HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Diaspora shqiptare mbetet vetëm për t'u bashkuar...

Beqir Sina -- nga Beqir Sina, New York, janar 2009

Kokrra produktive, per emacipimin e kombit - realitet, shihet, ne çdo pjese të jetes se nje populli ose kombi.

SUMMIT - NEW JERSEY: Nderkaq, duke i dhene edhe fund vizites se tij dite me pare i shoqeruar nga nje aktivisti i dalluar, dhe bizensmene i sukseseshem z. Ibrahim Kolari, ne Nju Jork, Prefekti i Komunes se Dibres se Madhe, dr. Argetim Fida, nga partia Bashkimi Demokratik per Integrim(BDI) e Ali Ahmetit, vizitoje edhe shtepine e Vatres, ne Amerike. Me plote dashamiresi dhe ngrohtesi, ne kete takim, ai u prite nga kryetari i Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA, inxh. Agim Karagjozi, dhe kryesia e Vatres, n/kryetari Agim Rexhaj dhe anetaret e kryesise: Musli Mulosmani, Muhamet Omari, Zef Perndocaj, Marian Cubi e Zef Balaj.
Ne takim moren pjese edhe profesori i mirenjohur nga Prishtina, z. Zekeria Cana. Takimi u percolle nga fjale miradie nga te dy palet. Kryetari i Vatres, z Agim Karagjozi, pasi i uroje atij mireseardhjen ne shtepine e Vatres, vlersoje larte punen, e rolin e komunitetit dibrane, ne Amerike, dhe ne Dibren e Madhe. Fida, nga ana e tij u shpreh i emocionuar nga qe po takohej me pasardhesit e Nolit e Konices, atyre, qe mbajten edhe sot, e kesaj dite ndezur flakadanin e shqiptarizimit, edhe pse ne kushtet e egra te asimilimit qe te sjellin rruget e mundimeshme te gurbetit. Takimi qe shume miqesor dhe i ngrohte, duke u percjelle me pase ne nje takim tjeter, ne restoratin "Fiorino", prone e biznesmenit te sukseseshem shqiptarë ne Nju Jersi, aktivistit te shquar te çeshtjes kombetare z. Zabit Bytyqi.

Takimi ne ne restoratin "Fiorino", ku moren pjese edhe, Agim Karagjozi, Agim Rexhaj, Musli Mulosmani, Muhamet Omari, Zef Perndocaj, Marian Cubi, Lavderim Cami, Zabit Bytyqi, Zef Balaj, Haxhi Hysenaj e Burhan Mela, ishte nje takim pune. Ku u rrahen dhe u trajtuan shume probleme dhe shqetesime, qe po i proukupojne me se shumti, sot, shqiptaret e çeshtjen shqiptare, sidomos ne Diasporen ketu ne SHBA-s. Agim Rexhaj, kryetari i deges se LDK-se, dhe n/kryetar i Vatres, qe ne fillim ceku se :"Do te deshiroja qe ne te miren e te gjithe shqiprave do te kishte qene, qe ate lidhje dhe bashkeveprim qe kemi pas ne mes njeri tjetrit, per çeshtjet madhore e ne veqanti ate te Kosoves, duhet t'a ruajme dhe t'a forcojme ne gjitha drejtimet, edhe pse sot, Kosova, eshte e lire dhe çeshtja shqiptare, nuk, eshte me ajo e para disa decineve".

Prefekti i Dibres se Madhe, dr. Argetim Fida, edhe ne kete takim perseri gjeti rastin me u faleminderue ne emer te popullit te prefektures, Dibres se Madhe. Ne kete takim, tha Fida, duke nxjerr edhe nje here ne pahe rendesine qe pati lidhja ndershqiptare si nje popull - te nje gjuhe, e te nje gjaku, gjate diteve me te veshtira qe kaloj populli yne, si ne Kosove edhe ne Maqedoni, e Presheve, Bujanovc e Medvegje, duhet edhe te nxjerrem mesime e duhura. Ai tha se: ate çka bene shqiptaret ne Maqedoni per lirine e çlirimin e Kosoves, beri Kosova per shqiptaret ne Maqedoni. Aty ku trumbetoje kushtrimi per liri e pavaresi, shqiptaret, pa dallim u ndodhen krah-per krah njeri tjetrit. Kjo, kudo u pa, si nje çeshtje e perbashket qe na lidhe ne deje. I ketij mendimi pothuajse ishte dhe zoteri Lavderim Cami, ish- kryetari i shoqates Atdhetare " Dibra" ne (NY), kur solli disa fragmente nga kujtesa e tij me liderit shqiptar ne Kosove. I paharruar, tha ai ka qene, per mua dhe delegacionin nga SHBA-s, vizita ne memorialin e kushtuar heroit legjendar Adem Jashari, dhe takimi me akademikun e njohur te Kososves, profesor Idriz Ajetin, e tjere.

Ndersa, Profesor Zekria Cana, ne fjalen e tij tha se: "Kjo dite te jete nje kujtim i mire per te ndjerin, kolegun tim, akademik Fehmi Aganin. Pse? ai e tregoje qysh at'here kur ishte puna e universitetit te Prishtines, qe te vinin sa me shume djem edhe vajza nga te gjitha trojet shqiptare. I ndjeri profesor Agani ne çeshtjen e rregjistrimeve ne Universitetin e Prishtines, konvikteve dhe te bursave, per djemt dhe vajazat jashte Kosoves, tha se do te kete perparsesi absolute !!!, Pse? me kete lloj forme ne po perpiqeshim qe Kosova, te kryente misionin e saj jo vetem ne rrafshin e arsimit e te kultures, por edhe ne rrafshin kombetar. Sepse, duke ardhe sa me shume studentet e rinje e te reja nga te gjitha trojet shqiptare, do te njiheshin edhe me shume mes vetit - lidheshin mes vetit e do te afroheshin me shume. Dhe keshtu ne ato pak kushte qe kishim - krijohej nje unitet kombetar.

Çdo njeri veqse do te kryente studimet, por dhe kur te shkonte ne viset e veta, do te çonte bashke me diturine edhe dashurine e respektin e madh, te atij nje populli, qe e lidh me gjuhe e gjak. Kjo ne ate kohe shihej si nje arritje shume e madhe. Mirpo ne kete aspekt, ka pase edhe shume probleme. Kjo, per vet faktin se Universiteti i Prishtines, at'eher u be si me thane: "Hale ne Sy". Sa qe u shpall edhe si bastioni i nacionalizmit shqiptar, me plote djallezi nga rregjimi serb. Ne kete kendeveshtrim, nuk mund te le pa permendur edhe veshtersit dhe problemet, me te cilat, padrejtesisht u ballafaquan, gjate gjithe jetes se tyre, edhe shqiptaret ne Maqedoni. Ju jetuat me nje sundues akoma me shovinist se serbet, e grekerit ndoshta. Jetuat e punuat tek nje shovinizem i eger dhe barabare, shovinizmi i semure e primitiv maqedonas.

Por, s.d.q. pa mohur dhe pa ulur sadopak rolin e kontributin e çdo shqiptari, me aq sa mundet duhet te ngreme lart shpirtin margaritar te çdo njerit. Të punoje e luftoje, kontriboje per kete dite, duhet t'i shprehem mirenjohjen e thelle kombetare. Mirpo, tha ai duhet me pranue me keqardhje, se deri tani ne shqiptaret, kemi pas me shume nje lidhje rajonale ose krahinore, lidhje e cila edhe pse ajo ashtu siç ka qene, prapeseprape i ka sherbyer shume çeshtjes kombetare. Ndonese, duhet pranuar se ky lloj parimi, nuk eshte fare i parapelqyshem. Perse? çdo komb integrohet prej krahine me krahinen, e rajonin dhe gershetohet. Por, ne disa raste tek ne po ndodhe krejt e kunderta. Dhe qe ndodh krejt e kunderta, po e ushqen dashje pa dashje lokalizmin. Deshje e pa deshje, e ushqen krahinizmin ose edhe nje fare bajraktarizmi, qe e kemi nga vete natyra ne shqiptaret.

Kjo eshte nje dukuri qe i themi ne shqiptaret "prapanike", e duhet te quhet e kaluara jone. Kokrra produktive, per emacipimin e kombit - realitet, shihet, ne çdo pjese te jetes se nje populli ose kombi. Keshtuqe, kur mbrrita ketu u befasova menjeher. U befasova, kur ne çdo shitore ose vitrine tjeter, shihja posterat qe benin thirrje per kremtimin e dites se flamurit - 28 Nandorit Shpalljes se Pavaresise. Te gjithe nen nje flamur, por, te vequar, pa nje kremtim qofte ai edhe simbolik te perbashket, pa dallim krahine, rajoni ose bindjesh. Me thene te drejten ndjeva nje shqetesim dhe u trondita. Pra ky eshte komb - realiteti.

Pyetja qe duhet te ngrej çdo shqiptar, sot, eshte: Le te punojme secili veqeveq dhe t'i kuntribojme me menyra e forma te ndryshme, te gjithe kesaj çeshtje te shejte, dhe te kryejm misionin qe kemi per te kryer ne kete çeshtje. Duke u tubuar e organizuar edhe me krahina e rajone, duke i zhvilluar e ndihmuar ato vende. Keshtu, si po veprojne dibranet qe ne rrafshin ekonomik kerkojne te rimekembin qytetin e tyre. Por, per te gjitha keto ndihma dhe kontribute ka ardhur koha qe parimisht, ato duhen te vendosen ne binare te perbashket, jo vetem per Dibern, por edhe per Kosoven, Çamerine, Shqiperine, Malin e Zi ku jetone e punojne shqiptaret, Presheven Bujanovcin dhe Medvegje.

Ka ardhur koha, dhe sa qe nuk eshte vone, se koha nuk do t'ua fale kurre - te krijohet dhe formohet nje bashkim gjitheshqiptare ne diaspore. Ka ardhur koha qe diaspores, t'i dale ne krye nje, Anton Çeta i ri. Te dale njeri, qe do t'i bashkoje shqiptaret nen nje "ombrell". Se vetem te bashkuar dhe se gjithe se bashku, do te rriteni jashtezakonishte efektiviteti, dhe kontributin e punes suaj, do te ngrihet edhe me lart roli juaj historik, ne dobi te çeshtjes kombetare. Keshtuqe, kam idene e sinqerte, se per çeshtje madhore, shqiptaret e Amerikes, duhet te mbildhen me te gjithe usheheqesit e tyre, fetar, politik e shoqeror, rreth Vatres, pa u shkrire ose u larguar nga aktiviteti me shoqatat dhe organizatat e tyre, ku ata po kontribojne dhe militojne, prej krijimit te tyre. Te nxirret nje platforme e mirefillet kombetare, per probleme dhe çeshtje qe i proukupojne me se shumti shqiptaret, ne te gjitha viset ose vednlindjet e tyre. Ne kete kendeveshtrim shqiptaret e Amerikes, kur te dalin para kongresmenit, senatorit, ose adminstrates amerikane, duhet te dalin ne "bllok", dhe jo veq e veq.

Ibrahim Kolari, u shpreh se gjate gjithe kohes per sa u njohem dhe u lidhem mes vetit ne diaspore, ka qene nje lidhje e njohje e madhe, qe solli vet natyresh edhe frutet e saja. Se bashku me ju ne 'ju gjendem ne balle te gjitha nevojave qe na kerkoje vendi yne. Nuk kurresyem asgje per Shqiperine dhe shqiptarizemen, kudo ku flitet dhe kendohet shqip. Pavaresisht, se ku ishte thirrja qe na bente vendi yne ; ne ne Kosove apo ne Maqedoni, Prusheve, Bujanovc e Medvegje, ne Çameri apo Mal te Zi. Si anetar i Federates PanShqiptare VATRA ne Amerike, e ndjej veten te lumtur edhe krenar qe ja arritem kesaj dite te çlirohet Kosova, shqiptaret e Maqedonise te kene me shume te drejta dhe te behen faktore ne shtetin e tyre, dhe Shqiperia te jete demokratike.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara