HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shteti demokratik nuk mund tė ketė simbol tė keqen

-- nga Shpend Jeshnica

Shpend Jeshnica Kėtė vit nė Shqiperi behen zgjedhjet, e tani tė gjithė mendojnė se kush do ta qeveris vendin ne katėr vitet e ardhshme. Gjithė pjesa mė e errėt e klanet mė tė korruptuara tė shoqėrisė janė tė shqetėsuar, se si tė pėrfitojnė sa mė shumė nga kėto zgjedhje. Por mė e shqetėsuar ėshtė e gjithė shoqeria shqipėtare, sepse mendon se a do ti hiqet ndonjėherė kjo bandė e korruptuar politike qė po e mban peng Shqipėrinė prej dy dekadash. A do te mendojnė shqiptarėt para se tė votojnė? Nuk ėshtė e vėshtirė pėr njė analizė, se qė nga 1990 e deri nė 2009 janė po tė njėjtat personazhe tė cilėt kanė drejtuar Shqiperinė pėr18 vjet.

Nė botėn e qytetėruar dhe demokratike, tė gjithė vėzhgojnė qeverisjen e fundit, rezultatet qė patėn nga kjo qeverisje, pėrmbushjen e premtimeve, dhe si ju shėrbeu kjo qeverisje nė planin social. Pra cilat ishin benefitet nga kjo qeverisje. Pasi bėjnė njė analizė tė qeverisjes, shohin dhe alternativėn qė ofrohet nga kampi opozitar. Nė ndihmė tė tyre si pararojė janė intelektualėt, analistėt, artistėt e institutet qė i bėjnė njė radiografi e analizė qeverisjes qė patėn nė 4 vjet. Kjo i bėn mė tė qartė popullit tė thjeshtė qė tė mendojė pėr alternativat e afruara, e se pėr kė duhet tė votojė.

Pra qeverisja qė shkoi, me alternativėn qė afrohet.
Shqiperia ėshtė njė vend i vogėl e mund tė krahasohet me njė qytet jo tė madh, tė vendeve tė zhvilluara tė Europės , apo tė disa shteteve tė mėdha.
Nė vendet me demokraci tė zhvilluar nevoja qė tė ketė njė ekuilibėr mes qeverisjeve, bėn qė qeveritė tė ndryshojnė ēdo 4 vjet, ose ēdo 8 vjet gjatė njė qeverisje tė mirė, e njė progresi shoqėror shumėplanėsh.

Pyetja bėhet, a ka altenativa nė Shqipėri. Nė kėndvėshtrimin doktrinor, nė Shqipėri pėr 18 vjet nuk ka pasur modele tė politikave qė i perkasin modelit socialdemokrat, liberal apo komservator. Modelet tona kanė qėnė hibride, made in Albania. Tranzicioni i zgjatur ka imponuar qė tė formohen qeverisje pėr ti shėrbyer individėve, e jo shoqėrisė, e kėta individė e kanė kthyer pushtetin nė funksion tė vetin, pėr tu pasuruar, e pėr ta mbajtur pėr njė periudhė sa mė tė gjatė. Nė Shqipėri kemi pasur pėrmbysje tė pushtetit, (pėrjashto zgjedhjet e fundit) e jo ndėrrim pushtetesh.

Atėherė nė qoftė se votuesėve nuk ju afrohet alternativė mes sė majtės e sė djathtės, nuk ju mbetet vetėm tė mendojnė pėr liderit qė do tė ndėrtojnė kualicionet, tė cilave do tju vėnė mė pas njė emėr.

Atėherė po tė shikojmė nga e majta, Rama thotė: rruga e tretė (Klinton-Bler)

Duket paksi qesharake kur mendon qė liderit kryesor tė kualicionit tė majtė Rama-Gjinushi e Ruci do tė jenė rruga e tretė. Dy prej tyre janė ministra tė E Hoxhės, kurse Rama hibrid i prodhuar nė kohėn e korrupsionit, tė betonimit tė Tiranes (imagjinojeni Rucin duke bėrė rolin e Madeleine Albright) Partia Socialiste nga njė parti me rryma e klane, sot ėshtė kthyer nė njė parti nė funksion tė njė kryetari. Qyshse Rama mori pushtetin, Partia Socialiste ėshtė kthyer nė njė shoqatė qė bėn fletėrrufe (nė pamje tė jashtėme, kurse nga brenda njė parti e mbyllur e mafioze) nė emėr tė kryetarit. Asnjė njeri nė kėtė parti nuk mund tė jetė i lirė, e tė shpreh mendimet e tij. Ne PS ka ndryshuar cdo gjė (sigurisht nė mėnyrė regresive pėrsa i pėrket lirisė s shprehjes e debatit tė brendshėm) perveē Gramoz Ruēit, i cili mban po tė njėjtin pozicion (ku me sy nė pilaf e lug nė xhep shkon pas shefit tė fundit). PS identifikohet me Ramėn e papagallin e tij Erion Braēe, e dy vetė tė punėsuar te bashkija e Tiranes, tė cilėt merren me lejet e ndėrtimit e tenderat e bashkisė. PS nuk ėshtė demokratike nė funksionimin e saj, kamzhiku i kryetarit godet dhe tė fundit nė rresht, e si mundet tė jetė njė alternativė nė qeverisje. Institucionet e nesėrme do tė jenė fytyra arrogante e kėtij kryetari me sjellje diktatoriale.

Liberaldemokracia e Berishės u provua me KOP-in hybrid, qė solli Gerdecin, aferat korruptive tė rrugės Durrės Kukės, Fazllicet, e shitjet e telekomit, Armos, e ministra me 8 klasė shkollė e spiunat e sigurimit tė kohės sė komunizmit qė tani janė tė qetė se ju kanė fshirė dhe dosjet. Shteti i fortė me institucione tė pavarura, lideri i moralshėm (BERISHA), ekonomia liberale, tregu i lirė, taksat e ulta, konkurenca e lirė, prona private, mirėqėnia, lufta kundėr korrupsionit, tani pėr shqiptarėt janė pallavra qė si han kush mė. PD ka pėrjashtuar tė gjithė studentat e dhjetorit, (qė tani i ka zėvendėsuar me KOP-in) tė cilėt ishin themeluesit e saj, e baza morale e kėsaj partie. Ka pėrjashtuar tė gjithė kryetarėt e saj, ish kryeministrin e me rradhė tė gjithė ata qė kanė qėnė njė zė ndryshe nė PD. PD ėshtė njė strukturė e rrezikshme nė funksion tė Sali Berishės. Kur thua Berisha thua partia (por nėnkuptohet njė parti qė i ngjan nė funksionimin e saj partisė sė E. Hoxhės)

Alternativat i paraqesin parti tė emancipuara, e tė zhvilluara, tė cilat janė demokratike nė funksionimin e tyre tė brendshėm, qė lejojnė rryma e korente brenda saj qė paraqesin platforma drejtuese, janė ato parti ku konkurenca brenda tyre ėshtė shembull dhe garanci pėr tė nesėrmen nė qeverisje. Nė kėto parti votohet, e vota ėshtė e lirė themeli i zhvillimit tė tyre. Janė parti qė respektojnė fjalėn e lirė, individin e lirė e protagonist. Janė parti ku liderit japin dorėheqje e mbajnė pėrgjegjėsi, gjė qė nė Shqipėri nuk i kemi parė pėr 18 vjet. Nė Shqipėri edhe kur paraqitet ndonjė program elektoral nė fushata, ai mbetet nė leter e nuk ka lidhje me qeverisjen e nesėrme. Sepse tani ėshtė bėrė dhe e modės tė thuhet "politika standarte" qė i shėrbejnė integrimit.

Votuesit do tė shohin liderit e kualicioneve pėr tė zgjedhur tė keqen mė tė vogėl, se e mira nuk ka mundėsi tė prezantohet nė mėnyrė dinjitoze, pasi nė Shqipėri nuk i ėshtė lėnė hapėsirė asnjėherė pėr tė ecur perpara, por pėrkundrazi ėshtė eleminuar dhe zhdukur sa mė shpejt qė ka qėnė e mundur.
Atėherė kush janė modelet e simbolet qė janė afruar shqiptarėve pėr 18 vjet, qė kėsaj radhe do tė paraqiten nga liderit e kualicioneve. A do tė ketė ndryshime ne zgjidhje, pėr shqiptarėt e anėtarėsuar nė NATO, e qė pretendojnė tė anėtarėsohen nė BE.

Besoj se nuk do tė ketė ,por do tė jetė mė keq , sepse kėsaj rradhe deputetėt do tė jenė tė zgjedhur nė tufė, dhe do tė hynė bashkė tė zgjedhur nga bariu (nga kryetari i partisė me listė), nė vathėn e parlamentit e populli do zgjedhė tufat e kryetarėve. E vetmja mundėsi pėr tu futur nė parlament ėshtė kur tė zgjedh kryetari nė listė. Cilėt do tė jenė personazhet e tufės, qė i ka zgjedhur kryetari (njeriu i ri i komunizmit qė krijoi E. Hoxha, u bė lideri i tranzicionit postkomunist), cili ėshtė modeli.

Pėr Shqiptarėt dhe votuesit e thjeshtė ėshtė paraqitur gjithmonė i njėjti model pėr 18 vjet. Deputėt qė vinė pėr tė marrė votat me foristrada e kallash, me makina me xhama tė errėt, qė ngjajnė me tepėr me banditė, se sa njerėz qė do tė bėjnė tė nesėrmen, ligje pėr tė zhvilluar shoqėrinė e pėr tė na rritur mirėqėnien. Nė fakt, shumica e tyre banditė janė, por tani me versace, me shoferė e makina qė i paguajmė ne si taksapagues, qė bėjnė gjithcka pėr tu bėrė deputet. Disa prej tyre badigard e shofera janė tė lidhur me kriminel, e nė jetėn e tyre kanė bėrė dhe krime. Ishte shumė e mjerueshme kur gjatė fushatės sė fundit elektorale pėr zgjedhjet lokale nėnkryetarja e PD (sot kryetare e parlamentit) organizonte tė fortėt (tė cilėt venin e shkonin nė autokolonė nė Bushat e rrethinat e Shkodrės) pėr tė marrė votat e pėr tė bėrė shantazh.

Politika nė kėtė qytet (tė cilin po e marr si shembull) ėshtė kthyer te fiset, te i pari i fisit, te mė i forti. Nė shumicėn e rasteve pėrdoren dhe njerėz tė ngujuar pėr tu bėrė shantazhe e kėrcėnime kundėrshtarėve politik. Ka mėse 15 vjet qė Shkodrėn e kontrollojnė tė njėjtat klane dhe rezultati ėshtė i dukshėm pėr kėtė qytet. Pėrfaqėsuesit e fshatrave dihet se duhet tė jenė mė tė fortit e fisit mė tė madh, e ata qė kanė grupet mė kriminale, se fshati nė Shqipėri merret si model i sė keqes, e ku bėhen eksperimente, si Dushku, Bushati e Gerdeci pavarėsisht qė nė fshat ndodhet mė tepėr se gjysma e popullsisė. Kurse nė qytete te tjera e sidomos nė ato tė mėdha me interesa tė mėdha ekonomike dhe numėr te madh deputetėsh, mbeten po ata njerėz qe prej 15 vjetėsh, mbėshtesin klane tė vecanta pėr tė pėrfituar tendera, njerėz me precedent tė rrezikshėm kriminal, sigurisht qė kėta janė dhe financuesit e fushatave dhe ata qė shantazhojnė njerėzit e thjeshtė (dihet qė rreth 90% e biznesmenėve, perjashtuar disi Tiranėn, kanė arsim 8 vjecar, kėta lloj biznesmenėsh ėshtė e lehtė ti kontrollosh, manipulosh e ti komandosh).

Tani kėsaj klase tė korruptuar politike nuk i ka ngelur tjetėr, veēse si familjet mafioze, tė martohen mes tyre (kjo ishte dhe nė traditėn nė kohėn e Enver Hoxhės). Paraja nė Shqipėri kontrollohet nga pjesa mė injorante e shoqėrisė, e pjesa mė e inkriminuar e saj. Ministrat nė fushatė shoqėrohen me njerėz tė cilėt me forcė ju garantojnė fitoren. Kur ne si modele kemi deputet te tillė, biznesmen qė kanė bėrė luks duke bėrė krime (Hidhni njė sy dhe shihni kush i ka pronat mė tė mira nė Shqiperi, hotele e lokale). Ministra qė kanė qėnė ish komunist e sigurimsa, ministra te rinj kampjon tė paparė tė korrupsionit, ministra e kryetar partish qė kanė shkaktuar tragjedi kombėtare, e mbrohen pa ju hyrė ferrė nė kėmbė nga kryeministra tė korruptuar. Si duhet tė kujtojmė qė ne kemi mundėsi tė zgjedhim.

Politikani ėshtė sot modeli i njeriut tė korruptuar, ai qė tė bėn tė pasur, qė tė nxjerr nga burgu, ose po deshi tė fut nė burg, qė tė bėn ministėr pa u pasur ndonje histori politike, qė tė bėn doganier, ai qė ka jetėn tėnde nė dore, por dhe tė familjes tėnde. Politikani, deputeti ministri, tė marrin pronėn, ta prishin e ti vėnė rruspat, ta tjetersojnė pronėn, tė vrasin, tė djegin makinėn e shtėpinė, tė shkatėrojnė biznesin e tė mbyllin gojėn me plumb. Kėta janė zoti nė njė vend tė vogėl, e tė varfėr, vend i korruptuar deri nė qelizėn mė tė vogėl tė shtetit. Kėta janė modeli i ofruar tani e 18 vjet. Kėta janė ata qė bėjnė e zbatojnė ligjet nė Shqipėri, modeli mė i shėmtuar qė pėrfaqėson njė popull tė varfer (mė i varfėri i Europės) qė do na ofrohet nė fushatėn e ardhėshme elektorale. Kėta janė simbolet e njė politike qė do tė integroj Shqipėrinė nė Europė e nė strukturat euroatlantike. Me kėta njerėz tė neveritshėm do tė ndėrtoj Shqipėria shtetin qė do tė administroj jetėn tonė e fėmijėve tane.

Prandaj ēdo njeri civil e qytetar, duhet tė mbrojė fjalėn e lire, tė denoncojė ēdo ditė tė keqen e korrupsionin nėpėrmjet fjalės sė lirė, tė mbrojė vlerat tona mė tė mira, tė mbėshtesim modelet e personalitete qė na prezantojnė kulturė, e qė janė te qytetėruar e shembull i sė mirės aty ku jetojne, qė skanė frikė tė thonė tė vėrtetėn, e qė e kanė Atdheun si gjėnė mė tė shenjtė, qė punojnė e jetojnė pėr ta zhvilluar e integruar pėr vete e pėr tė ardhmen e fėmijėve tė tyre. Prandaj shqiptarėt do tė mendojnė mirė kujt duhet tja japin votėn e tyre pasi ėshtė e vetmja gjė qė kemi nė dorė, pėr tė ndryshuar Shqipėrinė. Prandaj duhet qė tė ketė revoltė qytetare e intelektuale nė mbrojtje tė institucioneve tė pavarura, pėr mbrojtjen e kushtetutės e shtypit tė lirė, tė prokurorisė sė pavarur, tė pronės. Revolta duhet tė jetė mė e madhe ndaj kėtyre horrave politikanė qė janė bėrė simbol i sė keqes e i kanė zėnė frymėn Shqipėrisė sė varfėr.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara