HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mbylli sytė Gjergji biri i patriotit Gjeto Coku

-- nga Gjon Frani Ivezaj, New York, historian

Me datėn 22 shkurt 2009 nė Lezhė (Shqipėri), mbyllė sytė biri i patriotit tė madh Gjergj Gjeto Coku zemėrbujari dhe shpirtmiri, mikpritėsi sipas zakoneve dhe traditave me zė tė familjes sė respektuar Coku, duke lėnė pasardhėsin e tij Zef Gjergj Gjetja me vėllezėr, i cili, ka hap hatrin tė ndjerit babait tė tij nė Bronx, New York.

Me dhjetra bashkėatdhetarė erdhen nė Bronx, Building "VATAJ" pėr ti shprehur ngushėllimet pėr humbjen e babait tė tij tė dashur. Tė gjithė flisnin me respekt, falė emrit tė mire, qė babai i tij kishte gėzuar nė tė gjithė Lezhės dhe miqtė e shokėt me tė cilėt punoi dhe jetoi pėr shumė dekada. Nė orėt e paradites tė sė shtunės miqtė dhe shokėt qė jetojnė nė Neė York dhe rrethina kujtuan Gjergj Gjeto Coku, i cili ndėrroi jetė dhe u varros me tė gjithė nderimet e merituara nga familja, farefisi. I biri nė pamundėsi tė shkonte nė Lezhė, hapi ditėn e ngushėllimit nė Neė York.

E dhimbshme humbja e njė burri shumė tė respektuar nė Lezhė, qė gjithnjė me respekt dhe dashuri tė veēantė ruajti nderin dhe emrin e mirė tė familjes Coku, qė gjithnjė ėshtė dalluar pėr burra tė fjalės dhe pushkės, ku gjithnjė ka spikatur ndershmėria, bujaria, mikpritja.

Tė gjithė e njohin historinė e lavdishme tė kėsaj dere me zė nė tė gjithė Lezhės e pėrtej saj. Nė historinė e Shqipėrisė, ky bir i Kelmendit, kėsaj toke tė begatė trimash gjatė shekujve tė historisė, ku kreshnikėt e bjeshkėve tė thepisura tė Alpeve tona, luftuan brez pas brezi pėr liri dhe ekzistencėn e popullit shqiptar.

Nė ēdo periudhė tė historisė, familja Coku ėshtė dalluar nė trimėrinė, duke dhėnė prova tė mbijetesės dhe rilindjes me vizion tė pastėr liridashės, si njerėz tė pushkės dhe mendimtarė tė sprovuar tė kohės, nė kuvendet dhe odat e burrave mė tė mirė qė ka nxjerrė trualli shqiptar, gjatė periudhave plot tradime dhe pushtime tė njėpasnjėshme qė e kapluan atė.

Familja Coku nė rrjedhat e historisė

Trualli nė tė cilin dhe u rrit kjo derė e famshme e shtėpisė sė Cokut, ėshtė e mbushur me lavdi gjatė shekujve. Nė krahinėn zėmadhe tė Kelmendit, ku kanė jetuar tė parėt e Gjergj Gjeto Cokut dhe tė birit patriotit antiturk Gjeto Coku, tė cilėt qysh herėt e lanė vendlindjen dhe u vendosėn me banim nė zonėn e Bregut tė Matės.

Biri kelmendas, Gjeto Coku ka qene shumė i lidhur me truallin shqiptar dhe ka pasur pėrherė nostalgji pėr origjinėn e tij kelmendase.

Ai ndihmoi me sa mundi tė gjithė komitėt e malit me armė, municione dhe ushqime. Askohe gjatė kryengritjeve antiturke, pushtuesit e stacionuar nė Breg tė Matės, kėrkonin qė t'i ēarmatosinin malėsorėt, por ata jo vetėm qė nuk i dorėzuan mauzeret e tyre, por i bėnė thirrje taborreve tė ushtrisė turke, qė tė largohen menjehėrė nga tokat e pushtuara shqiptare. Pėr afro 17 orė rresht luftarėt shqiptarė i rezistuan ushtrisė mizore turke e armatosur shumė mirė mė tė gjithė mjetet luftarake tė kohės. Duhet theksuar, sikurse na mėson nėna histori, se edhe pse turqit u ndihmuan nga disa trathtarė (fanatikėve muslimanė, qė kėrkonin me ēdo kusht sundimin e "Baba Dovletit" e Stambollit), garnizonet turke nuk mundėn tė mposhtnin Gjeto Cokun me trimat e tij tė vendosur me "ba veken si me le" ka thėnė "Poeti Kombėtar" At Gjergj Fishta i Madh. Poeti Fishta nė poemėn e famshme "Lahuta e Malcis", shkruan pėr derėn e Cokut dhe trimėritė e panumėrta tė tij.

Vatra e kryengritjeve tė pėrhershme antiturke tė vitit 1912 u bė shtėpia e Gjeto Cokut, pėr tė cilin shkruajnė shumė gazeta dhe revista tė kohės dhe disa nga kronistėt turq, tė cilėt pranojnė trimėrinė dhe vendosmėrinė, me tė cilėt luftonin malėsorėt lezhjanė nė mbrotje tė tokave arbėrore dhe flamurit tė kuq me shqiponjen dykrenare tė Gjergj Kastriotit. Gjeto Coku, pėrmendet shpesh pėr trimėritė e tij nė revistėn "Pėrparimi" (1914), ku nė njė artikull tė gjatė prej tre faqesh pėrshkruhet pėr heroizėm atdhetati i flaktė Gjeto Coku si sundimtar nė Bajrakun e Nikēit. Nga burimet dokumentare arkivore dhe shtypi i kohės, thuhet se ai e drejtoi vendin me drejtėsi, paqe dhe tolerancė.

Nė ēdo vllazni e katund ka pasur burra tė tillė, qė ishin krenaria e trojeve shqiptare, qė janė shquar nė kryengritjet e njėpanjėshme kundėr Portės sė Lartė tė Perandorisė Otomane. Besa e lidhur pėr nder e flamur tė kryetrimit legjendar Gjergj Gjon Kastriotit, kishte rėndėsi tė dorės sė parė. Atė e vinin nė lėvizje malėsorėt sypatrembur dhe kreshnikė si Gjeto Coku me shokė, sepse nė luftė ai ishte shumė i zoti, pėr t'i bashkuar rreth flamurit e atdheut tė gjithė trimat nė njė qėllim tė pėrbashkėt liridashėse.

Babai i Gjergjit dhe gjyshi i Zefit tė ri sot, qė jeton dhe punon nė New York, me armė nė dorė mori pjesė nė mbledhjen e organizuar nė Zejmen (Lezhė) mė 11 Maj tė vitit 1912, me pėrfaqėsues nga krahina tė tjera fqinje, si: Mirdita, Malėsia e Lezhės, Kthella etj. Ai ishte ndėr tė parėt, qė kėmbėnguli tė zbatohen deri nė dund tė gjithė vendimet historike, qė do tė merren nga tė gjithė patriotėt shqiptarė tė tubuar atė ditė.

Dhe fjala e dhėnė duhet mbajtur, sepse Atdheu rėnkonte nga nata e gjatė e hordhive mizore turke, qė e kishin kthyer vendin tonė tash 500 vjet nė shesh tė pėrgjakur, mjerimit ose njė lagje e vjetėr e Turqisė, qė pothuajse ishte drejt asimilimit tė plotė etnik, pikėrisht aty ku varfėria bėnte kėrdi, prapambetja, analfabetizmi, mungesa e shkollave dhe gjuhės shqipe ishte shumė e ndjeshme.

Atdhetarit tė flaktė dhe zemėrdhimbshurit Gjeto Cokut, i vinte keq kur shihte se si shqiptarėt syrgjynoseshin nė Pllajen e Anadollit, pse nuk ishin dakord me dhunėn dhe asimilimin e pėrditshėm qė po i bėhej atyre dhe familjes sė moēme shqiptare. Ishte vertėte e trishtueshme kur shihte se si kolone turq dhe tė huaj tė tjerė vendoseshin nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė, duke u dhuruar ardhacakėve turq e pakicave tė tjera kombėtare aziatike tokat dhe pronat e tjera tė shqiptarėve tė besimit tė krishterė katolik dhe ortodoks.

Lėvizjet e fuqishme antiturke tronditėn themelet e kalbura tė Perandorisė Turke, qė kėrkonte doren e fundit pėr ta rrėzuar pėrtokė. Fitoret e bujshme tė luftėtarit antiturk Gjeto Coku, ndezėn flakėn e kryengritjes dhe nė krahina tė tjera tė trojeve etnike shqiptare. Vala e zemėrimit popullor kishte mbėrritur kulmin. Duhej dhėnė shkendija e parė se zjarri pėrhapej mėnjėherė zinxhir kudo.

Kėshtu mė 4 Shtator 1913 nga Durrėsi njoftohej Viena (Austri) se katolikėt shqiptarė nuk duan tė njohin qeverinė provizore tė Durrėsit. Ata duan t'i nėnshtrohen vetėm shefit tė malėsorėve katolik tė Bregut tė Matit Gjeto Cokut. Veprimtaria e tij e dendur atdhetare, bie nė sy tė keq tek uturqit, qe tė gjindosur organizojnė vrasjen e tij me trathti, si gjithnjė duke paguar trathtarė shqiptarė, qė pėr para ishin gati tė vrisnin edhe prindėrit e tyre.

Vrasja e kėtij patrioti nuk kaloi pa bėrė zhurmė. Pėr kėtė vrasje ishte i shqetėsuar edhe vetė Eqerem Bej Vlora, qė nė njė letėr qė mban datėn 17 Nėntor 1913, ku thuhet se nė Lezhė e Shėn Gjin, ėshtė formuar njė Qeveri Kombėtare nėn drejtimin e malėsorėve tė Lezhės, si armiq tė Bib Dodės. Ata janė edhe kundėr Esat Pashajt… Bib Doda ka siguruar krahinėn e Mirditės… Vrasja e Gjeto Cokut e ka armiqsuar atė me katolikėt e Malėsisė sė Lezhės…

Por kjo ngjarje vinte mėnjėherė pas asaj tė zhvilluar nė Tetor tė vitit 1912, kur Esat Pash Toptani mblodhi Kadifet e Krujės dhe Tiranės rreth 10.000 vetė gjithsej. Ai u nis pėr tė shtyp kryengritjen nga Mati deri nė Malėsinė e Madhe. Bregamatasit, i vunė pritėn nė vendin e quajtur Kodrat e Pllanės dhe nuk i lėshaun rrugė pėr 3 ditė, duke i mbajtur tė bllokuar. Vetėm pas luftimeve tė ashpra, Esat Pash Toptani mundi tė kalonte, duke djegur, plaēitur dhe vrarė barbarisht gjithė Bregun e Matės. Midis tyre ai nuk kursej ai djegien e shtėpisė sė prifit (ēelėn) tė Bregut tė Matės. Zemėrimi i atyre pak banorėve ishte shumė i madh…

Me shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare mė 28 Nėntor 1912, Qeveria e Lezhės me nė krye luftėtarin e vendosur antiturk festoi me lot ndėr sy dhe mėnjeherė iu bashkua Qeverisė sė porsaformuar tė drejtuar nga plaku i urtė i Vlorės historike, kryeministrit tė parė Ismail Bej Qemali. Ai nuk pranoi asnjėherė qė tė largohej nga qeveria e Ismail Bej Qemalit, duke kundėrshtuar me vendosmėri propozimėt dhe dhuratat e Preng Pashės dhe Esat Toptanit. Pėr kėtė e pagoi me jetėn e vet me 7 tetor 1913 nė Lezhė, ku u organizua vrasja e tij…

Duhet thėnė, se luftėtari Gjeto Coku, asnjėherė nuk u pajtua me procesin e islamizimit dhe otomanizimit tė detyruar tė trojeve shqiptare, qė do tė thoshte thellim i mėtejshėm nė hendekun e shkombėtarizimit tė popullit tonė, nėnshtrimin nė tė gjithė rrafshet e jetės sė banorėve autoktonė, duke humbur tė drejtėn pėr tė qenė shqiptarė tė lashtė pasues tė denjė tė tė parėve tanė ilirė…

Patriotėt e vėrtetė shqiptarė, gjatė kohės kur kanė ndodhur ngjarjet historike atdhetare janė vlerėsuar me respekt tė madh nga bashkėkohėsit, shtypi brenda dhe ai i mėrgimtarėve jashtė trojeve etnike shqiptare. Njė vlerėsim tė tillė, ka marrė herė mbas here edhe trimi i Bregut tė Matės Gjeto Coku. Tė tilla mund tė pėrmendim si tė pėrkohshmet: "Hylli i Dritės", "L.E.K.A.", "Pėrparimi" etj.

Tashmė nė panteonin e burrave tė shquar tė kombit shqiptar, njė vend tė merituar nderi dhe krenarie ka marrė edhe patrioti i lirisė dhe Pavarėsisė sė Shqipėrisė Gjeto Coku, nderimi pėr te ėshtė vlerėsimim pėr tė gjithė familjen dhe krahinėn e tij tė dashur sė cilės iu pėrkushtua deri sa mbylli sytė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara