HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Bujar Himēi: Kur Berisha e Nano shpėtonin njėri-tjetrin

Pėr herė tė parė, mbas shtatė vjet heshtjeje flet Bujar Himēi. Ish-zėvendėsministri i Rendit i dėnuar pėr tenderin e pasaportave, sot nė prag tė pafajėsisė sė plotė akuzon Nanon dhe Berishėn si shkaktarė tė dramės sė tij. “Nuk do tė mė “falnin” qė pėr tė dy, kur isha prokuror, kam kėrkuar vendosjen e tyre nėn akuzė penale. Berisha, si organizator i kryengritjes sė armatosur nė shtator 1998, Nano pėr braktisje detyre”, - thotė Himēi. Juristi i vjetėr analizon dhe koncesionin e letėrnjoftimeve dhe pasaportave tė reja dhe e konsideron atė si njė superskandal.

I ka provuar tė gjitha nė jetė, majat dhe rroposjen nė qeli. Ka provuar duartrokitjet pėr profesionalizmin e tij si jurist, ka udhėhequr hetime nga mė delikatet nė krye tė organit tė akuzės, por e shndėrruan nė “klient” tė prokurorisė. E akuzuan se kishte shpėrdoruar detyrėn duke vjedhur dy milionė dollarė, tė cilėt as nuk kishin dalė nga buxheti i shtetit, por nė fakt, shkresat e firmosura nga ai i dhanė shtetit 200 milionė dollarė nė pak vjet. E arrestuan nė aeroportin e Rinasit, sapo kishte pėrcjellė avionin me homologun e tij italian, qė kur mbėrriti nė bregun e pėrtejmė tė Adriatikut pėr tė raportuar gatishmėrinė e palės shqiptare pėr intensifikimin e luftės sė pėrbashkėt kundėr krimit, mėson se njeriu me tė cilin ishte ndarė njė orė mė parė, ishte arrestuar si kriminel i rėndomtė.

Shtatė vjet mė pas, edhe njė ndjekės jo fort i vėmendshėm i shtypit do tė kujtohej se pėr cilin personazh bėhet fjalė. Ėshtė Bujar Himēi, ish-zėvendėsministėr i Rendit qė u arrestua nė vitin 2002 pėr njė krim qė nuk pranon se e ka kryer, pėr njė krim pėr tė cilin ėshtė nė prag tė marrjes sė plotė tė pafajėsisė; shkeljen e barazisė nė tenderė nė pėrgatitjen e pasaportės ndėrkombėtare, i cili megjithatė, sot dėshmon dhe akuzon pėr njė krim tjetėr nė njė proces tė ngjashėm: grabitjen e rreth 170 milionė eurove nė procesin e prodhimit tė letėrnjoftimit dhe pasaportės biometrike. Pėr Himēin janė dy politikanė, dy nga politikanėt mė tė fuqishėm tė vendit nė kėto 18 vjet, qė qėndrojnė pas akuzės ndaj tij. “Nano dhe Berisha”, - thotė ai.

Nė njė intervistė tė gjatė pėr revistėn “MAPO”, tė parėn mbas njė heshtjeje tė gjatė shumėvjeēare, Himēi nuk ka mllef. Flet qetė dhe pothuaj pėr gjithēka. Pėr tė shkuarėn e tij, pėr raportet e vėshtira me politikėn qė ndėrhynte nė profesionin e dhėnies sė drejtėsisė, pėr Berishėn dhe Nanon, pėr vitin 1997 dhe grushtin e shtetit tė njė viti mė pas, pėr arrestimin e tė gjashtėve tė PD nė gusht 1998, flet dhe pėr inkurajimin qė i ka dhėnė e njėjta “ikonė” e shpresės demokratike nė Shqipėri, SHBA.

Megjithatė, Himēi i prek tė vėrtetat e tij nga larg dhe nga lart; shumėēka nga detajet e fshehura thellė nė kujtesėn e tij dalin pak nė sipėrfaqe dhe mė shumė se direkt, intervista e tij lexohet pėr tė pathėnat e saj, pėr tė kuptuar se sipas tij, e liga e madhe e kėtij vendi nuk janė njerėzit e tij, por pikėrisht ata, qė nė emėr tė votės e kanė drejtuar vendin nė mėnyrėn mė tė keqe tė mundshme. Pėr momentin, ish-i burgosuri Himēi ushtron profesionin e avokatit. Njė nga klientėt e tij tė fundit ėshtė njė kolegu i tij jurist, i marrė si i pandehur pėr tragjedinė e Gėrdecit, te pafajėsia e tė cilit ai beson jo vetėm si avokat. “Vetėm politikės sonė nuk do tė pranoja kurrė t“i bėja avokati.

Mė besoni, e ka fajėsinė tė garantuar. Nėse nuk i jepet sot, nesėr fėmijėt tanė do ta qortojnė atė dhe do ta konsiderojnė edhe mėkatare, edhe qesharake”, - thotė Himēi, i cili pranon tė intervistohet nga “MAPO”. Flet shtruar dhe pi duhan gjatė gjithė kohės. “I vetmi ligj qė kam shkelur nė jetėn time ėshtė se ndez cigare dhe nė ambiente publike. E di qė kėshtu do tė jetė dhe nesėr”, - bėn humor tė zi Himēi. Megjithatė, nxiton. Dy burra tė thyer nė moshė dhe njė grua e presin prej kohėsh pėrpara zyrės. Kanė njė proces civil pėr pronėn qė pretendojnė se e kanė humbur pa tė drejtė. “Kemi besim te Bujari, i drejti nuk bėhet kurrė i shtrembėr, tė paktėn do tė na qetėsojė dhe, nėse na takon vėrtet, do tė bėjė tė pamundurėn pėr tė drejtėn tonė”, - thotė gruaja.

Vetė Bujar Himēi i pėrgjigjet “MAPO”-s:

Keni punuar gjatė nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, njė detyrė tė cilėn e nisėt mbas vitit 1997. Ēfarė kujtoni nga ajo kohė?

Sot mė duket sikur ka kaluar njė shekull. Jo nė kuptimin e asaj ēfarė ka ndodhur me mua, por me atė qė rėndoi mbi tė gjithė kėtė popull. Ndonjėherė mė ngjan si njė ėndėrr e keqe ai vit i marrėzisė kolektive, por fatkeqėsisht njė ėndėrr qė e jetuam tė zgjuar nė ankthe dhe makthe, pasojat e cilave do t“i vuajmė shumė mė gjatė se sa mendojmė. E gjithė struktura e shtetit kishte rėnė, nuk kishim polici e ushtri, nuk kishim gjykata dhe prokurori. Ishim ndoshta i vetmi vend nė botė qė nuk kishim as tė burgosur, tė cilėt kishin “rifituar” vetė lirinė, por kishim pothuaj njė milion automatikė nė duart e popullatės dhe shumė urrejtje mes njėri-tjetrit, kishim dhjetėra e qindra banditė qė bėnin ligjin nė tokėn ku ligji ishte nė agoni.

Atė kohė mora detyrėn e shefit tė zyrės sė luftės kundėr krimit tė organizuar. Duhen ditė-net pėr tė treguar se ēfarė sakrificash janė bėrė atėherė pėr rilindjen e shtetit. Edhe njė fėmijė vjen nė jetė mes dhembjesh tė paimagjinueshme; mendoni se si duhet tė jetė kjo dhimbje, kur lind nga gėrmadhat njė shtet. Po ju tregoj vetėm njė episod: atėherė nuk kishim as dhoma izolimi pėr kriminelėt qė mund tė arrestonim. Nė mungesė tė tyre, nė bashkėpunim me fqinjėt tanė italianė nxorėm dhe publikuam listat e personave mė tė kėrkuar mes tė shumėkėrkuarve. Tė trembur nga ky fakt, ata u arratisėn nė Itali, ku ranė nė rrjetėn e policisė italiane qė i arrestonte pėr llogari tė shtetit shqiptar.

Por shumė shpejt, nė harkun e njė viti, Shqipėria ndeshet me situata gjithashtu shumė tė rėnda. Nė gusht 1998 arrestohen “tė gjashtėt e PD”, vrasja e Azem Hajdarit mė 12 shtator dhe grushti i shtetit dy ditė mė pas. Shumė, pėr njė vend tė traumatizuar?

Nė atė situatė kaosi, ndėrsa pėrballeshim me krimin e rrugės, ne duhej tė hetonim edhe pėr ngjarjet e marsit 1997. Isha prokuror nė grupin hetimor. Sot pakkush, kur bėn retrospektivė, kujton se kishim njė denoncim dhe njė vendim tė Kuvendit qė miratonte konkluzionet e komisionit hetimor parlamentar pėr ato ngjarje. Nė kėto konkluzione implikoheshin shumė politikanė tė opozitės sė asaj kohe, njė pjesė e tė cilėve, madje edhe deputetė. Para kėtij fakti tė kryer, ne na mbetej vetėm tė hetonim legalisht atė qė ishte njė parahetim politik. Mbas tre-katėr muajsh pune intensive, mbas grumbullimit tė materialeve - dua tė them se vetėm ministria e mbrojtjes i pėrgjigjej atėherė kėrkesave tona dhe asnjė institucion tjetėr - arritėm nė dilemėn: tė vazhdonim hetimin ndaj personave qė i konsideronim tė inkriminuar apo tė kėrkonim heqjen e imunitetit tė deputetėve tė pėrfshirė nė njė mėnyrė apo njė tjetėr nė atė histori tė zezė.

Zgjodhėm variantin e parė, u arrestuan gjashtė tė parėt, tė gjithė pranė Partisė Demokratike. Bėmė detyrėn, pa ditur se shkopinjtė e parė nėn rrota dhe nė lėkurė i morėm po nga politika. Deklarata e parė e dhėnė nga Maqedonia prej ish-kryeministrit, Nano, ishte se ai nuk kishte dijeni pėr atė ēfarė kishte ndodhur dhe pėr mė shumė, ēuditėrisht kėrkonte “ngrirjen e procesit tė tė gjashtėve”. Gjatė kėsaj kohe opozita reagoi shumė ashpėr dhe mė pas ngjarjet precipituan shumė rrezikshėm pėr gjithė Shqipėrinė dhe fatin e demokracisė, vrasja e deputetit Hajdari dhe sulmi ndaj institucioneve e pushtimi i tyre me armė e tanke. Mė besoni, nė ato kohė pothuaj e vetmja shpresė pėr rikthimin e legjitimitetit, na ka ardhur nga SHBA, qeveria e sė cilės deklaroi se nuk “...do tė njihte asnjė qeveri tė ardhur nė pushtet me rrugėn e dhunės...”.

Pėrmendni shpesh politikėn, cili ka qenė raporti juaj me dy politikanėt mė tė fuqishėm tė kohės, Nano dhe Berisha?

Si prokuror dhe pėrgjegjės i grupit hetimor kisha shpallur akuzėn publike ndaj zotit Berisha, si organizator i kryengritjes sė armatosur, njė akuzė qė ishte pėrcjellė me kėrkesėn tonė pėr heqjen e imunitetit tė tij. Por nė tė njėjtėn kohė, kisha shfaqur hapur nė instancat pėrkatėse edhe nevojėn pėr tė vėnė pėrpara pėrgjegjėsisė penale ish-kryeministrin Nano nėn akuzėn pėr braktisje tė detyrės dhe tė institucionit tė kryeministrit. Nė atė kohė, vetė zoti Nano dhe tė tjerė pranė tij ishin shprehur: “...askush nuk kishte tė drejtė t“i jepte fund jetės sė tij (Nanos), kjo ishte anakronike, pėrveēse e ligė dhe e poshtėr...”. Si jurist, dje dhe sot, do tė thosha se edhe sikur tė tentohej njė gjė e tillė, do tė ishte njė akt i pastėr terrorist.

Por shteti i asaj kohe, e pėrsėris, i kishte tė gjitha mundėsitė e mjetet tė garantonte jetėn e kryeministrit tė tij, qė nė vend se tė qėndronte nė vend, u largua prej tij. Nė ato ditė tė frikshme, edhe ndaj familjes sime u bė njė atentat me eksploziv, por kjo ėshtė tjetėr histori, historia e pandryshueshme ėshtė qė politika edhe njė gjė tė tillė e konsideroi rutinė dhe mbas kthimit tė ish-kryeministrit nga arratia nė Maqedoni, zoti Nano “interesohej” nė Prokurorinė e Pėrgjithshme qė tė zbutej njė deklaratė e grupit hetimor ndaj zotit Berisha. Tė dy kėta politikanė, qė flisnin e flasin gjithė ditėn pėr shtetin e tė drejtės, nuk ju pėrgjigjėn kurrė thirrjes pėr tė dėshmuar nė prokurori e gjykatė duke dėshmuar shembullin e politikanėve tė mbrapshtė, tė kompromentuar nė atė konflikt tė armatosur me pasoja katastrofike pėr tė djeshmen dhe tė sotmen e vendit duke servirur, modelin e keq tė mosnjohjes sė institucioneve tė ligjshme tė vendit.

Duke ju rikthyer pas nė kohė, ēfarė mund tė bėhej ndryshe pėr ndėshkimin e asaj veprimtarie qė ju e quani krim, por qė shpėtoi nga vėnia nė bankėn e tė akuzuarve?

Dua t“ju siguroj dhe njėherė se grupi hetimor nė atė kohė punonte me sy tė verbėr sepse shihte me sytė e ligjit, vepronte me duar tė lidhura sepse e kishte penguar politika e mbrapshtė. Nė atė kohė ne nuk mund tė dinim se, ashtu siē po del qartazi sot, se zoti Nano kishte marrėveshje me homologun e tij, zotin Berisha pėr moshetimin e ngjarjeve tė vitit 1997. Tė gjithė ne prokurorėt e asaj tragjedie, jemi akuzuar nga zoti Nano si prokurorė tė instrumentalizuar nga persona tė caktuar brenda tė majtės pėr ta goditur atė direkt. Pesė vjet mė pas, mbas marrėveshjes sė tyre, kėsaj here publike nė 2002, ju mund tė kujtoni se si u interpretuan dhe vlerėsuan faktet nga komisioni hetimor parlamentar pėr SHIK dhe se ēfarė drejtimi donte t“i jepte ngjarjeve tė shtatorit 1998 vetė zoti Nano. Duke shfajėsuar fajtorin Berisha, ai fajėsoi direkt ish-kreun e SHIK, Fatos Klosi. Pėr ironi tė rrethanave, nė atė kohė unė isha arrestuar pėr “skandalin” e pasaportave.

Pse nė atė kohė ju nuk kėrkuat pėrfshirjen e Kuvendit nė proces, ose duke kthyer materialin e servirur prej tij, ose duke kėrkuar heqjen e imunitetit tė personave nėn dyshim e akuzė?

Ky ėshtė njė gjykim mbas daljes nė dritė tė tė vėrtetave qė ju thashė pėr marrėveshjet periodike Nano-Berisha. Atė hetim e hodhi nė erė politika dhe politika u bė avokati qė e ndihmoi tė kalojė lumin e qelbur tė krimit. Me njė avokati si ajo qė ndodh sot edhe nėpėr gjykata, politika ishte sekser pėr fajtorėt qė paguanin e paguan nė mėnyra tė ndryshme. Nga ana tjetėr, po ju them njė tjetėr fakt: asnjė nga prokurorėt e djeshėm qė ishim bashkė nė grup, sot nuk ėshtė nė detyrė. Qė atėherė dy prokurorė tė pėrgjithshėm janė shkarkuar nga detyra, vetėm sepse kėshtu diktoi politika.

Nė vitin 2000 ju emėroheni zėvendėsministėr i rendit, nė qeveri kishte ardhur Meta, njė kritik i hershėm i zotit Nano. Ēfarė kujtoni nga ajo kohė?

Kujtimet janė tė shumta. Ato janė tė dokumentuara dhe mund tė them se ishte njė nga periudhat mė tė ngjeshura nė luftė kundėr krimit dhe rivendosjes sė plotė tė normalitetit nė vend. Nuk besoj se jam personi i pėrshtatshėm tė flas pėr suksese, nė tė cilat, modestisht, kam pasur fatin e madh tė afroj kontribut gjithashtu modest. Nuk mė pėlqejnė duartrokitjet, edhe pse nė shumicė ato vinin sa nga njerėz tė thjeshtė, po aq dhe nga institucionet homologe tė vendeve partnere, si SHBA, Italia, Gjermania e gjetkė.

Njė vit mė pas ju pėrfundoni dhe vetė nėn akuzė, konsideroheshit fajtor nė tenderin e pasaportave, u arrestuat, u burgosėt dhe tani jeni nė prag tė marrjes sė pafajėsisė sė plotė. Vetėm njė trill i fatit?

Nuk ishte vetėm fati, por dhe hakmarrja njerėzore e njerėzve tė veshur me pushtet, e luftės pėr pushtet brenda llojit, e zhvilluar madje nė njė mėnyrė tė paimagjinueshme dhe shumė e shumė faktorė tė tjerė. Megjithatė po ju them fjalinė qė doja ta thosha nė fund: akuza ndaj meje ishte njė mal i mbarsur me shumė mllef e urrejtje qė nuk mundi tė pjellė as njė miush tė shėmtuar. U arrestova nė Rinas, kur sapo kisha pėrcjellė homologun tim italian. Kisha nė ngarkim tri akuza tė rėnda: vjedhje me anė tė shpėrdorimit tė 2.2 milionė dollarėve, falsifikim tė dokumenteve zyrtare dhe shkelje tė barazisė nė tenderė. Njė detaj: asnjė qindarkė nuk kishte dalė nga Banka e Shqipėrisė, me dokumentet e firmosura nga unė e njėjta kompani prodhoi pasaportėn qė sot ėshtė ende e vlefshme, vlera e tenderit u rrit mė pas edhe me 30 pėr qind, u shtua dhe numri i pasaportave tė porositura dhe mbi tė gjitha, nga ajo veprimtari, shteti mundi tė arkėtojė njė vlerė prej rreth 200 milionė dollarėsh nė buxhet.

Sot, kur akuzat e para kanė rėnė dhe ėshtė nė rėnie e sipėr dhe akuza pėr shkelje tė barazisė nė tenderė, jam unė qė akuzoj: bėj pėrgjegjės Sali Berishėn, i cili natyrisht nuk do tė mė “falte” vendimin qė kisha firmosur pėr heqjen e imunitetit tė tij, siē nuk do tė ma “falte” as Nano kėrkesėn pėr marrjen e tij nėn pėrgjegjėsi penale. Nuk dija edhe se shumė nga tė akuzuarit pėr grusht shteti nė 1998, do tė shndėrroheshin nė deputetė tė Kuvendit. Ky ėshtė ndoshta vendi i vetėm nė botė, qė nė hierarki shoqėrore e morale, nderon dhe vlerėson ende kriminelė dhe trajton si kriminelė njerėzit qė i shėrbejnė ligjit. Dhe ky nuk ėshtė vetėm problemi im, ky ėshtė njė hall i madh kombėtar, ėshtė njė sėmundje qė virusi i pseudodemokracisė dhe pseudopluralizmit tė deformuar qė jetojmė e ka injektuar nė shoqėrinė shqiptare.

Sot, jemi pėrpara njė procesi tė ngjashėm, por prodhimi i pasaportės sė re dhe letėrnjoftimit ėshtė dhėnė me koncesion. Sa dallojnė dhe ku ngjasojnė kėto dy procese?

Dallojnė esencialisht mes tyre, si nė formė, ashtu dhe nė pėrmbajtje. Nė rast se nė tenderin e vitin 2001 kishte shumė ndjeshmėri publike dhe opozita e kohės akuzonte ditė-natė pėr korrupsion, sot media pothuaj hesht, kurse opozita ėshtė e shqetėsuar vetėm pėr faktin nėse do tė vonohen apo jo letėrnjoftimet pėr zgjedhjet e pritshme.

Dallojnė: nė rastin e parė, tenderi ndėrkombėtar qė nxori fituese kompaninė gjermane me ēmimin 9 155 579 dollarė, nga tė cilat, 20 pėr qind iu rikthyen shtetit pėr shkak tė TVSH, i solli shtetit shqiptar njė fitim prej 209 milionė dollarė. Nė rastin e dytė, kompania qė ka fituar koncesionin, me njė investim nė shifra minimale pėr koston e prodhimit dhe pajisjet qė do tė pėrdorė, do tė fitojė rreth 170 milionė euro, tė cilat do t“i mungojnė buxhetit tė shtetit. Jo vetėm kaq, por kompanisė do t“i falet me ligj edhe vlera e 20% tė TVSH.

Dallojnė: nė rastin e parė tė gjitha tė dhėnat pėr shtetasit shqiptarė nga aplikimi i tyre ishin pronė e shtetit shqiptar, nė rastin e dytė, ato, tė dhėnat e personalizuara pėr ēdo shtetas duke shtuar deri dhe gjurmėt e gishtėrinjve, do tė jenė minimalisht edhe nė “kasafortat” e kompanisė sė huaj.

Dallojnė: sepse nė koncesionin e dhėnė nga qeveria Berisha, institucione tė ndryshme shtetėrore bėjnė shėrbenjėsin e thjeshtė dhe sekserin e kompanisė sė huaj.

Dallojnė: nė rastin e parė u arrestua njė zėvendėsministėr, njė drejtor policie e tė tjerė, nė rastin e dytė, nė kėtė superskandal ende nuk ka asnjė hap tė hedhur pėr tė zbardhur se pse dhe si, shteti shqiptar, lexo zyrtarėt e tij, vendosin tė heqin dorė kaq lehtėsisht nga paratė qė i takojnė shtetit shqiptar.

Ju mendoni se jemi pėrballė njė superskandali?

Dhashė vetėm disa konsiderata tė pėrgjithshme nė lidhje me dėmin ekonomik dhe cenimin e tė dhėnave personale tė shtetasve dhe cenimin e sigurisė kombėtare. Po tė hyjmė fare pak mė thellė, do tė shihnim se nė kuptimin e ligjit pėr koncesionet, asnjė nga elementėt e nevojshėm pėr tė dhėnė njė punė publike me koncesion, nuk ekziston. Procesi as nuk ka pasur nevojė pėr investim nė vlera tė mėdha qė shteti nuk mund ta pėrballojė dot vetė, as nuk ka risk tė lartė vetėshlyerje dhe as nuk ka vetėshlyerje tė zgjatur nė kohė.

Duke thėnė se ky proces as nuk duhej tė jepej me koncesion, besoj se i kemi thėnė tė gjitha tė tjerat. Nuk dua ta personalizoj problemin, edhe pse jam shumė i ndjeshėm nė kėtė pikė. Dosja ime sot ndodhet me njė akuzė, qė ndryshe nga sa u trumbetua, ėshtė reduktuar nė mėnyrė qesharake. Ajo ndodhet nė Gjykatėn Kushtetuese nė pritje tė vendimit tė saj. Besoj nė atė trupė ėt lartė jo duke u nisur thjesht dhe vetėm nga emrat konkretė, por dėshiroj tė besoj se nė kėtė botė ka njė fund edhe e liga, besoj se ligji nuk ėshtė si ēorapet qė mirė apo keq i rrinė puthitur ēdo kėmbe.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara