrgjigje ndaj pėrpjekjes sė tij pėr tė bėrė pis vetėm atė pjesė tė gjyqėsorit, qė ka nė dorė dosjen e djalit, dosjen e vajzės dhe dosjen e tij.
Kryeprokurorja, Ina Rama, nuk ka pse pranon dorėheqjen nga prokuroria tė Zamir Shtyllės, pasi ai ligj nuk ka shanse tė hyjė nė fuqi, pasi bllokohet nga Gjykata Kushtetuese. As Besnik Ymeri apo gjykatėsi profesionist Spiro Spiro nuk kanė pse ikin nga Gjykata e Lartė, por njė largim taktik nga kėto dosje do tė ishte njė goditje e fortė pėr Berishėn dhe kauzėn mbi tė cilėn ai ka ngritur teorinė e pėrbaltjes sė atyre, qė po hetojnė djalin, vajzėn dhe veten e tij. Drejtėsia shqiptare duhet tė dėshmojė ndoshta pėr herė tė parė se ka guximin tė pėrballet me dosje konkrete korrupsioni, qė tė ēojnė tė gjitha te familja nė pushtet.

Mjafton tė kujtojmė se kontrata e Gėrdecit, e lobuar nga djali i kryeministrit, ėshtė lidhur nė emėr tė "vėllait" te tij jobiologjik, mjafton tė kujtojmė se Sali Berisha doli publikisht dhe deklaroi se, nėse media gjen 1 dollar tė fituar prej Damir Fazlliēit nga buxheti i shtetit, atėherė ai ka fituar 1 miliard. Ne po ia dėshmojmė se ai ka fituar mbi 100 milionė euro nga tenderėt e energjisė. Mjafton tė kujtojmė se ai ka shkelur gjithė ligjet e shtetit shqiptar, duke paguar rrugė qė nuk i ka prokuruar, siē ėshtė segmenti Kukės-Morinė dhe ka dhjetėfishuar kostot nė segmentin Rrėshen-Kalimash.

Asnjėherė drejtėsia shqiptare s'ka pėr tė pasur nė dorė fakte tė tilla dhe beteja tė tilla, pėr arsyen e thjeshtė se kurrė s'ka pėr tė pasur njė familje nė pushtet kaq shumė tė kapur nga mafia rajonale dhe kaq arrogante nė plaēkitjen e shtetit. Nėse Berisha erdhi nė pushtet me premtimin e duarve tė pastra, por u bė pis qė javėt e para, tashmė ėshtė radha e drejtėsisė, qė "me duar tė pastra" tė bėjė operacionin e duhur nė kokėn e shtetit shqiptar, pėr tė shkulur andej tumorin e korrupsionit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara