HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Bomba nga Beogradi

Beqė Cufaj -- nga Beqė Cufaj, TemA, 7 shkurt 2009

Kur njė shtet ėshtė pa koncepte e thellėsi nė politikė nė pėrgjithėsi, e nė atė tė jashtmen nė veēanti, atėherė nuk kemi pse ta gjejmė fajin vetėm te njė njeri

ĖSHTĖ MĖ SE E MUNDUR qė shumė diplomatė tė Bashkimit Evropian tė mos e duan edhe aq pinjollin e Boris Tadiēit, Vuk Jeremiē, pėr shkak tė agresivitetit e tė arrogancės sė kėtij, por fakti se si po ky Jeremiē i ka dyert e hapura gjithandej nėpėr Evropė dhe kontinente tė tjera, do tė duhej tė ishte njė leksion i mirė pėr tė gjithė ne se si bėhet diplomacia. Ėshtė pėr t'u trishtuar, por shumė mė tepėr pėr t'u frikėsuar se si Beogradi, Ministria e Jashtme e atjeshme dhe krejt aparati i shtetit serb mundet, di, kalkulon, manipulon, shkund, ērrėnjos, zhvendos dhe kalon dete e oqeane, rrugė e rrugica, qė ta ndalojė e sulmojė, ta plagosė e ta vrasė shtetin fqinj: Republikėn e Kosovės.

Paramendojeni skenėn: Ministri i Jashtėm nė qeverinė e Republikės sė Serbisė ulet dhe dėrgon 80 shkresa te homologėt e tyre gjithandej nė botė, nė mėnyrė qė kėta tė "shpjegojnė" a "arsyetojnė" pėr Gjyqin e Lartė tė Hagės pse nuk e kanė njohur dhe, mė pėr qejf tė Jeremiēit, nuk do ta njohin Republikėn e Kosovės. Nė mėnyrė qė menjėherė, po ky ujk serb ta marrė avionin pėr tė udhėtuar drejt Nju-Jorkut, ku do tė pritet nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB, nga udhėheqja e radhės e Kėshillit tė Sigurimit, nga vendet anėtare tė pėrhershme tė po Kėshillit tė Sigurimit e kėshtu me radhė, e kėshtu me radhė.

Paramendojeni kundėrskenėn tjetėr: nė Prishtinė po bie shi dhe njė asistent a truprojė ia mban ombrellėn ministrit tonė tė Jashtėm qė tė mos e lagin pikat e shiut, pasi ky ka pasur njė ditė... si t'i themi.... fare tė zakonshme... Ka qėndruar deri nė Komisionin pėr Politikė tė Jashtme tė Kuvendit tė Kosovės. Ka thėnė atė qė u tha, ėshtė mbrojtur paksa nga "ai" i AAK dhe ėshtė kthyer nė zyrė pėr tė pėrgatitur "akte nėnligjore" apo pėr tė na paralajmėruar ndonjė njohje tė re. Kaq. Dhe sėrish me tė moēmen. Kam qenė njė prej atyre, qė nuk kanė qenė kundėr Skėnder Hysenit - sidomos kur ky e pati marrė postin. Me logjikėn e thjeshtė qė Hyseni, parė nga konstelacioni partiak i LDK, ishte zgjedhja e duhur, nėse pėr asgjė tjetėr, atėherė sė paku pėr faktin qė kėtij i kishte rėnė ta shėtiste botėn me Plakun e ndjerė, qė kishte mėsuar paksa nga vetitė dhe gjuha diplomatike.

Ndėrkohė, kam filluar tė tėrhiqem nga ai mendim dhe tė vij te konkluzioni qė Hyseni, jo vetėm qė po tregohet i paarrirė pėr pozitėn qė ka, por nė fakt ai nuk po mundet asgjė tė lėvizė nga vendi. Shkaqet pėr kėtė natyrisht qė nuk mund t'i vishen vetėm atij, sepse sistemi ėshtė i kėtillė. Kur njė shtet ėshtė pa koncepte e thellėsi nė politikė, nė pėrgjithėsi, e nė atė tė jashtmen nė veēanti, atėherė nuk kemi pse ta gjejmė fajin vetėm te njė njeri. Sidoqoftė, ajo qė te Hyseni dhe sidomos te dy shefat e tij, Sejdiu e Thaēi, po trishton e frikėson, ėshtė mungesa totale e vetėreflektimit qė sekondat, minutat, orėt, ditėt e netėt, javėt e muajt po ikin dhe nuk po kemi asgjė, ama asgjė qė do tė jepte edhe shpresėn mė tė vogėl tė lėvizjes para.

Pėrkundiazi, dita-ditės kemi grumbuj njerėzish e problemesh, nė rrafshin virtual e atė real. Kur grumbujt e veteranėve apo tė tė papranuarve nė FSK mblidhen para zyrave tė shtetit pėr t'ua lėshuar rendin banorėve tė Lagjes sė Boshnjakėve, pėr tė vazhduar me sindikatat, pėr tė kthyer vėmendjen nga Mitrovica, prej ku vetėm njė xixė e vogėl konflikti mund ta ndezė tėrė rajonin, e kėshtu me radhė, e kėshtu me radhė. Nė mėnyrė qė fare nė fund tė na vijnė "fintet" e Jeremiēit, i cili, nėse nuk e dini, po na e bėn po ashtu jetėn kaq tė vėshtirė.

Tė kuptohemi, zonja dhe zotėrinj tė pushtetit aktual nė Republikėn e Kosovės: pritjet pėr ju kanė qėnė tepėr tė mėdha, sepse edhe mė tė mėdha ishin premtimet. Tashmė nė vend mė nuk ka pritje. Kemi rėnė nė fazėn e dėshpėrimit. Dhe derisa ditėt tuaja nė pushtet nga kėndi juaj po ecin me shpejtėsi marramendėse (as vetė nuk po e kuptoni sa shpejt po u shkojnė ditėt), pa marrė parasysh a do tė mbahen zgjedhjet mot apo pas dy motmotesh, populli, qytetarėt e thjeshtė po bien nė letargji, qė mund tė shndėrrohet nė njė rebelim, tė cilit nuk do mund t'i bėjnė ballė as EULEX e besa as KFOR.

Dhe pėr tė qenė edhe mė tė qartė: nuk ėshtė ajo qė ju po e shkatėrroni kėtė vend. Sepse populli i Kosovės ka duruar dhe ka mbijetuar shkatėrrues mė me nam. Problemi ėshtė qė po e humbim hapin dhe vrullin, elanin dhe dėshirėn pėr tė bėrė diēka tė hairit. Nuk e di kush ju rrethon pos gazetarėve qė nga pesė a gjashtė herė nė ditė ua mbajnė mikrofonat pėrpara, qė populli ta dėgjojė "Hoxhė Alinė & Ali Hoxhėn" pėr prosperitetin, por ajo qė di ėshtė: nėse vazhdoni kėshtu, kur njėherė ta humbni kėtė pushtet qė tash e keni, zor do ta keni ta riktheni.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara