HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ibrahim Kodra, njė histori e ēuditshme artisti!

Blendi Fevziu -- nga Blendi Fevziu, 19.01.2009

Ai e hapi vetė derėn e apartamentit tė tij, nė piazza Lagosta, dhe me njė vėshtrim tė hutuar sikur nuk kishte asnjė lidhje me ne, na u drejtua gjysmė shqip e gjysmė italisht. Hajde, hajde, venite dentro!
Visar Zhiti po i thoshte diēka nga e cila kapa vetėm emrin Maestro, me tė cilin iu drejtua, ndėrsa unė ngela krejt i hutuar nga veshja e tij. Kishte njė pulovėr tė bardhė leshi, njė palė pantallona blu dhe njė shall tė verdhė mėndafshi, qė e kishte lidhur rreth qafės si ndonjė adoleshent ekstravagant qė do tė hutojė tė dashurėn. Nė kėmbė kishte njė palė pantofla tė fryra qė pėrfundonin nė majė me fytyrėn e Tomit, maēokut tė famshėm tė filmave vizatimorė. I mėsuar me piktorėt shqiptarė tė standardizuar dhe fare normalė, Ibrahim Kodra, emri i famshėm qė tashmė kish nisur tė lakohej fort nė Shqipėri, po mė dukej shumė ndryshe.

Ibrahim Kodra Ai eci para sikur harroi qė ne ishim aty dhe u ul nė njė tavolinė pune, mbushur me bojėra, fletė, libra duke lėnė tė kuptohej se ne duhej tė uleshim pėrballė si nė njė zyrė. Visar Zhiti e dinte ritualin, ai u ul nė njė cep duke lejuar qė Remzi Lani dhe unė tė uleshim nė dy karriget pėrballė.
Si po shkon Shqipnia? - Pyeti mė shumė pėr rutinė dhe thuajse nuk dėgjoi fare pėrgjigjen qė Remziu po ia jepte me shumė seriozitet. Nuk dha asnjė shenjė njohjeje kur ai i tregoi se ato kohė kishte vdekur Petro Marko, njė personazh i njohur i viteve '30-tė dhe thuajse nuk foli mė.

Kam pėrshtypjen se ai s'kishte asnjė ide mė pėr Shqipėrinė dhe personazhet e saj, se ai jetonte nė njė botė tjetėr prej asaj sonės, nė njė botė ku kishte hyrė qė i ri dhe kishte vendosur t'i takonte asaj. Ishte bėrė pjesė e Italisė dhe qe tashmė krejt i saj, ndėrsa Shqipėria ishte vetėm njė kujtim fėmijėrie qė nuk dukej se i pėlqente ta pėrmendte shpesh. Por nė atė kohė ne kishim tjetėr perceptim pėr botėn dhe besonim se thuajse tė gjithė ata qė kishin njė emėr dhe kombėsi shqiptare patjetėr qė jetonin me tė. Besonim se njė piktor apo shkrimtar i njohur duhej patjetėr tė ishte njė figurė e rėndė dhe serioze, gjė qė nuk pėrputhej kėrkund me personazhin qė kishim pėrballė. Piktorin Ibrahim Kodra, njė njeri i famshėm pėr shumė prej nesh, takimin me tė cilin e kishim kėrkuar me ngulm. Ajo mospėrputhje mes idesė qė kishim nė kokė dhe personazhit pėrballė po na lodhte. Por mbi tė gjitha po e bėnte shumė tė vėshtirė komunikimin. Ishte janari i 1992. Ne i tregonim se komunizmi nė Shqipėri po binte pėrfundimisht, se opozita antikomuniste mund tė fitonte zgjedhjet nė mars, se vendi ishte i varfėr, por se SHBA dhe Italia do tė na ndihmonin.

Ibrahim Rugova dhe Ibrahim Kodra
Ibrahim Rugova dhe Ibrahim Kodra

Kėta janė tė gjithė hajdutė, tha ai ngadalė, ladri, tutti ladri! Dhe kjo ishte e vetmja fjalė politike qė tha. Nuk e di se si ndodhi, por nė atė heshtje bezdisėse ose monolog tė Remziut dhe timin, Visar Zhiti qė e njihte mė mirė e pyeti diēka pėr Pikason apo Buzatin, diēka qė lidhej me tė dhe befas, nė njė sekondė ai u transformua. Njeriu qė mezi kishte nxjerrė ca fjalė, qė ishte treguar fare indiferent me bisedat tona tė rėndėsishme pėr transformimin e Shqipėrisė dhe rrėzimin e komunizmit u bė krejt njė tjetėr njeri. Filloi tė rrėfente se si kishte studiuar nė Milano me njė bursė studimi tė marrė nga Jakomoni falė ndėrhyrjes sė Oborrit Mbretėror dhe Geraldinės. Se si ishte magjepsur nga qyteti dhe arti i kėtushėm dhe qė ditėn e dytė kishte vendosur tė mos kthehej mė kurrė nė Shqipėri.

Kishte nisur aventurėn e tij milaneze duke u ndjerė pjesė e saj ēdo ditė. Djali jetim nga Ishmi i Durrėsit ishte shndėrruar nė njė lloj bohemi don zhuan, qė ashtu si Modiliani paguante pjatėn e supės me piktura me laps qė ia dhuronte restoranteve dhe qė ndiqte pas vajzat e bukura dhe gratė e pasura. Filloi tė rrėfente se nė kohėn e luftės shkonte tė takonte tė dashurėn e tij edhe pas kohės sė ndalim qarkullimit dhe njė ditė njė patrullė gjermane e kishte ndaluar. E kishin pyetur se ku shkonte dhe kur me sinqeritet iu kishte rrėfyer se po e thyente ligjin pėr tė bėrė dashuri me miken e tij, e kishin lejuar tė vijonte. E di, tha me njė shkėlqim qė ia bėnte sytė thuajse fėmijėnorė, edhe fashizmi edhe nazizmi dorėzohen pėrpara dashurisė. Pastaj tė gjithė dorėzohen pėrpara dashurisė…

Ibrahim Kodra, portret Vijoi tė rrėfente njė histori tė gjatė dhe interesante pėr njė nga tė dashurat e tij, njė vajzė tė mrekullueshme qė ai ia kishte marrė njė hajvani, siē e quante ai dhe qė mė pas qe bėrė historia e rėndėsishme e tij. Nė fakt nuk ishte martuar kurrė. Vijonte tė jetonte i vetėm nė apartamentin e tij, ku e ndihmonte nė mos gaboj njė grua. Njė strehė magjepse mes tablove ngjyrave, dhjetėra detajeve dhe kujtimeve nga njė jetė prej artisti tė vėrtetė. Mė pas na rrėfeu se si kishte takuar Pikason nė njė kongres tė Paqes nė Paris dhe mė pas nė Milano. Kishin vendosur njė lloj miqėsie dhe ai, me tė qeshur, i kishte thėnė: Ti je kubisti i fundit!

Pastaj kishte njohur Pol Elyarin, me tė cilin vijoi tė kishte miqėsi tė gjatė dhe i cili i kishte dhuruar njė poezi tė tijėn me dedikim. Ai i kishte ilustruar njė vjershė dhe kopja e saj ndodhej tashmė nė njė prej pėrmbledhjeve tė Elyarit botuar nė Itali.
Nuk e di se si biseda erdhi tek Dino Buzati, shkrimtari im i dashur dhe ai filloi tė tregojė gjatė pėr tė. E kishte njohur mirė, patėn jetuar tė dy nė atė qytet dhe kishin frekuentuar po ato rrethe. Buzati ishte njė amator i pikturės, shkonte kohė mbi skicat e tij dhe druaj se thellė-thellė ai kishte ambicie nė kėtė fushė. Por nuk konkurroi kurrė dhe me sa duket ai e dinte se nuk mund tė shkėlqente nė kėtė fushė.

Ibrahim Kodra, pikturė Jo, mė tha Kodra, kur ia thashė kėtė. Ai pikturonte bukur. Njė herė mė tregoi disa skica dhe e di se ēfarė i thashė? I thashė, Mjeshtėr, ke filluar tė pikturosh ashtu siē shkruan!
Plaku i ēuditshėm, i heshtur nė pjesėn e parė ishte shndėrruar tashmė nė njė rrėfimtar magjepsės. Tregonte se si Stambolli ishte qyteti i tij i preferuar, se si njė ditė, duke shėtitur nė Top Kapi me njė mik turk ishte gjendur befas pėrpara Bitėllsave qė po bėnin po atė gjė dhe i kishte kėrkuar Xhon Lenonit t'i bėnte njė portret. Ja kishte bėrė nė moment dhe ai ishte kėnaqur shumė me kėtė. Vijoi tė tregonte plot gjėra magjepsėse dhe qė nga ai moment, politika, aq e rėndėsishme pėr ne, nuk pati mė vlerė nė atė bisedė. Ne hymė nė njė botė tjetėr nga e cila dinim pak gjėra, por qė padyshim na mrekullonte mė shumė. Dolėm vonė atė natė, dy a tri orė mė pas dhe unė nuk vura nė dyshim gjenialitetin e tij. Kohė mė vonė, kur e njoha mė mirė, nuk di tė them sa tė vėrteta kanė qenė rrėfimet e tij. Jo rrallė ai zbukuronte, shpikte, duke sajuar histori tė paqena, por mjaft interesante gjithsesi. Gjėra qė pėr shumė vetė janė tė patolerueshme, por qė pėr njė artist shihen gjithnjė si pjesė e fantazisė sė tij.

Nuk e di se si e kishte ngritur legjendėn se ai kishte qenė i pėrkėdheluri i Mbretit Zog, se ishte rritur nė oborrin e tij duke qenė mik me Princ Tatin, nipin e Mbretit. Nė tė gjitha shkrimet qė gazetat italiane i kishin kushtuar kjo gjendej kudo. Jo rrallė ai e pėrshkruante kėtė me detaje, sqaronte raportet e tij me familjen mbretėrore dhe jetėn qė kishte ēuar aty. Nė fakt ai nuk kishte qenė kurrė pjesė e oborrit. Si njė adoleshent nė shkollėn e vizatimit ai kishte pėrfituar nga njė pikturė qė Mbretėresha Geraldinė kishte parė nė shkollėn e vizatimit dhe falė zemėrgjerėsisė sė saj kishte fituar njė bursė. Kjo ishte e vetmja lidhje reale me familjen mbretėrore, por kjo i kishte shėrbyer pėr tė ngritur njė legjendė tė tėrė, nė tė cilėn ai ndihej mirė.

Nė njė shkrim tjetėr i kishte thėnė gazetarėve se nė vitet e rinisė nė Shqipėri kishte qenė kampion nė hedhjen e ēekiēit dhe nė shtatėgarėsh. Nuk ka asnjė dyshim se ai mund tė kishte fituar ndonjė garė hedhjeje ēekiēi nė shkollėn e tij, se kishte dalė ndoshta i pari mes moshatarėve tė tij, por pa asnjė dyshim qė nuk kishte qenė kurrė kampion i Shqipėrisė nė kėtė disiplinė. Madje, kam frikė se nė atė kohė vetė Shqipėria nuk e aplikonte njė garė tė tillė.

Nė fakt, gjithė kujtimet e tij nga Shqipėria nuk duhet tė kenė qenė shumė tė mira. Kishte mbetur jetim qė i vogėl dhe njerka e dėnonte dhe e rrihte shpesh. Pėr kėtė arsye ishte larguar nga fshati dhe ishte vendosur nė Tiranė, duke ndjekur fatin e tij. Kujtimet duhet tė ishin aq tė trishta, sa ai asnjėherė nuk u kthye nė vendlindje. Herėn e parė qė vizitoi Shqipėrinė, diku nė fund tė viteve '70-tė, kishte pėrfituar vetėm pėr tė parė disa nga qytetet qė nuk kishte pasur mundėsi t'i shihte nė fėmijėri dhe adoleshencė, por kishte shmangur me qetėsi pėrballjen me vendlindjen. Nė dy vizitat e tjetra nė vitin 1996 dhe 1997, edhe kur i kishin propozuar qė tė merrte njė helikopter pėr tė parė nga lart vendlindjen, kishte thėnė vetėm njė JO tė thatė, thjeshtė kaq. Mė pas kishte lėnė njė testament tė shkurtėr, ku kėrkonte tė varrosej nė Tiranė ose Durrės, pa e ditur qė do ta varrosnin pikėrisht aty ku nuk kishte dashur tė kthehej asnjėherė nė gjallje, nė Ishėm.

Kishte prerė ēdo marrėdhėnie me kushėrinjtė e tij nė Shqipėri. Dikur mė shkruanin shpesh, mė tha, mė kėrkonin t'ju dėrgoja gjithnjė diēka nga Italia. Pastaj unė u dėrgova njė kartolinė ku u thashė tė mos mė shqetėsonin mė. Dhe qė atėherė nuk mė dėrgojnė mė asnjė rresht. Duket se ndihej mirė pėr kėtė. E kishte shkėputur lidhjen me Shqipėrinė dhe jetonte nė botėn e tij, qė ishte thuajse krejt milaneze. Ruante kontakte me disa nga emigrantėt shqiptarė nė Itali. Mentor Ēoku ishte i pari qė mė foli pėr tė. Ishte ende njė emėr qė sapo e kishim dėgjuar, kur ai, duke trazuar njė bllok tė vjetėr ku mbante numrat e telefonit, gjeti atė tė Kodrės. I telefonoi. Ishte Prilli i 1991. Kodra dukej shumė i kėnaqur nė anėn tjetėr tė telefonit. Kam pėrshtypjen se Ēoku duhej ta kishte ndihmuar shumė. Ai mė tregoi se si menjėherė pas lufte, ndėrsa ecte nė rrugė, Kodrėn e kish pėrplasur njė motor qė e drejtonte njė oficer anglez ose amerikan. Ishte dėmtuar rėndė, por ia kish hedhur tė kthehej sėrish nė jetėn e tij normale. Atėherė njė grup i madh shqiptarėsh qenė drejtuar nė komandėn aleate dhe djaloshi i ri piktor kishte pėrfituar njė shpėrblim tė mirė. Tė mjaftueshėm pėr tė jetuar pa pasur nevojė qė tė dhuronte vizatimet e tij nė shkėmbim tė njė pjate makarona nė restorantet e Brerės.

Nė fakt, jeta e tij kishte qenė e lidhur ngushtė me atė rrugė. Kishte pėrfunduar Akademinė aty, ishte njohur me plot piktorė dhe njė kohė kishte bėrė pjesė nė njė grup tė rinjsh kubistė qė e quanin veten "Grupi pėrtej Guernikės". Sipas pikturės sė famshme tė Pikasos. Jeta e tij kishte qenė intensive, brenda tipit tė tij. Milaneze nė dimėr dhe Amalfiane nė verė. Kishte bėrė plot punė tė famshme tė shpėrndara nė gjithė botėn, por kam frikė se ylli i tij kish nisur tė perėndonte diku, nė fund tė viteve '60-tė. Gjithsesi mbetej njė piktor i famshėm dhe mbi tė gjitha njė artist nė gjithēka. Veshjen, sjelljen, mėnyrėn e jetesės. Njė nga ata tė paktė artistė tė vėrtetė qė kam njohur dhe padyshim i mrekullueshėm. Herėn e dytė e takova nė Tiranė nė vitin 1996. Kishte ardhur pėr tė marrė njė dekoratė tė rėndėsishme qė i kishte akorduar Presidenti i Republikės. E kishin ulur nė njė tryezė nderi sė bashku me Kadarenė dhe ai qėndronte drejt, me njė solemnitet qė ngjante qesharak. Nuk e di sa ishte serioz dhe sa i dukej e gjitha kjo e ekzagjeruar. Por imazhi i tij me atė veshjen e ēuditshme dhe kapelen e bardhė nė kokė, me shallin qė nuk e ndante nga qafa, mė dukej sikur nuk kishte lidhje me asgjė. Folėm pak atė ditė dhe nuk m'u duk nė muzėn e tij.

Ishte krejt e kundėrta njė vit mė vonė. Ishte rikthyer nė gusht tė vitit 1997 pėr tė hapur njė ekspozitė nė Tiranė, nė galerinė Te&Ge, pikėrisht atė 0Filloi tė fliste pėr Shqipėrinė e tij, tė mė tregonte po ato histori me fėmijėrinė e tij nė oborrin e Mbretit Zog, pėr tė dashurat qė kishte pasur nė Itali, shumica gra tė martuara qė i kishin pasur burrat nė luftė ose nė punė, pėr takimet me Pikason e Elyarin. Tregoi pėr italianėt e famshėm qė kishin piktura tė tij nė shtėpitė dhe studiot e tyre dhe po ashtu mė rrėfeu se disa prej tyre i kishte edhe miq personalė. Pastaj rrėfeu se si pasi kishte hapur njė ekspozitė nė Prishtinė, nuk kish mundur t'i tėrhiqte tre punė. Kur kishte dashur ta bėnte kėtė, kishte lexuar nė gazetat e Kosovės qė e falėnderonin pėr dhuratėn qė i kish bėrė galerisė sė Kosovės.

- Nuk ishte dhuratė, mė tha, por tashmė mbetėn atje.
Nuk e di nėse Galeria Kombėtare e Arteve kishte ndonjė punė tė tij, druaj se jo. Besonte se Shqipėria mund tė shndėrrohej nė njė koloni artistėsh, por kjo dukej njė ide e frikshme nė atė moment kur thuajse e gjithė Shqipėria ishte nė luftė; kur rendi nuk ekzistonte nė mė shumė se gjysmėn e vendit; kur imazhi ynė nė botė ishte copė dhe kur shumė linja ajrore nuk fluturonin nė Tiranė.

U takuam dy ditė mė pas sėrish nė aeroport dhe ky ishte takimi i fundit.
Vijoi tė jetonte nė Milano. Lajmet pėr tė nuk mungonin, por ai nuk pati mė interes tė vinte nė Shqipėri. U kėnaq nga ēlirimi i Kosovės; kompozoi njė pikturė pėr martirizimin e saj; fitoi disa ēmime pan shqiptare, por asgjė nuk pati mė shkėlqimin e viteve tė para tė hapjes.

Njė herė, nė fillim tė viteve 2000, i telefonova pėr ta pyetur nėse kishte nė shtėpi ndonjė pikturė qė mund ta blija pėr koleksionin tim. Nuk mbante mend asgjė nga takimet tona; mė shpjegoi se kishte disa piktura qė mund tė m'i shiste dhe se mė priste nė Milano. Pastaj unė e anulova atė takim dhe nuk pata rast tė kthehesha shpejt nė Milano. Kur kjo ndodhi disa muaj mė vonė, ai ishte shtruar tashmė nė spital. Njė djalė shqiptar m'u pėrgjigj nė telefon duke mė thėnė se maestro ishte nė spital dhe se nuk mund tė kontaktonte njeri.

Duket se lėngoi gjatė dhe ajo qė mėsova mė pas e qė mė shokoi ishte fakti se nė pėrēartje, nė momentet e fundit tė jetės, filloi t'ju fliste doktorėve nė shqip. Ata vinin rrotull pa e kuptuar gjuhėn e ēuditshme qė ai fliste, gjuha e fėmijėrisė qė i ishte rikthyer mė e kthjellėt se kurrė ndonjėherė. Thonė se nė momentet e fundit tė jetės njeriu rikthehet nė fėmijėrinė e tij dhe ajo qė i ndodhi Kodrės mund tė ishte njė rast pėr tė vėrtetuar disi kėtė. Ishte kthyer nė njė botė nga e cila kishte ikur me ngut, pėr tė mos u kthyer asnjėherė. Sė paku deri nė momentin qė ra nė kllapi. Vdiq nė Milano dhe pėr ēudinė e tė gjithėve, e varrosėn pikėrisht atje ku nuk do tė kishte dashur kurrė, nė vendlindjen e tij, nė Ishėm! Varri i tij qėndron ende mbi njė kodėr, i vetmuar, pa asnjė lidhje me fshatin dhe historinė e tij. Thuajse e ka tė vėshtirė tė pranojė bashkėfshatarin qė asnjėherė nuk desh tė ishte pjesė e tij. Dhe qė mė shumė se njė djalė nga Ishmi apo Shqipėria, ishte njė artist dhe qytetar i Republikės sė Artit, republikės mė tė ēuditshme dhe ndjellėse nė botė…

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara