HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Skėnderbeu, peng i oborreve totalitariste

-- nga Ergys Mertiri

Te mendimtarėt dhe teoricienėt e historisė ekziston njė diskutim i gjerė lidhur me objektivitetin e kėsaj shkence, si dhe mundėsitė qė ajo ka pėr tė na sjellė tė vėrtetėn reale pėr ngjarjet qė ajo pėrpiqet tė hedhė dritė. Nė tė vėrtetė, ka njė hendek tė gjerė midis ngjarjeve historike nė vetvete dhe tė tashmes prej nga ato vėshtrohen, i cili pėrcakton edhe nivelin e variueshmėrisė sė gjykimeve tė kėsaj shkence. Nė kėtė kuptim, debati mbi historinė ngėrthen pashmangshmėrisht njė diskutim ontologjik midis objektivizmit dhe subjektivizmit, nė njė luftė pėr tė pushtuar truallin themeltar tė teorisė sė njohjes, ku subjektivizmi e sheh subjektin njohės, si dhe tė tashmen si determinues nė njohjen historike, ndėrkohė qė objektivizmi pretendon njė njohje pėrfundimtare dhe shteruese mbi to.

Skėnderbeu Nė tė vėrtetė, distanca midis subjektit njohės dhe objektit historik qė synohet tė njihet ėshtė njė fushė e minuar, ku e tashmja mbetet njė grackė qė kėrcėnon tė shkuarėn, duke kushtėzuar zbardhjen e saj nėpėrmjet pikėpamjeve subjektive qė njohėsi i vesh pashmangshmėrisht objektit qė synon tė njohė. Por po aq mund tė themi qė edhe e shkuara ngre leqet e saj ndaj tė tashmes, duke kushtėzuar gjykimet, mendimet, preferencat, apo qėndrimet tona, pėr sa kohė, e tashmja ėshtė produkt i sė shkuarės, por edhe pėr sa kohė qė e shkuara, kujtesa, pėrvoja historike, ndikojnė ndjeshėm nė qėndrimet tona tė sotme, duke krijuar edhe skemat, me tė cilat perceptojmė edhe vetė historinė. Mund tė themi qė kjo luftė hakmarrėse midis sė tashmes dhe sė shkuarės shpesh mban peng tė ardhmen tonė, e cila mbetet e varur midis efektit qė e kaluara ka mbi ne, si dhe tė efektit qė sjell mėnyra se si ne i qasemi kėsaj tė kaluare.

Duke e lėnė mėnjanė dialektikėn hegeliane mbi determinizmin historik, vlen tė hedhim njė vėshtrim tė shkurtėr mbi materializmin historik, i cili realisht kontrollon ende jetėn intelektuale nė Shqipėri duke lėshuar rrėnjė tė pashkulshme nė psikikėn neurotike tė shoqėrisė shqiptare. Njė qasje e tillė, nė fakt vlen tė bėhet gjerėsisht, pėr sa kohė qė paaftėsia pėr t’u zhveshur prej mantelit ideologjik tė sė shkuarės, mbetet sfida kryesore e mendimit intelektual shqiptar, nė njė kohė kur shoqėria shqiptare vuan ende efektet e kthetrave tė skemave botėkuptimore tė sė shkuarės. Pikėrisht kjo ka sjellė efektet e saj, jo vetėm nė paqartėsinė kolektive intelektuale lidhur me tė ardhmen e kėtij vendi, por gjithashtu edhe lidhur me tė shkuarėn e tij, gjė qė mbetet edhe arsyeja kryesore pėrse rishkrimi i historisė, i pranuar sot si domosdoshmėri nga tė gjithė intelektualėt, nuk gjen dot alfabetin e duhur pėr t’u materializuar.

Lidhur me kėtė, Walter Benjamin shkruante nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore se e tashmja e kushtėzon nė mėnyrė determinuese mendimin materialist historik. Sipas tij, “materializmi historik nuk mund tė bėjė pa nocionin e sė tashmes, e cila nuk ėshtė tranzicion, por destinacion”. Pra, nė kėtė mėnyrė materializmi historik e njeh tė tashmen si cak tė historisė njerėzore. Koha pėr tė ka ndaluar dhe ajo tashmė ridefinon tė kaluarėn, pėr tė ofruar tė vėrtetat e saj pėrfundimtare, tė cilat synojnė tė pėrmbushin definitivisht tė gjithė rendin botėror. Pikėrisht pėr kėtė arsye, mendimi totalitarist nuk mund tė pranojė dot mundėsinė e tė qenit i ndryshueshėm, i adaptueshėm, e rrjedhimisht edhe i kritikueshėm, i diskutueshėm, i testueshėm, gjė e dėrgon atė pashmangshmėrisht drejt sistemeve totalitariste diktatoriale. Kjo vjen, pasi njė gjė e tillė do ta bėnte atė tė pėrkohshėm. Pėr tė zgjidhja vjen vetėm duke ndaluar kohėn dhe duke i vendosur historisė, filozofisė, zhvillimit njė kufi, pėrtej tė cilit asnjė e vėrtetė nuk mund tė ekzistojė. Ai duhet tė jetė e vėrteta pėrfundimtare, e cila mbetet definicion i historisė njerėzore dhe jo mė njė stacion i saj nė rrugėn e vet drejt zhvillimit, plotėsimit apo pėrkryerjes.

Pėrkundrazi, e tashmja mesianike ėshtė ajo qė zotėron tė vėrtetėn pėrfundimtare, e cila synon tė njėtrajtėsojė tė ardhmen, duke ribėrė njėkohėsisht tė shkuarėn. Sipas Benjamin, “historicizmi jep tablonė ‘e pėrjetshme’ tė sė kaluarės, ndėrkohė qė materialisti historik shton aty pėrvojėn unike”. Ky ėshtė fundi i filozofisė, i rrjedhur te Marksi qė prej Platonit, i cili rrjedhimisht ėshtė edhe fundi, por njėkohėsisht edhe fillimi i historisė njerėzore, e cila pretendohej tė kishte gjetur tashmė rendin e vet pėrfundimtar. Sipas Popper-it ky ėshtė tipari thelbėsor i historicizmit, i cili karakterizon shoqėritė e mbyllura tė pėrvojės sė shkuar totalitariste, dhe qė ėshtė i prirur qė faktet t’ia diktojė ideologjisė dhe jo ideologjinė fakteve. E gjithė kjo i bėn totalitarizma tė tillė tė mosnjohin asnjė gjuhė kompromisi, si dhe tė mos njohin kurrfarė modifikimi apo pėrshtatjeje, pėrveē shembjes nga stuhitė e kohės, qė gjithsesi ndryshon. Kjo i bėn ato tė mbeten tė pandryshueshėm, pa pranuar kurrfarė ndėrhyrjeje nė strukturėn e tyre. E vetmja mėnyrė pėr tė sjellė ndryshime nė to mbetet pėrmbysja.

Ajo qė vihet re nė debatet e zhvilluara pėr historinė shqiptare ėshtė se shumica e protagonistėve operojnė pikėrisht me njė strukturė logjike historiciste, romanticiste, materialiste, e cila bėn qė historia tė kthehet nė njė produkt universal i sė tashmes sonė. Debati pėr Skėnderbeun risolli nė pah njė pafundėsi elementėsh tė mendėsive tė tilla, tė cilat mė tepėr tė shėrbejnė pėr material antropologjik sesa pėr zhvillimin e ideve nė lidhje me objektin pėr tė cilin debatohet. Bartėsit e kėsaj mendėsie, tė cilėt tashmė janė angazhuar sė tepėrmi pėr ta sunduar kėtė debat me forcėn e numrit tė individėve tė rreshtuar pėrkrah tyre, janė edhe trashėguesit realė tė pushtetit intelektual tė regjimit tė shkuar. Rrjedhimisht, edhe produkti i tyre nuk ka se si tė jetė diēka tjetėr, pėrveē asaj qė paraqet debati i sotėm pėr Skėnderbeun, ashtu si edhe nė ēdo diskutim tjetėr historik apo kulturor. Shohim rėndom njė mori syresh tė shprehen nė mėnyrė gati poetike pėr vlerat e pėrjetshme tė heroit tonė kombėtar, pėr vlerat universale tė tij, duke prodhuar rrjedhimisht si efekt dytėsor njė ligjėrim profetik historicist, i cili ofron verdiktet e tij mesianike definitive.

Shtrirja e kėtij verdikti shkon jo vetėm pėrtej kohės (“pėrgjithmonė”), por ajo del edhe pėrtej hapėsirės kombėtare duke mbushur tė gjithė hapėsirėn qytetėrimore (“vlerat universale evropiane tė heroit”). Gjithēka jashtė gjuhės racionale dhe larg argumenteve konkrete shkencore, tė cilat ofrojnė rrjedhimisht edhe njė qartėsi lidhur me efektet reale shoqėrore dhe kulturore tė simboleve kombėtare. Mbi tė gjitha, verdiktet e tyre ofrohen pėrdhunshėm duke synuar asgjėsimin e kujtdo qė operon me njė tjetėr logjikė pėr t’iu qasur mendimit historik nėpėrmjet teorive tė tjera tė mendimit. Kurrfarė dijeje tjetėr alternative nuk pranohet si pjesė e debatit, pavarėsisht faktit se dije tė tilla janė prej gati njė gjysmė shekulli pjesė serioze e mendimit filozofik perėndimor. Pėrkundrazi, verdikti pėrfundimtar nė fushėn e dijes ofrohet nga dije, tė cilat prej mė tepėr se gjysmė shekulli janė tashmė tė diskutueshme dhe tė pasigurta. Nė tė kundėrt, jo vetėm qė kėto prurje tė reja pėrjashtohen nga pjesėmarrja nė ēdo diskutim, por shpesh nuk ngurrohet qė produktet e tyre tė klasifikohen nė kategorinė e dijeve armiqėsore pėr kombin shqiptar.

Madje, mjaft zėra nė kėtė debat shkuan deri aty, sa ta pėrdorin figurėn e heroit kombėtar si letėr lakmusi pėr tė detektuar armiqtė e kombit. Sipas tyre, kushdo qė propozon kėndvėshtrime tė tjera nga ato tė historiografisė zyrtare, ėshtė antishqiptar dhe se Skėnderbeu, sipas tyre, ėshtė vija ndarėse midis shqiptarėve dhe antishqiptarėve. Tė duket se Skėnderbeu po pėrdoret nga njė pjesė e inteligjencės shqiptare si njė armė shantazhuese qė kėrcėnon me izolim ēdo gjykim alternativ nė opinionin publik. Duke parė se tė gjithė ata qė sot janė angazhuar tė “mbrojnė” (?) heroin kombėtar janė karakterizuar nga pikėpamje jo-nacionaliste, atėherė bėhet e qartė qė figura e heroit pėrdoret thjesht si instrument pėr tė legjitimuar dhunėn intelektuale. Realisht, figura e Skėnderbeut jo vetėm qė nuk paraqitet kėtu si njė objekt unifikues pėr kombin, por e kundėrta, ai shfrytėzohet si njė objekt uniformizues, duke u pėrdorur pėr tė pėrjashtuar ēdo gjė qė del jashtė kornizave tė imponuara nga klasa sunduese e inteligjencės, gjė qė pėrbėn rrjedhimisht njė faktor pėrēarės.

Nė kėtė mėnyrė, mund tė thuhet se heroi ynė kombėtar gjendet i prangosur nė piedestalet ku e kanė mbėrthyer tė tashmet tona qė nuk duan tė spostohen nė rrjedhėn e kohės, megjithėse ajo u ka kaluar tashmė. Pėrpjekjet e tyre synojnė mė tepėr ta ndalin kohėn, pėr sa kohė qė e ardhmja e aspiruar e tyre ėshtė njė projeksion i sė shkuarės qė largohet gjithnjė e mė shumė. Nė kėtė mėnyrė, e kemi dėnuar heroin tė bėhet digė nė rrjedhėn e historisė, pėr tė mos e lėnė atė tė rrjedhė pėrgjatė rrugėtimit tė shoqėrisė shqiptare drejt stadeve tė tjera tė zhvillimit, por pėr ta kthyer stadin provizor dhe stacional ku ndodhemi nė njė destinacion pėrfundimtar. Rrjedhimisht, mund tė thuhet se e tashmja historiciste e inteligjencės shqiptare aktualisht mban peng tė ardhmen e shoqėrisė, duke mos pasur kurrfarė projekti serioz pėr kėtė tė ardhme.

Kjo shpjegon edhe pėrse tranzicioni shqiptar duket kaq jetėgjatė. Janė pikėrisht mendėsitė e sė shkuarės, tė cilat, sė bashku me mungesėn e vullnetit pėr tė lėshuar pushtetin intelektual, kulturor, politik etj., tė cilat bėjnė qė rrugėt e shoqėrisė shqiptare drejt sė ardhmes tė jenė bllokuar nga dhjamėra apo tumore tė tillė ideologjikė qė bukosin mendjet e njerėzve me tulatjen e tyre intelektuale. Kjo ėshtė edhe arsyeja pėrse nuk kemi histori, pėrtej legjendave urbane me piedestale tė ftohta qė nuk ofrojnė asnjė referueshmėri identitare apo orientim kulturor ndaj njė shoqėrie qė kėrkon tė definojė nė mėnyrėn mė tė mirė vetveten. “Historia ėshtė subjekt i njė ndėrtimi, vendi i tė cilit nuk ėshtė koha homogjene dhe e zbrazėt, por njė kohė e mbushur nga e tashmja” (Jetzzeit). E duke parė kėtė tė tashme, si dhe projektet e mbrapshta qė ajo thur pėr tė ardhmen, nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptosh edhe se pėrse historia jonė ėshtė kaq e errėt.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara