HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shtėpia botuese "Bilal Xhaferri"

Shtėpia Botuese "Bilal Xhaferri" ėshtė njė nga entet e para botuese shqiptare tė periudhės postkomuniste me synim pėr tė pėrzgjedhur e publikuar vlerat mė tė spikatura tė letėrsisė botėrore, tė letėrsisė disidente shqiptare dhe tė krijimtarisė sė talenteve tė reja qė janė tė rrezikuara tė humbasin nė kushtet e vėshtira tė ekonomisė sė tregut.

Shtėpia botuese "Bilal Xhaferri" u krijua si rezultat i mendimit se kultura, arti, letėrsia dhe figurat qė i pėrfaqėsojnė, me vlerat e tyre, janė ambasadorėt dhe diplomatėt mė bindės e mė rezultativė pėr paraqitjen dinjitoze tė njė kombi pėrballė kombeve tė tjera tė qytetėruara. Mė 27 janar 1992 doli leja nga Ministria e Kulturės pėr themelimin e kėtij enti botues. Ministėr aso kohe ishte shkrimtari Vath Koreshi, njė ndėr pėrkrahėsit e nxitėsit e fillimeve letrare tė talentit Bilal Xhaferri. Vathi e firmosi gjithė entuziazėm lejen pėr veprimtari botuese dhe premtoi se do tė jepte vazhdimisht pėrkrahjen e tij dhe tė shumė prej miqve tė Bilalit.

Atėherė ishte njė periudhė kur vepra e Bilal Xhaferrit ishte e harruar. Vlerat e tij ishin tė mohuara prej ish-diktaturės komuniste. Ishte detyrė e intelektualėve ēamė si Shefki Hysa qė tė pėrpiqeshin pėr lartėsimin e veprės sė Bilalit dhe tė thesareve tė folklorit dhe kulturės ēame, vlera tė mėdha tė nėpėrkėmbura qė ende nuk i njihte publiku shqiptar. Nėpėrmjet figurės sė Bilal Xhaferrit, talent i jashtėzakonshėm qė kishte shkėlqyer si njė yll nė horizontin e letėrsisė shqiptare nė vitet '60 dhe qė ishte shuar befas prej goditjes fatale qė mori prej ish-diktaturės komuniste, mund tė shpaloseshin para shqiptarėve dhe botės sė qytetėruar, perlat e mrekullueshme tė eposit popullor ēam. Duke njohur kėto vlera tė mahnitshme tė Ēamėrisė, shqiptarėt dhe tėrė dashamirėt e huaj do tė zgjonin interesimin dhe do tė dashuroheshin pas ēėshtjes ēame, si pas njė institucioni besimi tė rrallė e tė shenjtė qė u pėrkiste edhe atyre.

Shtėpia botuese "Bilal Xhaferri" nė sajė tė aftėsive, pėrkushtimit tė madh dhe lidhjeve tė shumta me politikėn shqiptare e atė ndėrkombėtare tė shkrimtarit Shefki Hysa, u rrit shpejt dhe po pėrjetonte dita-ditės njė bum botimesh tė veprave tė zgjedhura nga letėrsia botėrore, tė librave tė shkrimtarėve ish tė pėrndjekur politikė si Pjetėr Arbnori dhe veēanėrisht tė talenteve tė reja. Stafi i saj bėnte tė gjitha pėrpjekjet qė djemtė dhe vajzat e reja plot talent, jo vetėm tė Komunitetit Ēam, tė gjenin vetveten nė shtėpinė botuese "Bilal Xhaferri", tė afirmoheshin e tė mos pėsonin fatin e dikurshėm tė Bilalit, nė periudhėn e vėshtirė tė tranzicionit tė egėr kapitalist qė po pėrjetonte Shqipėria. Nė vitet e para tė periudhės postkomuniste ishte e vėshtirė tė gjeje mjete monetare pėr botime librash dhe talentet e reja shihnin njė strehė ėndrrash tek ky ent botues, pjesė pėrbėrėse e institucionit Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri"…

Nė vitin 1993 u arrit tė botohej edhe romani "Krastakraus" i Bilal Xhaferrit. Ishte njė nga veprat mė tė realizuara artistikisht me temėn dhe problematikėn e etnisė shqiptare aq tė parapėlqyer prej kėtij autori. Botimi u mundėsua edhe me ndihmėn e intelektuales ēame Ballkiz Halili, e cila e kishte ruajtur tė fshehur pėr vite me radhė njė kopje tė daktilografuar tė kėtij romani. Ky botim ishte njė sukses i madh e i papritur . Mė nė fund po i paraqitej njė vepėr nga mė dinjitozet opinionit shqiptar, jo thjesht figura e Bilalit, shkrimtarit disident tė kacafytur dhėmbė pėr dhėmbė me ish-regjimin diktatorial shqiptar.

Numri i botimeve u rrit nga viti nė vit dhe Shtėpia Botuese "Bilal Xhaferri" luajti njė rol tė madh pėr kombėtarizimin e ndėrkombėtarizimin e problemit ēam tashmė nė prag tė zgjidhjes.

Ja disa nga botimet mė tė spikatura tė kėtij institucioni me vlera kombėtare:
"Dashuri fatale", romancė (1992), Alfred de Musset.
"Dashuri e pėrgjakur (Pėrtej largėsive)", romancė (1992), Bilal Xhaferri
"Lavirja e denjė pėr respekt", novela (1992), Jean Paul Sartre
"Kur dynden vikingėt", novelė (1992), Pjetėr Arbnori
"Krisja e zemrės", poezi (1992), Gjin Progni
"Turtullesha dhe djalli", tregime (1992), Shefki Hysa
"Krastakraus (Ra Berati)", roman (1993), Bilal Xhaferri
"Mos ma kujto vdekjen", poezi (1993), Rudina Hasa
"Rebel", poezi (1993), Shpėtim Roqi
"Nata e qiparisave tė huaj", ese (1994), Artur Spanjolli
"Bukuroshja me hijen", romancė (1994), Pjetėr Arbnori
"Robėr tė paqes", roman (1994), Shefki Hysa
"Engjėll mėkatar", poezi (1994), Mirela Rapi
"Dosjet e gjalla", publicistikė (1995), Agim Musta
"Pjergulla e lotėve", poezi (1995), Namik Mane
"Kali i pėrmallimit", poezi (1996), Arshin Rexha
"Yjet e ėndrrave", poezi (1996), Etleva Shahini
"Vorbulla", roman (1997), Pjetėr Arbnori
"Parajsa e mallkuar", roman (1997), Shefki Hysa
"Parajsa e shitur", poezi (2002), Dylbere Dika
"Dhe dita vdes", tregime (2003), Dylbere Dika
"Klithmė shpirti", poezi (2004), Liri Hidėrshaj
"Aromė Ēamėrie", tregime (2004), Shefki Hysa
"Mrekullitė e rreme", tregime (2005), Shefki Hysa
"Mėkim shpirtėror", novelė (2005), Liri Hidėrshaj
"Pėr pak lumturi", poezi (2006), Venka Capa
"Rrėfimi", novelė (2006), Liri Hidėrshaj
"Dialog pėr paqen e pamundur", publicistikė (2006), Hysen Haxhiaj
"Pikėllim familjar", poezi (2006), Mina Ēaushi
"Me putrat tona shėtitėm botėn", roman (2007), Xhulia Xhekaj
"Dodona tempulli i lashtė i Shqipėrisė", artikuj studimorė (2007), Rasim Bebo
"Pendimi", novelė (2007), Liri Hidėrshaj
"Lotėt e trėndafilit", poezi (2008), Kostaq Myrtaj etj.,etj.


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara