HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


FEJA NĖ SHĖRBIM TĖ KOMBIT

Shefqet Dibrani -- nga Shefqet Dibrani, 1992

Shkrimi qė po i afrohet lexuesit ėshtė shkruar nė vitin 1992. Nuk ėshtė rezultat i zhvillimeve tė fundit. Atėherė nuk ėshtė lejuar tė botohet te revista "Fjala" nė Prishtinė kur kryeredaktor i saj ishte dr. Milazim Krasniqi, atėherė sekretar Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, politikan e zėdhėnės nė LDK qė e drejtonte dr. Ibrahim Rugova.
Njė pjesė e shkurtuare kėtij shkrimi vite mė pas ėshtė botuar te revista "Veprimi" nr. 3 (me sa di gjatė vitit 1993), qė doli pėr pak numra nė Preshevė.
Pas pėrfundimit tė Luftės nė Kosovė, po ky shkrim iu ka ofruar gazetave dhe mediumeve tė shumta nė Kosovė por me sa di askund nuk ėshtė botuar. Gjatė vitit 2002, ėshtė botuar nė faqen e internetit te "ALBEUROPA", kurse tashti pėrveē ndonjė freskimi me aktualitetin, shkrimi nuk ka nevojė tė pėson ndryshime edhe pas 17 vitesh qė ėshtė shkruar.

Autori


ROLI DHE RĖNDĖSIA E FESĖ NĖ SHOQĖRI TĖ HAPUR

Feja nė shėrbim tė kombit:
Vitet 1990-1991, shėnojnė kohėn e ndryshimeve nė Evropėn Lindore, ku do tė qesin nė pah pasojat e sistemit komunist qė kishin lėnė vragė nėpėr kėto vende, si nė zhvillimin ekonomik po ashtu nė atė industrial, kulturor dhe religjioz. Pėrkundėr faktit se nė tė gjitha vendet e Lindjes, politika e centralizuar komuniste ishte kundėr fesė, prapėseprapė ato vende nuk e shkėputėn kontinuitetin e besimit nė tempujt e tyre shpirtėrore, tė cilat nė kushte tė vėshtira kishin marrė edhe fatin e kombit nė duart e tyre. Tashmė nė pjesėn kryesore tė kėtyre vendeve Kisha ishte bėrė simbol i rezistencės dhe rrugė e vetme pėr ta shporrur nga vendi komunizmin.

Kjo gjendje nė Shqipėri ndryshonte. Atje feja ishte ndaluar me ligj. Ishin pėrdhosur institucionet e shenjta, klerikėt ishin katandisur nėpėr burgje. Kontinuiteti i mėsimit fetar e kishte humbur ritmin e tij. Tashmė atje gjeneratat hynin nė dekadėn e tretė pa ushtrimin dhe ndikimin e fesė, si religjion, si kulturė.

Tani mė ishin zgjuar ambiciet e kishės ortodokse greke dhe qėllimet e saj politike pėr tė invaduar nė Jugun e Shqipėrisė, po ashtu kishte filluar njė invazion i paparė i vendeve islamike, kurse evropianėt rrinin indiferent ngase ata gjithmonė kanė qenė alergjik ndaj fesė islame. Interesat politike tė cilat ishin kamufluar nėn petkun religjioz paraqisnin shenjat e para mjaftė tė rrezikshme pėr tė ardhmen e vendit, ndonėse edhe vet intelektualėt shqiptarė i frynin me tė madhe zjarrit tė ndasive religjioze duke u bėrė hallka tė sė keqes nė kėtė pėrmbytje tė madhe.

Pėr t'u marr seriozisht me trajtimin e kėsaj teme duhet pasur guxim dhe kuraje sepse njė shtresė e caktuar as nuk do tė tė kuptoj karshi interesave tė tyre tė ngushta. Megjithatė kjo temė nuk duhet tė mbetet tabu, prandaj trajtimin e kėsaj dukurie po e lėmė mė shumė nė formė tė njė ideje se sa si trajtim i mirėfilltė shkencor, ku do tė pėrpiqem me shpaluar sheshazi edhe rrezikun qė i kanoset Jugut tė Shqipėrisė nga ndikimi dhe tendenca e Kishės Ortodokse greke dhe tė invazionit Islamik qė pretendonte tė mbuloj Shqipėrinė, duke dhėnė edhe udhėzime elementare, pėr njė preventivė tė mundshme pėr t'i balancuar tendencat e lindjes dhe perėndimit nė kėtė plan.

Nuk arrita tė mėsoj kurrė pse nuk u debatua mė seriozisht, si hapa preventivė nė kohėn kur ende s'kishin invaduar Kisha Ortodokse greke dhe Organizata Fanatike nga Lindja e Afėrt nėpėr gjithė Shqipėrinė e dal nga regjimi obskurantist. Shikuar nė retrospektivė, ngjarjet qė ndodhėn mė vonė, nė Shqipėri dhe qėllimet e politikes Orientale Islamike pas luftės nė Kosovė, qė e kanė pėrmbytur atė vend, tashti pas kaq e kaq vitesh mė japin tė drejt tė them se pikėpamjet e shtruara nė atė kohė paskan qenė absolutikisht tė sakta, ndėrsa tagrin e pasojave po e paguan Kosova e sotme, po mė shumė kėtė tagėr do ta paguajnė brezat qė do tė vijnė.

Edukata fetare e fėmijės:
Ēdo fėmijė i vogėl, fjalėn e parė qė mund ta dėgjoj nga Nėna e tij ėshtė Krishti apo Muhamedi, kjo ndodhė te fėmija i porsalindur i cili ende thithė qumėshtin e nėnės. Pse ndodhė pikėrisht kėshtu? Sepse lutjet nė shenjtin e tij Zotin, gjendjen shpirtėrore tė nėnave nė situata tė caktuara, nė mėnyrė permanente, me njė imagjinatė a fantazmė tė pa pėrshkruar e mėkon besimi te Zoti. Nėnat, bekimin mė tė madh fėmiut ia bėjnė duke fragmentarizuar pjesė tė caktuar nga librat e shenjtė Bibla apo Kurani. Fėmiu qė rritet instinktivisht i nxitur nga prindėrit, fillon tė marrė pjesė nė ritet fetare. Kėto ndodhin nė ēdo shtėpi dhe njėherit ēdo fėmijė e brumosin me porosit morale tė fesė qė i pėrkasin prindėrit.

Pa pyetur "pėrse", fėmiu futet nė krishterizėm apo islamizėm, dalėngadalė, instinktivisht pa bėrė zė e pranon fenė e prindėrve, (vallė kush ka bėrė zė apo ka menduar pėrse pranuam kėtė apo atė fe). Dhe ėshtė krejt normale se fėmiu i posa lindur pranon fenė e mesit ku ai lind, pra nė cilėn zonė fetare lind ai. Dhe pa mbushur formularėt e anėtarėsimit e pėrqafon fenė e ati rrethi, mė konkretisht fenė e familjes. Pra zgjedhja e fesė nuk ėshtė rezultat i njė zgjedhje tė vullnetshme, por ėshtė njė imponim spontan, madje i dhunshėm nga prindėrit.

Bindjet fetare u ngjajnė shumė bindjeve morale dhe zakoneve. Askush nuk di t'i pėrgjigjet pyetjes pėrse ka pranuar dhe praktikuar njė zakon. Andaj edhe fyerjet dhe abuzimet tjera qė bėjnė ndaj feve duhet t'i shmangim nga fjalori bastard i mėsuar dekada me radhė.

Shoqėria jonė ka hyrė edhe ajo, mė sė fundi nė epokėn e pluralizmit politik. Nė kėtė kohė nuk kemi tė bėjmė me besimin nė kultin e individit, qė predikoi Zotin, dhe sipas kėsaj duhej ta kemi vetėm njė mendim, vetėm njė rrugė, vetėm njė parti, vetėm njė organizatė, vetėm njė gazetė, vetėm njė roman, vetėm njė libėr, vetėm njė dramė, vetėm njė fjalė qė sė bashku bėjnė vetėm njė tragjedi... Pra deshėm apo nuk deshėm nė shoqėrinė tonė u shfaq pluralizmi i mendimeve qė nėnkupton, mendimin, qė me udhė tė ndryshme tė arrihet liria! E, ē'kuptojmė me pluralizmin fetar, pėrveē udhė tė besimeve pėr tė arritur nė Parajsė. Pluralizmin fetar e kemi pasur qė moti, ngase hapėsira shqiptare i pėrket tri besimeve tė mėdha tė cilėt kanė ndikimin e tyre nė regjione tė caktuara tė vendit.

Kur jemi nė pluralizėm, jo vetėm politik por nė pluralizėm tė shprehjes sė lirė tė mendimeve dhe bindjeve fetare, duhet tė shfrytėzojmė tė gjithė faktorėt e rėndėsishėm pėr ecjen pėrpara tė shoqėrisė sonė, si nė planin ekonomik, ashtu edhe nė atė moralo-kulturor, duke shfrytėzuar nė maksimum edhe pluralizmin tonė fetar nė shėrbim tė perspektivės, duke ushqyer shpirtėrisht njeriun tonė me porositė themelore tė librave tė shenjtė, tė cilėt bazė fundamentale tė edukatės kanė dashurinė pėr njėri-tjetrin, mėshirėn pėr nevojtarin, bujarinė, tolerancėn, vėllazėrimin etj. Tokat shqiptare janė tė ndara nė disa zona fetare. Kjo ndarje fetare e shqiptarėve nuk duhet tė kuptohet si rrezik nė aspektin retrospektiv, por duhet tė kihet parasysh nė aspektin perspektiv.

Mund tė thuhet se pesha specifike e fesė, nė procesin e riformimit tė shpirtit tė njeriut ėshtė e madhe, dhe njė mospėrfillje e saj shkakton probleme specifike morale e pse jo edhe politike. Tek shqiptarėt gjithnjė kanė ekzistuar dy tendenca. Njė tendencė intelektuale pėr njėsimin e fesė dhe pėr shqiptarizimin sa mė tė mundshėm tė feve ekzistuese dhe tendenca tjetėr antiintelektuale pėr tė pjell sa mė shumė fe dhe sa mė tepėr pėrmes fesė tė denigrohet kultura kombėtare. Mospėrfillja e pushtetit tė madh shpirtėror nga ana e komunistėve ishte e njė botėkuptimi sektar, qė nuk respekton ndjenjat e bindjet e njeriut. Ėshtė ky njė episod shumė sinjifikativ qė duhet tė trajtojė pushtetin shpirtėror tė institucioneve fetare.

Njė tendencė dhe njė rrezik permanent i pėrmasave tė mėdha pėr edukimin shpirtėror tė shqiptarėve sidomos atyre nė Shqipėri, u pa me invadimin e klerikėve tė ndryshėm tė cilėt pushtuan pėllėmbė pėr pėllėmbė tokėn e atij vendi, kurse nė Kosovė kjo dukuri u ēfaq vetėm pas pėrfundimit tė Luftės, me invazionin marramendės tė Vendeve Arabe tė cilat nėpėr fshatra tė tėra kushtėzonin meremetimet dhe ndreqjet e shtėpive me ngritjen e njė tempulli fetar. Pra, nė tė dy rastet, nė Shqipėri pas rėnies sė diktaturės komuniste dhe nė Kosovė pas shporrjes sė sllavėve kanė vėrshuar nga anėt e anėve klerik dhe organizata tė ndryshme tė cilat shkojnė dhe propagandojnė fenė e tyre, duke pasur duar tė lira tė bėjnė dhe realizojnė qėllimet e tyre. Kjo s'do tė kishte gjė tė keqe nė kushte tė tjera, mirėpo, nė kushtet e tanishme, nė tė cilat gjenden institucionet shtetėrore dhe fetare tė Shqipėrisė si dhe institucionet shtetėrore tė Kosovės, ata njerėz qė predikojnė ato fe, do tė spekulojnė duke ditur interesat materiale dhe interesat e tjera jetike.

Klerikėt e Kosovės dhe tė diasporės, tė cilėt i shpėtuan kthetrės sė ateizmit bolshevik e nė mėnyrė tė pandėrprerė e kanė ushtruar profesionin e tyre, dhe tė cilėt kanė ndikim tė madh tek besimtarėt, zotėrojnė mjete tė shumta materiale, duhet tė punojnė pėr aspektin shqiptar tė feve, pėr rritjen e profesionalitetit dhe autoritetit tė klerikėve shqiptarė. Ata duhet tė drejtojnė vetė institucionet fetare, e jo tė lejojnė tė vinė nga ana e anės klerik tė huaj dhe tė predikojnė ēfarė iu pėrshtatet pėr tė realizuar interesat e tyre.

Po ashtu edhe intelektuali shqiptar, i cili pėr fe ka shqiptarizmin, sot ka detyra tė mėdha. Sė pari, qė nė asnjė mėnyrė tė mos jenė indiferentė ndaj feve, sidomos ndaj klerikėve si kolegė dhe bashkėpunėtorė nė projekte tė ndryshme shkencore. Pozita mė e mirė e ēdo intelektuali, do tė ishte qė pėr hir tė interesave kombėtare me respektin e tij, t'u pėrkasė tė tri feve tė sotme qė ushtrohen nė trojet tona. Me shpresė se kjo do te zbuste sadopak efektin ndarės e pėrēarės, tė cilin e shkaktoi pėr njė periudhė gjysmėshekullore rryma ateiste e bolshevizmit stalinian, duke i shkaktuar dėm tė madh shpirtit fisnik tė njeriut tonė. Prandaj, klerikėt dhe intelektualėt shqiptar kanė shumė detyra atdhetare nė kėto kohė.

Toleranca e feve:
Analiza e marrėdhėnieve tė feve, sidomos nė truallin shqiptar, tregon se ky popull nė asnjė rast, nė asnjė periudhė historike, edhe pse nėn sundime tė ndryshme dhe pėrkundėr pėrpjekjeve, nuk pati pėrēarje, grindje apo luftėra fetare ndėrmjet veti, ēka ėshtė shumė normale edhe pėr shtetet mė moderne demokratike tė cilat pėr bazė fetare kanė krishterimin p.sh. Irlanda e Veriut dhe Anglia. Nė asnjė rast predikuesit e feve, tė tė tri besimeve nuk patėn kėmbėngulje kategorike, pėr tė mbisunduar mbi fenė tjetėr dhe proklamuar se vetėm ajo fe qė ushtron vet, ka tė drejtėn e ekzistencės. Sot gjendja ndryshon, madje ka shenja tė dukshme tė radikalizmit fetar nga fondamentalistėst apo integralistėt e feve qėndrojnė tamam nė kėto pozita mostolerance, megjithėse historia e feve, sikurse edhe historia e feve shqiptare ėshtė e mbushur pėrplot me shembuj tė njė tolerance tė madhe.

Edhe pushtuesit mė tė rreptė me besimin islamik (sulltanėt ndėrmjet tyre) janė treguar tolerantė ndaj fesė sė popujve tė okupuar, sikurse edhe shqiptarėt nė periudha tė ndryshme historike qė u treguan mjaft tolerantė e solidar siē ėshtė rasti me ēifutet gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Po sot kėtė tolerancė e gjejmė tė kultivuar kryesisht te krishterizmi evropian dhe ai amerikan tė cilėt edhe nė kėto rrethana kanė lejuar nė Kosovė tė ndėrtohen gjithė ata tempuj tė fesė islame, po mė shumė kjo tolerancė do tė vėrehet me ushtrimin e kėsaj feje pa asnjė pengesė nėpėr vendet evro-amerikane, duke dėshmuar se toleranca fetare e kėtyre vendeve ka pushtuar shpirtrat e miliona njerėzve tė cilėt pėr fe kanė islamizmin. Kjo tendencė nė rritje sigurisht qė i ka penguar dhe i pengon Organizatat fanatike qė janė pėr njė radikalizėm dhe pėr njė mos tolerancė nė mes feve.

Kulturėn e njė tolerance fetare nė kohėrat e shkuara e gjejmė edhe nė vendet arabe tė cilat edhe pse ligjet i kanė tė bazuara nė tė drejtėn islame, nė vendet e tyre kanė lejuar ngritjen e kishave, tė cilat kanė ushtruar fenė e krishtere nė mėnyrė autonome. Sidomos, kur u pushtua Spanja, predikuesit e besimit islamik (shek. IX), nė Universitetin e Kordovės, lejonin tė jepej aty mėsim, njėkohėsisht, nga mysliman, tė krishterė dhe ēifutė! "Noli, duke qenė vetė klerik i krishterė, nė shkrimin e tij "Lėvizja panislamike nė Misir" i thur lavde qytetėrimit islamik arab dhe, nė mėnyrė tė veēantė, tolerancės sė madhe qė ky qytetėrim pat treguar (nė shekujt e kaluar) ndaj besimtarėve tjerė".

Por, e ashtuquajtura luftė klasore, qė u praktikua nė gjithė kampin e socializmit, tregoi njė arrogancė tė paparė ndaj fesė, sidomos pushteti i Enver Hoxhės nė Shqipėri, i cili si justifikim teorik pat mohimin e ēdo lirie tė besimit dhe tė mendimit, si pretekst pėr tė shtypur ēdo lloj kulti tjetėr, pėrveē atij tė "prijėsit"; pastaj ndėshkimet fizike, shartimi, gjegjėsisht prekja e ideve nė veprat e rilindėsve kur ishte fjala pėr predikim fetar, prishja e institucioneve fetare e gjer tek likuidimet e atyre klerikėve, qė guxuan tė merren me predikimin e vlerave mė pozitive tė fesė, ēuan nė njė denigrim tė madh, nė njė shkatėrrim gati tė plotė tė shpirtit tė njeriut.

Vrazhdėsia e sjelljeve tė klasės nė pushtet dėmtoi shumė shpirtin njerėzor, duke u sjell ashpėr, rreptėsinė nė dėnimin e tjetrit; prirjen pėr t'u zemėruar me mikun, indiferencėn ndaj tė leckosurit qė kėrkon lėmoshė, gatishmėrinė pėr t'u grindur, sharė, ngacmimin ofendues tė femrės, shtyrjen me bėrryla tė tė fortit ndaj tė dobėtit, tallja nė rrugė etj. Kjo vrazhdėsi u gjeneralizua, u bė terren ushqyes pėr klasėn nė pushtet, e cila nuk ngurroi tė bėjė procese tė montuara dhe ti linēoj njerėzit dhe klerikėt me burgime tė pėrjetshme.

Qėndrimi parimor ndaj fesė:
Me kėtė rast nuk duhet nxehur gjakrat, por kjo ėshtė njė shenjė e tmerrshme qė ėshtė bėrė ndaj njerėzve e shpirtit njerėzor: se sa e tmerrshme dhe tragjike do tė ishte pėrsėritja e tyre, siē i kemi dėgjuar indikacionet e kėtyre ditėve nė Kosovė. Tani mė shihet nevoja e madhe dhe mjaftė urgjente pėr njė punė sistematike, frontale, nė drejtim tė shėndoshjes sė shpirtrave, nga ana e tė gjithė atyre qė, drejtpėrdrejti apo tėrthorazi kanė tė bėjnė me shpirtin e njeriut, me edukimin e njeriut me drejtimin e shtetit.

Nga qėndrimet parimore tė intelektualėve ndaj fesė duhet tė burojnė edhe qėndrimet e besimtarėve, edhe atyre mė fanatikėve. Nė rast se forcat demokratike e nė rend tė parė ato fetare arrijnė tė pėrparojnė shpirtin vizionar tė njeriut, megjithėse jo tė idealizuar, por nė thelbin e tij paqėsor, joviolent, tė butė, zemėrbardhė, solidar nė fatkeqėsi, shkurt, formimin e njė njeriu, qė do tė kishte pėr model figura nga librat e shenjtė, kjo do tė ishte njė fitore e madhe pėr shoqėrinė tonė. Kjo, mendoj, nuk ėshtė aspak njė utopi, as edhe njė qėllim tepėr i largėt, qė do tė kėrkonte shumė e shumė brezni. Pas njė periudhe kohore 15 eventualisht 20 vjetėsh, do tė kemi njeriun shqiptar qė do tė pėrshkohet nga njė shpirt i butė, i dashur e humanitar. Sikurse qė do tė kemi besimtarė tė mirė, tė cilėt siē respektojnė shenjtorėt e fesė sė vet, respektojnė shenjtorėt e fesė tjetėr, po ashtu do tė respektojnė festat, kultet, ritet e nė veēanti kulturėn dhe traditėn kombėtare. Nė tė kundėrtėn do t'i korrim rezultatet e sė keqes, mos tolerancės tė cilėn do ta pėrjetojmė edhe ne vet, po mė shumė brezat qė do tė vijnė.

Nė kėtė mėnyrė njė shėrbim i madh mendoj do t'i bėhej shqiptarizmit tė fesė, duke nxjerr nė pah shenjtorėt qė kombi ynė u ka dhėnė feve. Po sikur nė kėtė drejtim tė angazhohen klerikėt, shkrimtarėt, psikologėt, pedagogėt, sociologėt, mjekėt, me njė fjalė njerėzit e mbėrrimė, e tė pėrpunonin njė program shkencor, kompleks, pėr njė zhvillim tė shėndetshėm fizik e shpirtėror tė shkollarėve. A thua pas njė periudhe tė shkurtėr kohore kėta shkollarė nuk do tė ndryshojnė nga ata tė sotmit? A thua shpirtin e tyre nuk do ta mbushte gėzimi e optimizmi pėr shqiptarizimin e fesė, nė vend tė injorancės e tė denigrimit. Kėshtu pėr tė shkuar tek ideali atdhetar pėrmes fesė na duhet shpenzuar energji tė shumta intelektuale, na duhet punė e pėrpjekje tė sinqerta. Pra, pse tė jemi pesimistė e skeptikė ndaj perspektivės. E gjithė kjo na duhet edhe pėr tė mos arritur, qė tė huajt tė instrumentalizojnė fenė. Klerikėt tanė duke thithur jo vetėm dije shkencore, por mė shumė se ēdo gjė duke thithur edukatė, duke thithur mirėsi, zemėrbardhėsi, e pse jo, edhe trimėri e patriotizėm, nė mėnyrė qė klerikėve tė huaj tė mos u japin nė duar asnjė koniunkturė dhe asnjė faktor tjetėr pėr tė ndikuar negativisht nė jetėn e kombit tonė. Kjo qė u tha deri mė tani, do tė jetė njė pėrdorim i ndershėm i fesė, dhe shembull i mirė, si burim frymėzimi pėr veprime paqėsore, pėr veprime tė urta, njerėzore, pėr veprime pajtimi e dashurie ndaj njėri-tjetrit.

Gjendja e krijuar nė Shqipėrinė komuniste, ku diktatura pėrmbyti tė gjitha institucionet fetare, ishte shansi mė i mirė i pretendimeve greke pėr tė invaduar nė kėtė vend pas shkatėrrimit tė komunizmit. Po me kėtė avaz kanė vėrshuar Organizata Islamike nga Vendet Arabe. Tashmė Shqipėrisė i mungonin kuadrot e veta profesionale, ishte bėrė njė shkėputje e kontinuitetit tė ushtrimit dhe edukimit laik, gjė qė siguroi kushte tė favorshme pėr pretendimet ultra-nacionaliste greke dhe atyre fundamentaliste islamike. Tashmė nėpėr Shqipėri kleri grek shėtitej pa pengesa dhe atė nėn maskėn vėllazėrore pėr tė restauruar kishat e me kėtė duke agjituar propagandė nacionaliste, ku as shtetet mė demokratike nė botė kėto gjėra nuk i tolerojnė. Duke shfrytėzuar gjendjen e rėndė ekonomike, kisha greke tashmė filloi tė helenizoj pjesė tė caktuara tė trojeve shqiptare, filloi t'ua ndryshon emrat dhe kombin. Dhe siē thuhet nė kėto kushte shqiptari i sfilitur nga diktatura e kuqe, brenda dite ishte nė gjendje tė ndryshon shtat herė fenė.

Bredhjet e klerit grek nėpėr Shqipėri, pėrkrahja qė iu dha Kryeklerikut edhe nga intelektual tė njohur nė vend, e deri te pritja madhėshtore qė iu bė nga intelektual e klerik shqiptarė nė Amerikė qet nė pah defekte tejet tragjike me pėrmasa shqetėsuese. Po kėtij revani ia mėsynė shoqata tė ndryshme islamike tė cilat nė emėr tė ndihmės "vėllazėrore" ishin nė gjendje qė nė secilin fshat tė ndėrtonin nga njė xhami. Pra as grekėt e as arabėt nė Shqipėri nuk erdhėn me qėllime fisnike, por me prapavija tė tejdukshme politike. Logjika greke ka punuar me vetėdije tė plotė se pėr ta mbajtur tė robėruar Ēamėrinė e Selanikun, duhet pasur pretendime nė Korēė, Gjirokastėr e pse jo edhe nė Elbasan. Kjo logjikė ka vepruar nė mėnyrė perfide sa qė ka arritur sot tė jetė altoparlantė e politikės shtetėrore dhe diplomatike tė Greqisė ku pėr fat tė keq kėsaj daulleje po i mėshon kleri dhe mjerisht njė pjesė e intelektualėve shqiptarė.

Nė Kosovė kjo gjendje ndryshonte pėr arsye tė funksionimit tė vazhdueshėm tė institucioneve fetare edhe gjatė periudhės sė komunizmit. Edhe kėtu shihen disa lėvizje apo mė mirė t'i quaj disa prirje pėr t'iu rikthyer religjionit, tashmė nė ekstremin tjetėr, pra atij fundamentalisto-islamik. Ėshtė pėr t'u ēuditur kur dėgjon se sot me dhjetėra intelektual shqiptarė, mėsues e profesor, inxhinier e nėpunės administrate, tė cilėt deri dje ishin funksionar politik tė Lidhjes Komuniste e mė kėtė ateist tė pėrbetuar, tashmė iu kthyen papritmas xhamive dhe axherimit, shembull tipik i njė fushate panislamike nė kohėn kur ndėrrojnė erėrat politike. Po kėshtu vepruan edhe nostalgjikėt e ateizmit enverian, qė pat marrė pėrmasa tė mėdha nė Kosovė, tash edhe ata iu kthyen befas besimit dhe orientit, tė cilėt na dalin mė klerik se vet kleri, vetėm se duke i zėvendėsuar teoritė edhe ashtu tė shtrembėruara tė marksizėm-leninizmit. E gjithė kjo hipotezė tani pas Luftės sė Kosovės ėshtė duke u vėnė nė skenė dhe qėllimet panorientale kanė marrė pėrmasa shqetėsuese.

Padyshim se arma mė e ftohtė pėr ta asimiluar njė popull ėshtė feja. Kjo formė mund tė quhet mbytje me pambuk. Ndonėse asimilimi fetar kėrkon kohė tė gjatė, sllavėt kėtė e pėrdornin duke e kombinuar me dhunė permanente se gjoja kėtė e bėjnė nė mbrojtje tė krishterizmit, pėr tė cilin besim do tė flijohen, pėr ta penguar invadimin islam drejt Evropės.

Me kėtė metodė, mė shumė se tė gjithė tė tjerėt kanė pėsuar shqiptarėt. Nė kohėn kur u shkatėrrua perandoria romake dhe me fillimin e ndikimit tė Bizantit, mjet tė vetmin pėr ta pushtuar njė vend ishte feja. Invadimet e shumta dhe mjaft tė shpeshta nė periudha tė ndryshme tė cilat shoqėroheshin me luftėra tė pandėrprera bėri qė shqiptarėt tė lodhen e drobiten. Sllavėt nė tokat shqiptare synim pushtimi kishin institucionet fetare duke i adaptuar si kisha tė tyre, me ē'rast bėhej edhe terror mbi popullatėn vendore dhe tė pambrojtur tė cilėn e pėrbėnin shqiptarėt. Pėr t'i shpėtuar kėsaj shfarosje, njė numėr i madh i popullsisė u kthye nė ritin bizant tė cilin e udhėhiqnin kryesisht sllavėt, duke i pranuar tė gjitha ritet e ortodoksizmit.

Nė kėtė kohė fillon sundimi i egėr serb ku ekzistonte njė dallim etnik midis shtresave tė ulėta popullore tė pėrbėrė kryesisht nga shqiptarėt dhe klasės sunduese feudale nė shumicė serbe e pėrzier me pak element shqiptarė. Nė rrethanat e sundimit politik e fetar tė kishės serbe, kjo popullsi shqiptare, si element politikisht e shoqėrisht e shtypur, i ishte nėnshtruar njė procesi sllavizimi dhe duke qenė ortodokse, pėr shkak tė mbizotėrimit politik e fetar serb, mbante njė antroponimi qė e kishte humbur karakterin e dalluar etnik shqiptar dhe i pėrkiste nė shumicė antroponimisė sė sferės ortodokse serbe e bizantine, ose ishte e pėrzier shqiptaro-sllave, krahas asaj pjese tė popullsisė shqiptare tė besimit katolik qė mbante antroponimi tė pastėr shqipe.

Popullsia shqiptare e cila ruante me fanatizėm krishterizmin sipas ritit romak, pėr t'u dalluar nga pjesa tjetėr e popullsisė shqiptare tashmė qė kishin pranuar ritin ortodoks me sa duket i quante "shkie". Kjo shprehje edhe sot e kėsaj dite ruhet ndėr shqiptarėt dhe me fjalėn "Shka, shkja, shkie" etj nėnkuptohej ai qė nuk i zbaton ritet fetare tė familjes, pėrkatėsisht i dal nga rendi dhe rregullat familjare. Mendoj se pėr t'u shpjeguar kjo fjalė pėr bazė duhet marrė kuptimi dhe domethėnia e saj se sa teoritė e deritanishme. Megjithatė kjo le tė mbetet ēėshtje e profesionistėve dhe atyre qė i qėmtojnė mė saktė gjėrat shkencore qė bien nė fushėn e emėrtimeve dhe prejardhjes sė atyre fjalėve.

Tashmė shqiptarėt e kthyer nė kėtė rit, predikimet e tyre i dėgjonin nė gjuhėn sllave, po ashtu edhe festat filluan tė mbahen sipas kalendarit Bizant qė e predikonin sllavėt, kėshtu qė u krijuan parakushtet e njė ndarje tė re tė popullsisė tė cilės dalėngadalė filloi t'i imponohet edhe gjuha sllave. Pėr mė shumė kjo ndodhi pėr shkak tė rregullimit tė dokumentacionit, bekimeve, kongulimeve e riteve tė tjera qė ishin tė pėrditshme dhe bėheshin vetėm nė gjuhėn sllave. Tashmė, ky etnikum shqiptar qė dalėngadalė u asimilua nė shkie e jo sllav, dallohej nga pjesa tjetėr e popullsisė shqiptare dhe e atyre ardhacakėve sllav. Ėshtė e rėndėsishme tė rikujtohet se popullsia vendėse kurrė nuk e quajti kėtė etnikum serb, sepse nuk ishin. Elementi shqiptar tashmė u emėrtua me njė emėr tjetėr duke e quajtur shkja. Me kėtė emėr dallohej menjėherė se ai ėshtė shqiptarė i cili ka pranuar ritin Bizant dhe se pėr gjuhė ka gjuhėn sllave.

Politika sllave kishte pretendime tė mėdha me njė politikė afatgjate, por nuk ia arrinte qėllimit tė pėrvetėsonte shumė shqiptarė e kėshtu detyrohej shpeshherė tė sillte elementin serb pėr ta shtuar numrin e popullsisė me kėtė rit pėr tė ripėrtėrirė shpirtin e ortodoksizmit tė cilin zakonisht e vendoste mbikėqyrės tė institucioneve fetare tė cilat ua kishin grabitur mė parė me dhunė shqiptarėve e duke i pasuruar me toka pjellore dhe kapital tė ēmuar. Elementi ardhės serb, i cili nė Kosovė udhėhiqte vetėm institucionet fetare, kishat dhe manastiret, qė punonte tokat e kishave ishte i pakt nė numėr, fare i pakt. Ky element dalėngadalė filloi t'i humb tiparet e veta kombėtare qė me shpejtėsi iu pėrshtatėn atyre tė shqiptarėve, kuptohet sidomos tė atyre tė ritit ortodoks. Pėr studiuesit nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrcakton ngjashmėritė e shqiptarėve tė dy riteve atij islam dhe ortodoks. Kurse te elementi ardhės serb ndryshimet janė tė mėdha me ato tė serbėve qė jetojnė nė brendėsi tė sllavėve.

Duke e parė njė rrezik tė humbjes pėrgjithmonė tė pushtetit shpirtėror mbi institucionet kishtare tė shqiptarėve, kisha ortodokse serbe filloi tė bėnė invadimin e popullsisė serbe nė kėto treva sidomos gjatė mesjetės sė hershme dhe asaj tė vonė ku gjurmėt janė tė dalluara dhe dokumentacioni ėshtė ruajtur deri nė ditėt tona, megjithatė nė asnjė periudhė kohore nuk arritėn ti kalojnė nė epėrsi shqiptarėt.

Shqiptarėt i ruajtėn kishat e tyre brez pas brezi, jo si institucione sllave por si institucione tė veta shpirtėrore. Edhe pse sundimi otoman zgjati shumė, edhe pse popullsia shqiptare (pjesa mė e madhe), kaloi nė islamizėm, prapėseprapė kulti i kujdesjes ndaj kishave dhe manastireve, gjenezėn e ka nė shpirtin e vet fanatik pėr tė mos hequr dorė kurrė nga diēka qė ishte e vetja. Asimilime tė popullsisė shqiptare ka pasur edhe mė vonė, tash jo duke ua imponuar fenė, por vetėm gjuhėn sllave, kėshtu ndodhi me shqiptarėt nė trevėn e Sanxhakut te Pazari i Ri, pastaj nė Gorė tė Prizrenit apo nė trevėn e Strugės me tė ashtuquajturit Tyrbesh. Ėshtė fatkeqėsi pėr shkencėn shqiptare qė nuk i ka studiuar hollėsisht kėto raste pėr tė argumentuar botėrisht se ēfarė pushtuesi kanė pasur deri dje dhe ēfarė kanė ata nė Maqedoni dhe Kosovė Lindore edhe tashti.

Shpresoj se sė paku tash e tutje dikush do tė merret me kėto analiza dhe studime. Asimilime mė tė dhimbshme ka pėsuar popullsia shqiptare nė Ēamėri, megjithatė nuk janė shkatėrruar tė gjitha gjurmėt dalluese. Pėr kėtė tragjedi ndikim tė drejtpėrdrejt ushtroi kisha ortodokse greke dhe injoranca totale e pushtetit komunist nė atdheun amė. Metoda tė dhunės dhe diskriminimit nė forma tė shumta i ka ushtruar edhe Perandoria Otomane e cila po me tė njėjtat metoda ka ushtruar dhunė e terror mbi shqiptarėt e besimit tė krishterė pėr t'u konvertuar nė islam dhe si pasoj e kėsaj dhune dhe terrori do tė kemi elementin "laramanet" dhe "kriptokrishterizmin" i cili u detyrua tė ndryshoj emrat dhe mbiemrat kurse nė mėnyrė tė fshehur kanė ruajtur doket dhe zakonet, po mė shumė fenė e tyre qė e kanė trashėguar nga gjysh stėrgjyshėrit e largėt.

Luftėrat dhe feja:
Bota ėshtė e ndarė nė dy zona tė mėdha tė interesit. Nė mes kėtyre dy zonave ekziston edhe njė rrip ortodoks qė shtrihet nga Kremlini e deri nė Athinė, i cili e ndanė botėn e besimeve tė kundėrta kurse vet ushtron dhunė e terror permanent nė emėr tė besimit tė tyre. Nuk mė ka rėnė tė lexoj nga ndonjė studiues i cili do tė shpjegonte mė mirė si ka mbetur rripi ortodoks nė mes kėtyre besimeve tė mėdha, dhe si ka mbetur tek ta kult fetar dhuna dhe krimi mbi tė gjithė besimtarėt e fesė jo ortodokse. Prandaj dihet se kėto interesa mė shumė se ēdo gjė tjetėr i dallon besimi i tyre fetar qė ndahet nė krishterizėm dhe islamizėm. Nga ky parim i ndarjes edhe luftėrat mė tė mėdha nė botė janė lufta tė karakterit fetar.

Konfliktet e pėrhershme nė Lindjen e Afėrt dhe sidomos luftėrat e herėpashershme nė Ballkan janė treguesi mė i mirė i kėsaj qė pohojmė. Kėto janė mė shumė luftėra fetare se sa nacionale, pavarėsisht nga dekori dhe petku qė ua mveshin. Luftėra fetare jo rrallė bėhen edhe nėpėr ato zona ku ushtron ndikim vetėm njėri religjion. Kjo ndodh, sepse edhe njėra edhe tjetra fe i ka ndarjet dhe nėnndarjet brenda pėr brenda religjionit tė vet. Gjithmonė luftėrat kanė qėllim tė realizojnė ushtrimin e fesė nė regjione tė caktuara. Luftėrat nė kėto vende do tė marrin kahe tjetėr po sikur tė ishin regjione krejtėsisht tė krishtera, apo islamike, pavarėsisht cilit ndikim i takojnė, katolik, protestant, evangjelist apo shit e sunit tek besimi islam.

Ushtrimi i fesė nė diasporė:
Njė ēėshtje tjetėr pėr t'u analizuar ėshtė edhe ushtrimi i fesė nė diasporė, ku Komuniteti shqiptarė nė Evropėn Perėndimore ėshtė i madh, dhe ka tendenca pėr t'u rritur ende. Nė kėto kushte tė kaosit ekzistues, shqiptarėt me vete morėn fėmijėt, plaēkat, mentalitetin e sė bashku me to edhe religjionin. Tash nė Evropė me njė fanatizėm tė theksuar ushtrohet dhe kultivohet feja islame. Ekziston Komiteti Islamik Shqiptar, i cili me njė eufori do tė hap xhami nėpėr gati ēdo qytet a qytezė tė perėndimit, sa tė shkon mendja se shqiptarėt na qenkan kujdestarėt themelor tė kėsaj feje nė gjithė botėn oksidentale. Kėsaj fushate qė po i vjen erė fundamentalizėm islamik me kujdes tė shtuar i kanė fryrė edhe shtypi i pėrditshėm. Nėse ia lėshon syrin kėtyre gazetave nė njėrėn nga ditėt e festave islame, nuk e beson se nuk je diku thellė nė zonat orientale.

Madje, ėshtė tepėr brengosės rasti kur takon nė mes tė Evropės aty-kėtu vajza shqiptare madje nėn moshėn 20 vjeēare me kostume dhe veshje orientale, ndėrsa gratė mė tė moshuara tė mveshura me uniformat e njė besimi radikalist qė ėshtė i njohur si Wehabista. Tė rralla janė ato qytete qė nuk kanė xhaminė e vet, absurdi arrin deri aty, kur dėgjon se shqiptarėt e kėtij besimi kanė grumbulluar miliona franga pėr tė ndėrtuar edhe xhamit e tyre?! Nėse jua llogarisim qiranė e pėrgjithshme nė njė shtet Evropian siē ėshtė ta zėmė Zvicra, (ku unė prej vitesh jetoj) do tė kemi njė shumė marramendėse me tė cilėn do t'i mbanim tre katėr universitete me famė botėrore.

Njė rol me rėndėsi nė kėtė dhjetėvjetėsh ka mundur ta luan Misioni Katolik Shqiptarė por ai pėrveē disa meshave qė i mban, nuk e di se ēfarė bėnė pėr shqiptarėt, kur nė tė njėjtėn kohė kishat e popujve tjerė (serbė, kroat, maqedon, grek etj.), udhėheqin gjithė arsenalin e propagandės sė shteteve tė tyre pėrmes kishės. Mė shumė se ēdo gjė nė botėn perėndimore dhe nė Amerikė, "Misioni Katolik Shqiptar", duhet ta kryen misionin e shenjtė nė dobi tė ēėshtjes kombėtare.

Nė fillim pas rėnies sė komunizmit nė Shqipėri qe thėnė se ėshtė manipuluar me numrin e vėrtet tė popullsisė shqiptare me besim islam, me qėllim qė Shqipėria t'i bashkėngjitet Lindjes. Ėshtė tragjike se si intelektuali ynė ra aq poshtė sa qė nuk ishte nė gjendje t'i kapi gjėrat me kohė. Deri sa popullsia e Shqipėrisė pėr 30 vjet nuk ushtroi fenė (hiē ndonjė tė vjetėr) tė gjitha gjeneratat e reja u lindėn, u rritėn dhe u shkolluan pa ndikimin e fesė. Nė kėtė periudhė, nė Shqipėri duhej formuar njė grup i shkencėtarėve pėr t'ia dhėnė kahen pėrqindjes sė popullsisė me besim tė krishterė. Kjo do tė bėhej pa dhembje, tronditje e trauma shpirtėrore. Shqipėria Evropiane ėshtė atėherė kur edhe kultura shpirtėrore e Evropės flenė nė Shqipėri. Nėse kishim vepruar sipas logjikės sė etnobotanistit rus Timarzajev, gjatė kėsaj kohe ka qen e mundur dhe mjaft lehtė qė mė se 85% e popullsisė shqiptare tė bėhej e krishtere. Pastaj nė Kosovė tė gjithė komunistėt, marksist-leninistėt dhe stalinistėt duke i pėrfshi edhe ateistėt do tė mund tė besonin jo mė nė Marx-Engels-Lenin-Stalin tė krishterė por nė Jezu Krishtin po ashtu i krishterė. Kėshtu do tė ishte mirė tė ndodhte edhe tek shqiptarėt nė Maqedoni dhe Mal tė Zi. Ėshtė tepėr e ēuditshme dhe mjaft qesharake kur dėgjon se pijanecėt brenda nate na u bėnė laik dhe fanatik tė theksuar, duke lėshuar mjekra dhe duke predikuar radikalizėm e mostolorancė.

Ky problem duhej tė trajtohej shkencėrisht dhe tė pėrcaktohej mė qartė fati i popullit tonė, si pjesė e Kontinentit tė Vjetėr qė quhet Europė. Kjo duhej tė bėhej jo pėr ne por pėr t'i shpėtuar gjeneratat e ardhshme. Kush garanton se pjesa e emigruar e shqiptarėve nėpėr botėn e krishterė, pas dy-tri gjeneratash nuk do tė asimilohen tėrėsisht e mė kėtė edhe shpirtėrisht do tu pėrshtatet rrethanave tė reja, pavarėsisht nga ajo qė Komiteti Islamik fetare sot pėrpiqen tė ndikojnė nė kėtė ēėshtje. Tė gjitha luftėrat e bėra nė tokat shqiptare janė luftėra nacionale. Tė gjitha padrejtėsitė qė janė bėrė kundėr shqiptarėve kanė rezultat besimin fetar. Edhe sa kohė do tė bėhen shqiptarėt beden i luftėrave tė pandėrprera dhe a kanė mundėsi t'i pėrballojnė edhe mė tej padrejtėsitė historike. Kjo qė shtrova nuk ėshtė njė utopi pėr tė bėrė sensacion, por e konsideroj mjaft tė vlefshme pėr momentin. Tash pas kaq e kaq vitesh unė nuk ndihem i nderuar pse ia paskam qėlluar nė atė kohė unė edhe tashti ndihem mjaft i hidhėruar pse shtresa intelektuale nuk lejoi tė debatohej atėherė kur gjėrat do tė zhvilloheshin nė drejtimin e duhur dhe nė tė mirėn e Kombit tonė tė pėrvuajtur.

Zvicėr, 1992.
Adresa: [email protected]

*Njė version i shkurtuar ėshtė botuar nė revistėn "Veprimi, nr. 3 Preshevė 1996. Kurse nė vitin 2002 nė ALBEUROP: http://it.groups.yahoo.com/group/albeuropa/message/11185

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara