HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kundėr investimeve tė huaja si prioritet

Blendi Kajsiu -- nga Blendi Kajsiu, Panorama, 16 shkurt 2009

"Investimet e huaja do na nxjerrin nė dritė”. Kjo ėshtė pak a shumė njė nga ...premisat bazė tė ēdo qeverisje shqiptare, qė mbėshtetet edhe nga menēuria e pafundme ekonomike e Bankės Botėrore dhe FMN-sė. Ideja ėshtė shumė e thjeshtė; do vijė dita kur nė Shqipėri do vėrshojė njė lumė me para nga investitorė tė huaj, qė do hapin vende pune pafund, do rrisin mirėqenien tonė dhe do ta nxjerrin Shqipėrinė njė herė e mirė nga bataku ku ėshtė. Kjo ėshtė pjesė e fantazisė sonė mė tė gjerė tė integrimit euroatlantik, ku Shqipėrinė e nxjerr nga bataku njė forcė e jashtme, si BE-ja, investitori i huaj, apo SHBA-tė. Investitori i huaj ėshtė imazhi i botės (kuptohet perėndimore) qė na ndihmon. Prandaj jashtė ēdo logjike kapitaliste, investitori i huaj pėr ne kthehet nė njė bamirės, qė me altruizėm vjen tė investojė nė Shqipėri paratė e veta pėr ta zhvilluar, modernizuar dhe avancuar vendin tonė. Interesi i investitorit, i punėtorit dhe i Shqipėrisė shkrihen lehtėsisht nė njė. Kėshtu edhe tipa si Berluskoni mė shumė sesa si biznesmenė trajtohen si miq qė edhe para interesit tė vet shikojnė interesin e Shqipėrisė.

Po tė ēlirohemi nga njė fantazi e tillė do zbulojmė njė tė vėrtetė fare tė thjeshtė. Sfida reale e Shqipėrisė nuk ėshtė tėrheqja e investimeve apo kapitaleve tė huaja, por mobilizimi i kapitalit dhe investimeve lokale. Shqipėria ka kapitale tė brendshme shumė mė tė mėdha sesa ato qė mund tė tėrheqė si investime tė huaja nga jashtė. Mjafton tė theksojmė se aktualisht kursimet e shqiptarėve nė sistemin tonė bankar nė tėrėsi janė rreth 6 miliardė euro. Kjo ėshtė njė shumė marramendėse po tė krahasohet me 464 milionė euro qė ėshtė totali i investimeve tė huaja direkte pėr 2007, apo me investimet e huaja direkte pėr vitet 2005 dhe 2006, vetėm 213 dhe 257 milionė euro pėrkatėsisht. Duke parė kėto shifra tė habit fakti se pėrse ne e theksojmė kaq shumė dimensionin e investimeve tė huaja kur ato kanė luajtur dhe luajnė njė rol shumė mė tė vogėl dhe mė pak tė rėndėsishėm se kapitalet lokale, qė krijohen nėpėrmjet remitancave.

Natyrisht nė fillimet e tranzicionit kur kapitali shqiptar ishte pothuajse inekzistent kapitali i huaj ishte i njė rėndėsie jetike. Ama tashmė ka vite tė tėra qė nė Shqipėri futen me qindra-miliona euro vetėm nga dėrgesat e emigrantėve. Vetėm pėr vitin 2007 sipas Bankės sė Shqipėrisė dėrgesat nga emigrantėt kanė qenė rreth 952 milionė euro, ose 12.3% e Prodhimit tė Pėrgjithshėm Bruto (PBB).

Pėrballė kėtyre shifrave investimet e huaja pėrbėjnė vetėm njė pėrqindje tė vogėl tė PBB-sė. Aq mė tepėr kur tė ashtuquajturat investime tė huaja nė njė pjesė tė mirė janė thjesht privatizime tė aseteve kombėtare si banka, telefoni fikse apo celulare. Dhe tė gjitha kėto janė asete mjaft fitimprurėse ku mė shumė sesa ekonomia apo qytetari shqiptar pėrfiton investitori i huaj. Sektorėt kyēė tė ekonomisė shqiptare qė ka kapur kapitali i huaj qė nga telefonia deri tek bankat janė sektorė ku mė shumė mblidhet kapital shqiptar sesa hidhet kapital i huaj. Pikėrisht pėr kėtė arsye ministri ynė i Financave Ridvan Bode duke pasur parasysh krizėn e sistemit bankar nė Perėndim dhe likuiditetin relativisht tė mirė tė bankave nė Shqipėri i bėri thirrje bankave tė huaja, qė mos tė transferonin para drejt bankave mėmė. Pra ndodhemi nė njė situatė paradoksale ku mė shumė sesa kapitali i huaj stimulon ekonominė shqiptare ekziston mundėsia, qė kapitali shqiptar tė stimulojė ekonomitė e huaja.

Ndėrkohė, ato investimet e huaja qė do derdhin njė lumė me para dhe do hapin njė mori vendesh pune ende nuk po duken. Edhe miliardat e eurove tė investimeve italiane nė sektorin e energjisė, qė kryeministri ynė i reklamon lirshėm, nuk duket se do kenė ndonjė vlerė tė madhe tė shtuar pėr ekonominė tonė. Kėto investime nėse realizohen mund tė jenė vėrtetė miliarda euro, por pėr ekonomitė perėndimore qė prodhojnė dhe instalojnė TEC-et, turbinat apo helikat e erės dhe qė pėrfitojnė shumicėn dėrrmuese tė energjisė qė del prej tyre. Ne thjesht ofrojmė njė qira tė ulėt si pėr truallin, ashtu edhe pėr shėndetin nė shkėmbim tė njė fraksioni tė energjisė qė do tė prodhohet.

Mesa na thonė institucionet ndėrkombėtare si Banka Botėrore investitorėt e huaj presin qė Shqipėria tė forcojė shtetin, institucionet, infrastrukturėn e kėshtu me radhė. Atėherė ata do vijnė, do hedhin para dhe do hapin vende pune. Problemi ėshtė se Shqipėria ka nevojė pėr para dhe investime tani qė ka njė shtet tė dobėt, infrastrukturė tė pazhvilluar, njė gjyqėsor jofunksional, njė sistem arsimor dhe shėndetėsor nė krizė. Pėrndryshe nėse Shqipėria ka njė shtet tė fortė, infrastrukturė tė kompletuar dhe njė shoqėri tė zhvilluar atėherė nuk ka pse tė presė investitorėt e huaj, ajo zhvillohet vetė me kapitalin lokal, qė nė fakt e ka shumė mė tė madh sesa kapitali i huaj qė tani.

Epo duhen investitorėt strategjikė, mund tė thotė me tė drejtė dikush. Duhet eksperienca dhe menaxhimi i kapitalit tė huaj nė mėnyrė qė tė mėsojė kapitali shqiptar. Kėto argumente nuk qėndrojnė. Sė pari, kapitali i huaj nuk ka aftėsuar por ka zėvendėsuar kapitalin lokal nė sektorėt mė fitimprurės tė ekonomisė shqiptare. Ndėrsa firmat shqiptare vazhdojnė tė sillen rreth sektorit tė ndėrtimit apo nė ndonjė sektori tjetėr periferik, ku edhe fitimi ėshtė shumė mė i vogėl dhe shumė mė i vėshtirė. Sė dyti, kapitali shqiptar do tė mėsojė vetėm nėse i jepet mundėsia duke operuar nė treg. Mjaft firma shqiptare kanė treguar se dinė tė jenė tė suksesshme dhe tė fitojnė shpejt eksperiencė edhe pse nisin nga pozita shumė inferiore nė raport me ato ndėrkombėtare. Sė treti, nė tregun shqiptar kanė hyrė investitorė tė huaj fare jo strategjikė dhe pėrsėri kanė qenė tė suksesshėm si pasojė e karakteristikave tė tregut tonė. Mjaft tė pėrmendin kėtu “Eagle Mobile”, njė firmė tejet e suksesshme tashmė edhe pse kompania qė mori operatorin e tretė celular “Calik” nuk ishte e fushės sė telefonisė celulare.

Sė fundi, po tė kemi parasysh skandalet e keqmenaxhimit tė disa nga kompanive mė prestigjioze botėrore, qė ka nxjerrė nė pah kriza e fundit financiare, ideja se fitimi i kapitalit tė huaj nė Shqipėri vjen thjesht si pasojė e menaxhimit tė tyre superior nė treg bėhet shumė naive. Nė njė pjesė tė mirė tė rasteve kėto kompani kanė mbėshtetjen e qeverive pėrkatėse dhe institucioneve ndėrkombėtare. Prandaj mė shumė sesa nga mirėmenaxhimi ato pėrfitojnė nga pozicioni i tyre strategjik nė treg. Pozicion qė ruhet dhe riprodhohet edhe nėpėrmjet institucione si Banka Botėrore apo FMN-ja qė janė pikėrisht nė funksion tė investitorėve tė huaj dhe jo nė funksion tė kapitalit lokal. Prandaj ata nuk lodhen sė theksuari rėndėsinė e investimeve tė huaja edhe pse ekonomia Shqiptare nė fakt mbahet me paratė, qė mė shumė se njė milion shqiptarė bėjnė nė emigracion.

Para qė nė pamundėsi pėr t’u investuar kund po kthehen nė beton pėr ndėrtim, nė fatura telefonash celularė apo nė konsum importesh, duke kontribuar pak ose aspak nė rritjen e ekonomisė reale shqiptare. Prandaj sfida reale ekonomike e Shqipėrisė nuk ėshtė tėrheqja e investimeve tė huaja, por se si do tė mobilizojė kapitalet qė shqiptarėt kanė krijuar, kanė sjellė dhe vazhdojnė tė dėrgojnė nė vend pėrpara se sa ato tė shterojnė. Po bėhen gati 20 vite qė remitancat thjesht financojnė sektorin e ndėrtimit dhe mbulojnė deficitin tonė tregtar. Sikur ato papritur tė shteronin nesėr ekonomia jonė do tė kalonte nė kolaps tė plotė.

Asgjė mė shumė sesa ky fakt i thjeshtė nuk tregon dėshtimin e zhvillimit tonė ekonomik, megjithė rritjen njėshifrore me dy shifra qė ofron qeveria. Mjafton t’i hedhėsh njė sy remitancave ndėr vite pėr tė kuptuar se rritja e ekonomisė shqiptare nuk ėshtė gjeneruar nga ndonjė motor i brendshėm zhvillimi, por kryesisht nga rritja e dėrgesave nga jashtė. Kėshtu nėse nė vitin 1998 kėto dėrgesa ishin rreth 400 milionė euro, nė vitin 2007 ato u bėnė pothuajse 1 miliard. Me gjithė kėto burime financiare qė kanė hyrė nė Shqipėri ndėr vite niveli i kreditimit tė ekonomisė nė Shqipėri ėshtė shumė mė i ulėt se nė Perėndim dhe mė i ulėt edhe se nė vendet fqinje. Pra, njė pjesė e mirė e burimeve financiare lokale vegjetojnė, ndėrsa pjesa tjetėr shkon ose pėr konsumin e importeve ose thithet nga investimet e huaja.

Prandaj pėr momentin prioritet duhet tė jetė mobilizimi dhe zhvillimi i burimeve financiare lokale dhe jo tėrheqja e investimeve tė huaja. Duhen politika qė tė stimulojnė kapitalin lokal, duke mobilizuar miliarda euro nė kursime. Qeveritė shqiptare nuk duhet tė kenė frikė tė stimulojnė apo ndihmojnė investitorėt shqiptarė si nė privatizimin e aseteve kombėtare ashtu edhe nė stimulimin e sektorėve kyēė tė ekonomisė, ama nė funksion tė pėrmirėsimit tė jetesės tė shtresave mė tė gjera sociale. Nė vend tė lidhjeve tė shkurtra, qė ekzistojnė sot mes biznesmenėve dhe politikanėve tė veēantė duhen krijuar lidhje tė gjata me sektorė tė caktuar ekonomik, qė jo vetėm ndihmohen por edhe ndihmojnė shtetin dhe shoqėrinė.

Ajo qė duhet tė na shqetėsoje nuk ėshtė fakti se njė biznes shqiptar po ndihmohet nga qeveria, pėrkundrazi. Ēėshtja shtrohet pse vetėm njė biznes dhe jo njė sektor i caktuar, cilat janė pėrfitimet e shoqėrisė nga kjo ndihmė? Nė kushtet kur qeveria shqiptare ėshtė angazhuar tė mos ndihmojė askėnd, por tė mbetet thjesht arbitėr, marrėdhėnia politikė – biznes qė ėshtė e pashmangshme nė kushtet e ekonomisė sė tregut fshihet dhe katandiset nė njė pėrfitim tė ngushtė personash dhe nuk prodhon njė pėrfitim mė tė gjerė social.

Kjo e shton edhe mė tepėr urrejtjen mes palėve dhe pakėnaqėsinė nė njė shoqėri ku pasurimi personal ka gjithnjė e mė pak njė impakt pozitiv mė tė gjerė social. Pėr pasojė tranzicioni shqiptar karakterizohet nga njė urrejtje e thellė e tė gjithėve pėr tė gjithė. Fjalėt e Hobsit “homo homoni lupus est” (njeriu pėr njeriun ėshtė ujk) ndoshta pėrmbledhin esencėn e kohės tonė shqiptare. Nė kushtet e luftės dhe urrejtjes me njėri-tjetrin faktori i huaj perėndimor ka qenė dhe mbetet kompromisi mė i pranueshėm nga tė gjitha palėt si nė ekonomi ashtu edhe nė politikė. Prandaj investitorėt e huaj janė pritur dhe priten me mirėnjohje sikur do tė na shpėtojnė nga njėri-tjetri edhe pse mė shumė sesa ne prej tyre pėrfitojnė ata prej nesh. Shpėtimin si nė politikė ashtu dhe nė ekonomi ne vazhdojmė ta presim nga jashtė.

Ama nė mungesė tė kapitalit vendas, nė mungesė tė njė motori tė brendshėm zhvillimi pėrtej remitancave, ne do tė integrohemi nė tregjet globale thjesht si krah pune dhe treg shitje. Ne thjesht do vazhdojmė t’i ofrojmė Evropės emigrantė me paratė e tė cilėve do vazhdojmė tė blejmė mallrat e saj. Me fjalė tė tjera do tė vazhdojmė tė mbetemi njė ekonomi e pazhvilluar dhe periferike nė funksion tė nevojave tė ekonomisė evropiane pėr krah pune dhe tregje shitjeje. Dhe kjo ėshtė njė e ardhme qė ngjason shumė, po shumė, me tė tashmen e tranzicionit qė duam ta lemė pas.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara