HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


DASH kritika pėr lustracionin, pronat, “TemA”-n, Gėrdecin dhe Fazlliēin

-- nga TemA, VOA, 26.02.2009

Departamenti amerikan i Shtetit sapo nxori dje raportin mbi gjendjen e tė drejtave tė njeriut gjatė vitit 2008. Nė kapitullin pėr Shqipėrinė, nė raport ngrihen njė numėr shqetėsimesh qė kanė tė bėjnė me qėndrimin e autoriteteve ndaj pronės private, respektimit tė sė drejtės sė tė pandehurve pėr proceset e tė drejtat gjyqėsore, kushtet e burgimit etj. State Department Nė komentet lidhur me tė drejtėn pėr njė proces gjyqėsor tė hapur dhe tė drejtė, Departamenti i Shtetit jep komentet e tij mbi ligjin e pastėrtisė sė figurave. Raporti thekson se ky ligj ėshtė formuluar me terma tė mjegullta qė i japin qeverisė hapėsirė tepėr tė gjerė pėr tė pėrcaktuar vetė se ēfarė nėnkuptohet nga aktiviteti politik i ish-zyrtarėve tė sistemit komunist, duke i dhėnė dorė tė lirė tė vendosė se kush do tė shkarkohet nga detyra. Raporti nėnvizon edhe konfliktin e lindur ndėrmjet ekzekutivit dhe gjyqėsorit nga ky ligj, pasi pritet qė ligji tė prekė njė numėr anėtarėsh tė Gjykatės Kushtetuese.

Raporti i Departamentit tė Shtetit thekson mė tej se prona private vazhdon tė jetė njė problem i konsiderueshėm nė Shqipėri. Lidhur me kėtė ēėshtje nė analizėn vjetore tė Departamentit ngrihet problemi i hendekut mes kompetencave tė kufizuara tė ombudsmanit pėr tė vepruar dhe ankesave qė vijnė pranė tij lidhur me ēėshtjen e pronave.

Nė kapitullin pėr Shqipėrinė, Departamenti i Shtetit ngre gjithashtu shqetėsimin lidhur me kushtet nė burgje, tė cilat ende nuk pėrmbushin standardet ndėrkombėtare. Po ashtu, nė raport pėrmendet edhe rasti i 7 tė ndaluarve nė njė rajon policie qė ishin mbajtur mbi 15 ditė, pra pėr njė kohė shumė mė tė gjatė se periudha prej 48-orėsh qė lejohet pėr ndalim para gjykimit.

VOA



Pjesė nga raporti i Departamentit tė Shtetit


Gjyqėsori
Kushtetuta parashikon njė sistem gjyqėsor tė pavarur, megjithatė, presioni politik, kėrcėnimet, korrupsioni i pėrhapur dhe burimet e kufizuara ndonjėherė e pengojnė gjyqėsorin qė tė funksionojė nė mėnyrė tė pavarur dhe eficiente.

Mė 22 dhjetor, parlamenti kaloi njė ligj me kundėrshti pėr lustracionin, i cili pritet tė lejojė largimin nga postet publike tė njė numri tė madh zyrtarėsh qė kanė marrė pjesė nė “proceset politike”, ndėrsa shėrbenin nė pozicione tė larta qeveritare gjatė regjimit komunist, pėrfshirė kėtu gjykatės, prokurorė dhe tė tjerė zyrtarė tė fushės sė zbatimit tė ligjit.

Gjuha e mjegullt e pėrdorur nė ligj i jep mundėsi tė mėdha qeverisė qė tė pėrcaktojė se ēfarė do tė thotė “proces politik”, duke i lėnė dorė tė lirė nė pėrcaktimin e zyrtarėve qė duhen shkarkuar.

Vėzhguesit ndėrkombėtarė, pėrfshirė ata tė OSBE dhe KiE, kritikuan ashpėr ligjin dhe shprehėn shqetėsim se ligji do tė lejonte qeverinė tė kishte kontroll tė zgjeruar mbi gjyqėsorin.

Pėr mė tepėr, ligji thekson se personat qė janė subjekt i ligjit nuk mund tė marrin pjesė nė shqyrtimin ligjor tė tyre. Kjo e vė gjykatėn nė konflikt direkt me ekzekutivin, pasi njė numėr anėtarėsh tė gjykatės raportohet se janė tė prekur nga ligji.

Pronat
Rikthimi i pronave tė konfiskuara gjatė regjimit komunist vazhdon tė mbetet njė problem domethėnės.

Avokati i Popullit nė raportin e tij nėnvizon se gjatė njė viti kishte shqyrtuar nė total 223 ankesa, shumica tė lidhura me ēėshtjet e pronave.

Megjithatė, Avokati i Popullit thotė se kėto kėrkesa janė pėrtej juridiksionit tė tij ligjor. Ky hendek vazhdon tė ekzistojė, pavarėsisht kėrkesave tė vazhdueshme tė Avokatit tė Popullit pėr parlamentin, duke i sugjeruar amendimet pėrkatėse.

Autoritetet nuk mundėsojnė qė tė marrin jetė shumė ēėshtje pėr pronat, pėr shkak tė pasojave tė rėnda sociale dhe politike.

Sipas drejtorit tė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, buxheti i vendit parashikonte pėr vitin 2008 rreth 10.3 milionė dollarė pėr kompensimin e pronave.

Shoqatat e ish-pronarėve llogarisin se kostoja totale pėr kompensimin e pronarėve rreth e qark vendit llogaritet tė jetė rreth 3.2 miliardė dollarė. Deri nė fund tė vitit, nuk janė disbursuar fonde pėr kėtė ēėshtje.

Mediet
Kushtetuta dhe ligjet parashikojnė lirinė e shprehjes dhe tė shtypit, ndėrsa nė pėrgjithėsi qeveria i ka respektuar kėto tė drejta, raporte tė ndryshme flasin se qeveria dhe biznesi kanė ushtruar presion indirekt mbi medien.

Ndėrsa media ishte aktive dhe pėrgjithėsisht e pakontrolluar, ka probleme serioze me pėrdorimin e medias pėr qėllime politike. Nė disa raste gjatė vitit qė shkoi, zyrtarė tė lartė sulmuan ashpėr verbalisht mediet, duke i akuzuar ato pėr lidhje me mafien dhe rrjetet kriminale.

Zyrtarėt e lartė akuzuan tė tjerė gazetarė qė publikuan materiale pėr shkeljet e zyrtarėve publikė se kanė interesa personale financiare. Pavarėsisht qėllimeve politike, tė vėna nė pikėpyetje, roli investigativ i medias u rrit. Gazetarėt praktikojnė rregullisht vetėcensurėn.

Presioni politik, profesionalizmi i kufizuar dhe mungesa e financave kushtėzojnė dhe medien e pavarur, tė printuar. Radiotelevizioni Publik Shqiptar operon si stacion kombėtar televiziv dhe radiofonik. Pavarėsisht pėrmirėsimeve tė vogla tė kėtij stacioni gjatė vitit qė shkoi, profesionalizimi i RTSH mbetet nė pikėpyetje pėr shkak tė mbulimit pro-qeveritar dhe mungesės sė gazetarisė investigative.

Mė 2 shtator, Kėshilli Kombėtar i Radiotelevizioneve gjobiti stacionin televiziv “News 24” me 800.000 lekė, pak a shumė 9 mijė dollarė, dhe dha paralajmėrim pėr gjobė ndaj televizionit “Vizion Plus” pėr transmetimin e njė spoti qė dhunonte tė drejtat ligjore pėr reklamat e grupeve politike jashtė periudhave zgjedhore.

KKRT pretendonte se njė OJF me orientim politik, G99, kishte paguar pėr reklamėn qė ironizonte qeverinė. Stacionet televizive pretendojnė se G99 ka statusin e njė OJF, ēka nėnkupton se ligjet zgjedhore nuk mund tė aplikohen mbi tė dhe kritikuan gjobėn e KKRT si njė pėrpjekje pėr tė mbytur kriticizmin ndaj qeverisė.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kėshilloi KKRT tė anulojė gjobėn si tė pabazuar nė ligj.
“News 24” e ēoi ēėshtjen nė gjyq, i cili vazhdon ende.

KKRT ėshtė akuzuar se ka kontroll strikt mbi licencimin e transmetuesve, duke u lėshuar licenca vetėm atyre transmetuesve qė janė nė favor tė qeverisė.

Mė 10 mars, Tom Doshi, njė anėtar i parlamentit shqiptar, sulmoi fizikisht njė gazetar investigativ, Besar Likmeta, gjatė njė takimi tė paracaktuar.

Doshi e paralajmėroi verbalisht Likmetėn, njė redaktor pėr publikimin online Balkan Insight, nė lidhje me hetimin pėr korrupsion tė supozuar tė Doshit dhe mė pas e goditi atė.

Likmeta kishte shkruar njė seri artikujsh nė lidhje me diplomat e falsifikuara nė vend dhe kishte informuar Ministrinė e Arsimit se Doshi nuk kishte fituar diplomėn, ashtu siē e kishte deklaruar nė faqen e parlamentit.

Njė dėshmitar dhe njė tjetėr anėtar i parlamentit mohuan qė ngjarja tė ketė ndodhur dhe mė vonė gazetari tėrhoqi akuzat. Likmeta pretendon se i ka tėrhequr akuzat, pėr shkak se ka frikė se mund tė lėndohen anėtarėt e familjes.

Mė 3 shtator, qeveria pėrsėriti kėrkesėn qė “Top Channel” tė largohej nga godina e saj, nė pronėsi shtetėrore. Stacioni kishte njė kontratė 20-vjeēare me qeverinė pėr ambientet. “Top Channel”, njė televizion kryesor qė ka qenė kritik ndaj qeverisė, apeloi ndaj vendimit tė Kėshillit tė Ministrave pėr largimin nga godina, kėrkesa ėshtė ende nė shqyrtim.

Mė 11 dhjetor, Ministria e Brendshme lėshoi njė urdhėr pėr Ministrinė e Ekonomisė qė tė prishė njė kontratė 20-vjeēare qiraje mė gazetėn “TemA”, njė gazetė qė kishte qenė kritike ndaj partisė nė pushtet, pėr ēėshtje tė “sigurisė kombėtare”. Ministria e Brendshme pretendon se zyrat e “TemA”-s ishin shumė afėr godinės, ku pritet tė prodhohen kartat e identitetit pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Tė gjithė shtetasit, pėrfshirė medien e huaj, kanė tė drejtėn qė tė marrin informacion nė lidhje me aktivitetet e qeverisė dhe personave qė kryejnė funksione shtetėrore, megjithatė qytetarėt shpesh hasin probleme serioze pėr tė marrė informacion nga institucionet qeverisėse dhe publike.

Korrupsioni
Ligji parashikon dėnime penale pėr korrupsionin zyrtar. Megjithatė, pavarėsisht disa arrestimeve tė zyrtarėve tė rangjeve tė larta dhe qeverisė qendrore, korrupsioni vazhdon tė mbetet njė pengesė pėr reformat thelbėsore dhe njė problem serioz.

Mė 13 dhjetor, Gjykata e Lartė caktoi pesė gjyqtarė pėr tė shqyrtuar padinė e prokurorisė ndaj ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, pėr parregullsi nė projektin mė tė madh publik nė vend, autostradės Durrės-Kukės. Parlamenti e hoqi imunitetin e Bashės nė dhjetor tė vitit 2007.

Mė 16 qershor, parlamenti hoqi imunitetin pėr ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, qė dha dorėheqjen nga detyra mė 17 mars nė lidhje me hetimet pėr njė shpėrthim nė njė punishte demilitarizimi nė Gėrdec, qė solli vdekjen e 26 personave.

Zyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm ishte duke hetuar pėr pėrgjegjėsit e shpėrthimit gjatė fundit tė vitit, disa ndėrkombėtarė dhe media shqiptare akuzuan zyrėn e kryeministrit se po pėrpiqej tė pengonte atė dhe hetime tė tjera.

Mė 10 dhjetor, hetuesit nga Ministria e Drejtėsisė tentuan tė marrin dosjet e Damir Fazlliēit, njė biznesmeni serbo-boshnjak, tė dyshuar pėr pastrim parash. Mė 11 dhjetor, Ministria e Brendshme deklaroi se do tė padiste dy prokurorė qė tentuan tė marrin nė pyetje Fazlliēin duke deklaruar se urdhri ishte ilegal.

Ndaj Fazlliē, i akuzuar pėr pastrim parash nė Shqipėri, kishte njė urdhėr qė mė 8 tetor pėr ty pyetur, ndėrsa gjatė njė vizite nė Shqipėri ai arriti tė largohej nga vendi pėrpara se tė pyetej.

Ekspertėt ligjorė e karakterizojnė kėrcėnimin e Ministrisė sė Brendshme pėr padi ndaj prokurorėve si njė kėrcėnim tė hapur pėr tė penguar Zyrėn e Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr tė hequr akuzat ndaj Fazlliē, i cili ėshtė akuzuar pėr lidhje me rangjet e larta qeverisėse.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara