HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shkodranet, nuse nė Serbi

-- nga Express, janar 2009

Nuset e reja nga Shqipėria kanė nisur tė vijnė nė rrethin e lumit Drina. E para erdhi nė fund tė vitit 2008, nė fshatin Paoēiēi, rreth pesėmbėdhjetė kilometra larg Vishegradit.

Ėshtė Vera Ēardaku (31), nga rrethi i Shkodrės, ajo u martua me Darko Stjepanoviē (30).

Nuse shkodrane nė Serbi Pas dasmės, sipas zakoneve tradicionale shqiptare, e pastaj edhe sipas atyre ortodokse, dy tė sapomartuarit jetojnė nė njė pronė familjare nė fshatin Paoēiēi, bashkė me prindėrit e Darkos. Banorėt e paktė dhe kryesisht tė moshuar tė fshatit pajtohen nė njė gjė, se Vera pėr njė kohė tė shkurtėr arriti qė ta rilindte shtėpinė e Stjepanoviēėve. Nė shtėpi dhe pėrreth saj gjithēka ėshtė nė vend. Fqinjėt thonė se nusja e Darkos ėshtė pėrshtatur shumė mirė nė Paoēiēi, si tė ishte lindur atje.

“Njė nuse e tillė mund vetėm tė dėshirohet”, e lavdėrojnė tė gjithė, ndonėse as dhėndėri Darko nuk e fsheh kėnaqėsinė. Siē thotė, pėr shkak tė dashurisė qė ishte kėsmet dhe tė njė jete mė tė mirė, Vera vendosi qė tė shkonte larg vendlindjes, ndėrsa nė rrethin e Vishegradit, gjegjėsisht nė fshatin Paoēiēi, ku edhe ndodhet prona e Stjepanoviēėve, ajo ėshtė pritur shumė mirė. Aq mė tepėr dihet se ka kohė qė vajzat pa shumė dėshirė marrohen me meshkujt nga kėto fshatra.

“Ka ardhur njė kohė e ēuditshme. Vajzat, sapo ndjejnė asfaltin nėn kėmbė, nuk duan tė kthehen mė nė fshat, ku ka prona, mjaft kafshė shtėpiake, dhe gjithēka qė na duhet pėr njė jetė tė mirė. Prandaj edhe vendosa qė tė merrja rrugėn drejt Shqipėrisė, tė gjej njė nuse pėr vete, pėr njė jetė tė lumtur nė fshatin tim, Paoēiēi”, - tregon Darko. Thotė se njė shok i tij nga Ivanjica, i cili po ashtu ėshtė martuar me njė shqiptare, e kėshilloi qė ta bėnte kėtė gjė, por edhe ku ta kalonte kufirin dhe nė cilėn pjesė tė Shqipėrisė tė shkonte pėr nuse. Pasi gjeti njė pėrkthyes, Darko, bashkė me edhe dy kushėrinj nga Vishegradi, u nis me veturė pėr Shkodėr pėrmes Malit tė Zi, nė fillim tė vitit 2008.

“Kur arritėm nė rrethin e Shkodrės, vizituam 15 shtėpi, tė cilat kishin vajza pėr martesė. Mund tė zgjidhja, filluar nga ato tė moshės 16 e deri tek ato tė moshės 40-vjeēare, por ja qė unė e zgjodha Vera Ēardakun, vajzėn e Nocit dhe Zhelinės, tė cilėt kanė edhe tetė fėmijė”, - tregon Darko.

“Sipas zakoneve tė atjeshme, pėr fejesė mė ėshtė dashur qė me vete tė merrja njė zinxhir ari, me njė varėse me shkronjėn e parė tė emrit tim ose me njė kryq, njė unazė, njė byzylyk dhe njė palė vathė. Po tė kishte munguar cilado nga kėto, unė s’do tė kisha mundur ta kėrkoja. Dhe, edhe diēka, Verės s’do tė mund t’i propozoja martesė i vetėm, kėshtu qė bashkė me mua duheshin tė ishin sė paku edhe shtatė familjarė”. Herėn e parė vetėm e kishte parė, ndėrsa ajo po parakalonte para tij, si nė ndonjė pasarelė mode.

“Herėn e dytė e dhashė besėn, e herėn e tretė u fejova. Vetėm pas kėsaj guxoja ta pėrqafoja. Herėn e katėrt shkova pėr t’u marrė vesh pėr dasmėn me prindėrit e saj, kurse herėn e pestė munda qė ta nxirrja jashtė shtėpisė”, - vazhdon Darko rrėfimin e tij interesant.

Tregon edhe pėr atė se si krushqve iu ėshtė dashur qė tė shkonin para orės 12, sepse po tė vonoheshin nga dasma, s’do tė kishte gjė. “Deri pas pėrfundimit tė martesės nė shtėpinė e saj, pėr herė tė parė e pėrqafova dhe putha nė veturė, pasi kaluam kufirin me Malin e Zi. Nė Paoēiēi na priti i gjithė fshati dhe familja, qė kishte ardhur enkas pėr kėtė rast. Tė gjithė donin ta shihnin nusen nga Shqipėria. Vera ua puthi tė gjithėve duart, duke u pėrkulur para secilit prej tyre, posaēėrisht para nėnės dhe babės tim. Ishte ky momenti, kur isha njeriu mė i lumtur nė botė”, - tregon Darko.

Vera Ēardaku tash tre muaj jeton nė Paoēiēi me burrin dhe prindėrit e tij. Gjuhėn serbe e flet dobėt por, siē thotė, kupton mjaft fjalė. Prandaj ēifti dhe familjarėt e shfrytėzojnė fjalorin e madh ‘Serbisht-Shqip’. Nė pyetjet e shumta Vera zakonisht pėrgjigjet me: “super”. “Super Darko, super nėna dhe super baba, super fshati”, - janė pėrgjigjet dhe komentet e saj mė tė shpeshta nė pyetjet e kureshtarėve.

Darko thotė se kalojnė shumė mirė mes tyre dhe se i pėlqen se si Vera i ka pranuar prindėrit e tij dhe obligimet e shumta nė shtėpi dhe nė fushė. “Duhet tė pranoj se nuk isha mėsuar me kėtė ritėm tė punės. Por, pėr njė kohė tė shkurtėr, sa jemi tė martuar, Vera ka ndikuar shumė tek unė. Ajo insiston nė kryerjen e pėrditshme tė tė gjitha punėve, qė nė fshat ka sa tė duash”, - sqaron Darko.

Pėr shkak tė migrimeve nėpėr fshatrat e rrethit tė Vishegradit, pėrreth lumit Drina dhe drejt Bajina Basta, njė numėr i madh meshkujsh mbeten tė pamartuar. Por, edhe ata tani po mendojnė qė tė shkojnė pas gjurmėve tė Darkos dhe tė krijojnė familjet e tyre me kohė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara