HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqiptarėt, sa afėr janė

Mentor Nazarko -- nga Mentor Nazarko, Panorama, 27 janar 2009

Ndėrsa politika po lėshon nė mėnyrė tė ndrojtur idenė test tė bashkimit tė shqiptarėve, ia vlen barra qiranė tė merresh me atė sa afėr janė shqiptarėt me njėri-tjetrin. Ata tė Kosovės me tė Shqipėrisė. Pėr arsye hapėsire nuk po merremi me shqiptarėt e Maqedonisė, me gjithė parashikimin qė vinte prej njė greku, kėsaj radhe - Samarasit, dikur ministėr i Jashtėm, se hipoteza e Shqipėrisė sė madhe qė nis me shkatėrrimin e Maqedonisė ėshtė reale. Analiza qė po parashtrojmė nuk mbėshtetet mbi studime integrale katedrash, por me vėzhgime ...tė rastit nė njė eksperiencė shumėvjeēare udhėtimesh apo kontaktesh me dy komunitetet kryesore shqiptare nė rajon - ata tė Shqipėrisė dhe ata tė Kosovės. Kėshtu qė duhet mirėkuptuar dhe duhet trajtuar me indulgjencė. Janė disa elementė tė konsideruar nė kėtė analizė: raporti me pronėn dhe biznesin; raporti me ligjin; raporti me kulturėn.

Raporti me pronėn dhe biznesin
Pėr shkak tė vijimėsisė thuajse natyrale tė shtetit nė ish-Jugosllavi, Kosova ruajti njė strukturė pronėsore tė paprekur, me gjithė reformat agrare apo shpronėsimet qė mund tė jenė kryer. Komunizmi jugosllav nuk ishte aq i ashpėr sa yni. Fshatari kosovar ruajti njė pronė bujqėsore tė njė farė madhėsie, kėshtu qė ai nuk e humbi raportin e shėndetshėm me pronėn. Pėr kėtė shkak bujqėsia kosovare ėshtė mė e pėrparuar sesa ajo e Shqipėrisė, megjithėse kosovarėt e punojnė tokėn mė pak sesa maqedonasit, sipas njė studimi tė Bankės Botėrore. Por mbi tė gjitha, nė Kosovė nuk ka konflikte tė konsiderueshme as nė sasi as nė cilėsi pėr pronėn, hiq njėlloj problematike shtesė nga shitja e sforcuar dhe pa dokumente e pronave tė serbėve te shqiptarėt, qė mund tė krijojė kosto tė mėdha nė tė ardhmen. Shqipėria ndėrkaq ėshtė e helmuar nga problemet e pronės qė mbajnė peng zhvillimin dhe ēdo ndėrhyrje gjoja rregulluese, e njėanshme nga qeveritė e radhės shton problematikėn dhe pėr pasojė dhe proceset gjyqėsore. Zhvillimi ka mbetur peng i palėvizshmėrisė sė tregut tė tokės, ashtu si nė Kosovė problem janė bizneset e mėdha publike.

Por pėrkundėr kėsaj duket se shqiptarėt e Shqipėrisė kanė fituar kohėn e humbur nė ndėrtimin e ndėrmarrjeve private. Nėse shqiptarėt e Kosovės kishin njė sens ndėrtimi tė biznesit dhe nga hiēi, siē dukej nė vitet e para tė tranzicionit nė qebaptoret kosovare jo vetėm tė Tiranės, Shqipėria ka arritur tė krijojė ndėrmarrje tė mėdha dhe tė menaxhuara nė nivel tė lartė dhe nė sektorin prodhues, siē tregon veē tė tjerash rruga qė lidh Durrėsin me Tiranėn. Kosova nuk duket se ka arritur tė ketė ndėrmarrje tė mėdha qė qarkullojnė aq shumė vlera monetare, por duket se pėrgjithėsisht biznesi nė tė dy vendet, siē theksojnė dhe disa studime mbetet tė jetė biznes pronarėsh unikė dhe shumė-shumė rrallė ka shoqėri pėr aksione tė pėrmasave tė mėdha. Mabetex-i, ndoshta ndėrmarrja mė e madhe nė pronėsi shqiptarėsh ėshtė mė shumė produkt perėndimor sesa kosovar, d.m.th lindur dhe rritur nė perėndim. Shqiptarėt e Shqipėrisė ia dalin tė marrin rroga mė tė mėdha se sa ata tė Kosovės dhe kjo vihet re dhe nė ndėrmarrjet private, megjithėse pagesat me euro kanė hyrė mė herėt nė Kosovė, sesa nė Shqipėri.

Raporti me shtetin dhe ligjin
Ndėrkohė ka disa diferenca tė tjera tė rėndėsishme midis kosovarėve dhe shqiptarėve tė Shqipėrisė. Raporti i secilit komunitet me shtetin, apo me ligjin dhe kėtu mund tė shohim tė pėrfshirė dhe raportin e politikės me shtetin. Kosovarėt duken mė tė respektueshėm ndaj shtetit tė tyre tė ri dhe kėtu kanė ndikuar me shumė gjasa qoftė tradita, megjithėse e dhimbshme e shtetit jugosllav, por dhe qeverisja ndėrkombėtare, e cila ia doli ta ruante kėtė traditė. Ka sigurisht cenime tė rėnda tė kėtij raporti, veēanėrisht nė fushėn e ndėrtimeve pa leje, kryesisht nė Prishtinė, por nė Shqipėri ky ėshtė njė problem makroskopik. Shqiptarėt e Kosovės paguajnė taksa mė shumė, e sipas disa tė dhėnave dhe energjinė e paguajnė mė shumė. Ndėrmarrjet e biznesit paguajnė gjithashtu nė mėnyrė mė korrekte taksat; policėt e Kosovės jo vetėm janė veshur nė mėnyrė shumė mė serioze, por reflektojnė korrektėsi ekstreme, falė trajnimit britanik si dikur policia e Zogut. Tė pėrpiqesh tė korruptosh njė polic tė Kosovės mund tė pėrfundosh brenda, ndėrsa ai i Shqipėrisė, apo i Maqedonisė ta kėrkon paturpėsisht ryshfetin.

Trafiku duket shumė mė i rregullt nė Kosovė dhe taksitė tė marrin mė pak para se nė tė gjithė Europėn. S'ka asnjė kuptim tė bėsh krahasim me Shqipėrinė nė kėtė sferė tė jetės urbane, ku kosovarėt janė sėrish mė para se shqiptarėt e Shqipėrisė. Por mbi tė gjitha klasa politike e Kosovės nėn modelin e Ibrahim Rugovės, nėn ndikimin e ndėrkombėtarėve, nėn ndikimin e traditės zakonore ruan nivele tė ulėta animoziteti, megjithėse Kosova ėshtė njė vend i dalė nga lufta, qė ka tradita klanike apo tribale tė forta. Hashim Thaēi me mesazhet e veta pajtuese po i ngjan gjithnjė e mė shumė Rugovės qė urrente pamasė, ndėrsa sot i falet para varrit tė tij.

Parlamenti kosovar ngjan me atė danez, shtypi kosovar ėshtė gjithashtu i pėrmbajtur dhe sherrxhinjtė mė tė mėdhenj kanė qenė disa gazetarė qė vinin nga Shqipėria. Me gjithė pėrpjekjen e politikanėve tė caktuar tė Shqipėrisė pėr tė ndezur fėrkime nė Kosovė, duke privilegjuar kėtė apo atė palė, politika kosovare mbetet nė nivele tė qeta dhe zgjedhjet janė tė pranuara universalisht. Edhe nėse ato kanė filluar tė vidhen, ekspertėt vijnė prej Shqipėrisė. Diēka qė ka shumė anė pozitive sakohė qė objektivat kombėtarė shtetformues janė prioritet absolut, por ama ka dhe anė negative, sepse mungon ai fėrkim i brendshėm i shėndetshėm pėr demokracinė qė denoncon korrupsionin, etj. Niveli i administratės kosovare mund tė jetė mė i ulėt nė pikėpamje kulturore, por jo nė pikėpamje etike, siē vėnė nė dukje shumė ekspertė tė huaj qė kanė punuar nė Kosovė.

Ndėrkohė Kosova duket se ėshtė shumė mė para Shqipėrisė nė shoqėrinė civile. Protestat e organizuara prej saj nė lidhje me planin e Ban Ki Munit treguan se organizmat e saj e kanė tė fortė dhe dimensionin mobilizues, ndėrsa ato tė Shqipėrisė kanė tė zhvilluar thjesht dhe vetėm dimensionin raportues apo analitik. Kjo lidhet me ekzistencėn nė krye tė kėtyre organizmave nė Kosovė tė figurave tė referueshme pėr integritet moral, diēka qė ende nuk vihet re nė Shqipėri.

Raporti me kulturėn dhe arsimin
Raporti me kulturėn dhe arsimin ėshtė gjithashtu njė element interesant pėr t'u konsideruar nė kėtė udhėtim sipėrfaqėsor nė evolucionin e shqiptarėve drejt demokracisė. Ndėrsa kosovarėt kanė patur nivel relativisht tė lartė arsimor, veēanėrisht nė shkollat tetėvjeēare dhe tė mesme para viteve 1990, sot ky nivel ka rėnė. Mėsuesit e sotėm tė tyre janė studentėt e arsimuar bodrumeve tė sistemit paralel rugovian. Si pasojė cilėsia e shkrimit shqip ėshtė skandaloz, shitja e librave, d.m.th leximi ėshtė nė nivele tė ulėta, arsimi universitar mbahet gjerėsisht me pedagogė nga Shqipėria, qė jo gjithmonė janė mė tė mirėt. Ndėrsa Shqipėria me gjithė disa luhatje vazhdon tė lexojė shumė dhe shkollimi para universitar prapė ka zona tė nivelit tė lartė. Arsimi privat nė Shqipėri ka maja dhe diēka po bėhet dhe nė Kosovė. Por ka ama ca lajme tė mira: fėmijėt e edukuar me televizionet e Tiranės, po e flasin dhe shkruajnė mė mirė gjuhėn amtare se prindėrit e tyre.

Mbi tė gjitha nė Kosovė po mungojnė pikat e referimit kulturor, autoritetet e gjithėpranuar nė kulturė, nė letėrsi, ta zėmė tė ngjashėm me Kadarenė (jo domosdoshmėrisht nė nivelin e tij) etj. Pėrfshirja e disa prej kėtyre autoriteteve nė politikė i ka dėmtuar atyre reputacionin nė gjithė popullsinė, kėshtu qė shoqėria e re kosovare nuk ka pika referimi. Nė Kosovė janė ende ekzistuese struktura si Lidhja e Shkrimtarėve, qė nė Shqipėri kanė reshtur sė funksionuari, por ama shkrimtarė tė gjithėpranuar, qė dalin dhe jashtė kufijve me vlerat e tyre mungojnė.

Ky ishte njė udhėtim sipėrfaqėsor nė hapėsirėn shqiptare nė tė dy anėt e kufirit. Ndoshta mund tė ketė shumė boshllėqe qė i detyrohen pafuqisė apo selektivitetit tė vėzhgimit, por ama ky navigim nė qytetėrimin qė po krijojnė shqiptarėt nė shekullin e 21, duket se mund tė shėrbejė si njė bazė e mirė diskutimi. Sepse duhet tė fillojmė e tė diskutojmė sa afėr jemi, para se tė vendosim tė bashkohemi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara