HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Epoka e pėrgjegjėsisė pėr vete, kombin dhe botėn

-- nga Barack Obama, President i SHBA, 20 janar 2009

Bashkatdhetarėt e mi!

Qėndroj sot para jush me respektin pėr detyrėn qė kemi pėrpara, mirėnjohės pėr besimin qė mė keni dhėnė, i vetėdijshėm pėr sakrificat qė kanė bėrė paraardhėsit tanė. Falėnderoj presidentin Bush pėr shėrbimin e tij ndaj vendit, si dhe pėr bujarinė dhe bashkėpunimin e tij gjatė gjithė kėtij tranzicioni.

Barack Obama Dyzet e katėr amerikanė e kanė bėrė kėtė betim presidencial. Fjalimet janė mbajtur gjatė periudhave tė intensifikimit tė begatisė dhe kohėve tė paqes sė qėndrueshme. Megjithatė, hera-herės, betimi ėshtė bėrė edhe nė kohė stuhish tė ashpra. Nė kėto momente Amerika ka ēarė pėrpara, jo vetėm si rezultat i aftėsive tė atyre qė kanė mbajtur kėtė post tė lartė, por sepse ne, populli, kemi pasur besim nė idealet e paraardhėsve tanė dhe dokumentet e themelimit tonė. Kėshtu ka qenė. Kėshtu duhet tė jetė pėr tė gjithė brezat e amerikanėve. Qė ne jemi tani nė mes tė krizės, kjo ėshtė mjaft e qartė. Vendi ynė ėshtė nė luftė kundėr njė rrjeti tė gjerė dhune dhe urrejtjeje. Ekonomia jonė ėshtė dobėsuar sė tepėrmi si pasojė e etjes sė pakontrolluar pėr fitime dhe papėrgjegjėsisė qė kanė treguar disa, por gjithashtu edhe pėr shkak tė dėshtimit tonė kolektiv pėr tė bėrė zgjedhje tė vėshtira dhe pėr ta pėrgatitur vendin pėr njė epokė tė re.

Shtėpitė janė humbur, punėt janė pakėsuar, bizneset janė mbyllur. Shėrbimi ynė shėndetėsor ėshtė shumė i kushtueshėm, shkollat tona kanė lėnė shumė tė zhgėnjyer dhe ēdo ditė sjell tė dhėna tė mėtejshme se mėnyrat si ne e pėrdorim energjinė i shėrbejnė forcimit tė kundėrshtarėve tanė dhe kėrcėnojnė planetin tonė. Kėta janė tregues tė krizės, sipas zėrave dhe statistikave. Mė pak e matshme, por jo mė pak e rėndėsishme, ėshtė humbja e besimit nė mbarė vendin, njė frikė ngacmuese se rėnia e Amerikės ėshtė e pashmangshme dhe se brezi ynė i ardhshėm duhet tė ulė standardin. U them sot se sfidat qė kemi pėrballė janė reale. Ato janė serioze dhe tė shumta. Ato nuk do tė kapėrcehen lehtė ose gjatė njė harku tė shkurtėr kohor. Por, Amerikė, duhet ta dish se ato do tė kapėrcehen. Ne jemi mbledhur, sepse kemi zgjedhur shpresėn ndaj frikės, bashkimin pėr njė qėllim ndaj konfliktit dhe mospajtimeve.

Kėtė ditė ne proklamojmė fundin e etjes sė papėrmbajtur pėr fitim dhe premtimeve false, justifikimeve dhe demagogjisė sė demoduar, qė pėr njė kohė shumė tė gjatė i kanė mbytur politikat tona.

Ne mbetemi njė vend i ri, por, sipas fjalėve tė Biblės, ka ardhur koha pėr tė lėnė mėnjanė sjelljet fėmijėrore. Ka ardhur koha tė riafirmojmė shpirtin tonė tė fuqishėm, tė zgjedhim njė histori mė tė mirė, tė ēojmė pėrpara atė dhuratė tė ēmuar, atė ide fisnike, tė trashėguar nga brezi nė brez: Premtimin e Zotit se tė gjithė njerėzit janė krijuar tė barabartė, tė gjithė janė tė lirė dhe tė gjithė meritojnė shansin tė jenė plotėsisht tė lumtur. Duke riafirmuar madhėshtinė e vendit tonė, ne e kuptojmė se madhėshtia nuk ėshtė kurrė dhuratė. Ajo duhet fituar. Rrugėtimi ynė nuk ka qenė kurrė i lehtė dhe me kėrkesa minimale. Nuk ka qenė rrugėtimi i tė dobėtit, i atyre qė zgjedhin argėtimin ndaj punės, ose qė pėrpiqen vetėm pėr kėnaqėsinė qė jep pasuria dhe fama. Por kanė qenė ata qė kanė marrė parasysh rreziqet, ata qė kanė sakrifikuar, ata qė kanė krijuar – shpesh nga ata burra dhe gra qė kanė punuar rėndė, pa rėnė nė sy, qė na kanė ēuar pėrpara nė rrugėn e vėshtirė drejt begatisė dhe lirisė. Pėr ne, ata morėn me vete pak sende dhe udhėtuan pėrmes oqeaneve nė kėrkim tė njė jete tė re.

Pėr ne, ata iu drejtuan Perėndimit, kapėrcyen vėshtirėsitė dhe punuan tokėn e fortė. Pėr ne, ata luftuan dhe dhanė jetėn, nė vende si Konkordi, Getisburgu, Normandia dhe Khe Sahn.

Kėta burra dhe gra u pėrpoqėn, sakrifikuan dhe punuan pa pushim, derisa duart u zunė kallo, qė ne tė mund tė gėzonim njė jetė mė tė mirė. Pėr ta Amerika qėndronte mbi ambiciet tona personale, mbi origjinėn tonė tė ndryshme, mbi pasurinė apo grupimet.

Nė kėto gjurmė ne vazhdojmė sot. Ne vazhdojmė tė jemi vendi mė i begatė dhe mė i fuqishėm nė botė. Punonjėsit tanė nuk janė mė pak produktivė tani sesa para se tė fillonte kriza. Mendjet tona nuk janė mė pak krijuese, mallrat dhe shėrbimet tona janė po aq tė nevojshme sa ē’ishin para njė jave, njė muaji, njė viti. Aftėsitė tona nuk janė pakėsuar. Por koha pėr tė ndenjur pa vepruar, e mbrojtjes sė interesave tė ndryshme, e shtyrjes sė vendimeve tė pakėndshme ka kaluar. Duke filluar qė sot, duhet tė ngrihemi, tė lėmė mėnjanė plogėshtinė dhe tė fillojmė pėrsėri punėn e rindėrtimit tė Amerikės.

Sepse, ngado t’i hedhim sytė, ka punė pėr tė bėrė. Gjendja e ekonomisė kėrkon ndėrhyrje tė guximshme dhe energjike dhe ne do tė veprojmė, jo vetėm pėr tė hapur vende pune, por pėr tė vėnė themele tė reja pėr zhvillim. Do tė ndėrtojmė rrugėt dhe urat, rrjetet elektrike dhe linjat dixhitale qė mbėshtesin tregtinė dhe na lidhin me njėri-tjetrin. Do ta rikthejmė shkencėn nė vendin e merituar dhe do t’i hapim rrugėn mrekullive tė teknologjisė pėr tė rritur cilėsinė e kujdesit shėndetėsor dhe pėr t’ia ulur atij koston. Ne do tė pėrdorim energjinė diellore, erėn dhe tokėn pėr makinat dhe fabrikat tona, si edhe do t’i transformojmė shkollat dhe universitetet tona pėr tė plotėsuar kėrkesat e epokės sonė tė re. Ne mund t’i bėjmė tė gjitha kėto. Dhe do t’i bėjmė tė gjitha.

Ka nga ata qė i vėnė nė pikėpyetje ambiciet tona, qė thonė se sistemi ynė nuk i pėrballon dot kaq shumė plane tė mėdha. Kujtesa e tyre ėshtė e shkurtėr. Sepse e kanė harruar atė qė ka bėrė ky vend; se ēfarė mund tė realizojnė burrat dhe gratė, kur imagjinata pėrdoret pėr njė qėllim tė pėrbashkėt dhe kur nevoja kthehet nė kurajė. Ajo qė cinikėt nuk e kuptojnė ėshtė se toka nėn kėmbėt e tyre ka lėvizur, se argumentet e vjetra politike qė na kanė konsumuar pėr njė kohė kaq tė gjatė nuk vlejnė mė. Pyetja qė shtrojmė sot ėshtė jo nėse qeveria jonė ėshtė shumė e madhe, apo shumė e vogėl, por a funksionon, nėse ndihmon familjet tė gjejnė punė tė mira, nėse siguron kujdes shėndetėsor tė pėrshtatshėm, nėse mundėson njė pension me dinjitet. Nėse pėrgjigjja ėshtė po, duhet tė bėjmė pėrpara, nėse pėrgjigjja ėshtė jo, ato programe duhet tė eliminohen.

Dhe ata qė menaxhojnė paratė e publikut, do tė mbahen pėrgjegjės, tė shpenzojnė me kujdes, t’i ndryshojnė prirjet e gabuara dhe t’i bėjmė bizneset tona hapur, sepse vetėm ashtu mund tė rikthejmė besimin vital mes njerėzve dhe qeverisė sė tyre. Nuk ekziston para nesh ēėshtja nėse tregu ėshtė njė forcė pėr mirė apo pėr keq. Fuqia e tij pėr tė gjeneruar mirėqenie dhe pėr tė zgjeruar liritė ėshtė shumė e madhe, por kjo krizė na kujtoi se pa njė sy kritik, tregu mund tė dalė jashtė kontrollit - dhe njė komb nuk mund tė ecė pėrpara, nėse ai do tė favorizojė vetėm tė pasurit. Suksesi i ekonomisė sonė ėshtė varur gjithmonė, jo vetėm nga masa e Prodhimit tonė tė Brendshėm Bruto, por edhe nga prosperiteti, nga aftėsia jonė pėr zgjerimin e mundėsive pėr ēdo njeri qė ka dėshirė - jo jashtė bamirėsisė, por sepse ajo mbetet rruga e vetme pėr tė mirėn tonė tė pėrbashkėt. Pėr sa i pėrket mbrojtjes tonė tė pėrbashkėt, ne hedhim poshtė si false zgjedhjen mes sigurisė dhe idealeve tona.

Themeluesit e Kombit tonė pėrballuan vėshtirėsitė qė ne as mund t’i imagjinojmė, ata hartuan njė Kartė pėr tė garantuar sundimin e ligjit dhe tė drejtat e njeriut, njė Kartė qė i ka rrėnjėt nė gjakun e brezave. Ato ideale ende hedhin dritė mbi botėn dhe ne nuk do tė heqim dorė prej tyre, pėr pėrfitime tė ēastit. Prandaj, gjithė njerėzit dhe qeveritė, qė po na ndjekin sot, nga kryeqytetet mė tė mėdha e deri te fshati i vogėl ku lindi babai im, ta dinė se Amerika ėshtė mikja e ēdo vendi dhe ēdo burri, gruaje dhe fėmije, qė pėrpiqen pėr njė ardhme nė paqe dhe me dinjitet, dhe ne jemi gati pėr tė udhėhequr edhe njėherė. Mos harroni, se brezat e mėparshėm u pėrballėn me fashizmin dhe komunizmin, jo vetėm me raketa dhe tanke, por me aleancat dhe bindje tė qėndrueshme. Ata e kuptuan se vetėm pushteti nuk mund tė na mbrojė dhe as na jep tė drejta tė bėjmė si tė duam. Ata e dinin se fuqia jonė shtohet pėrmes pėrdorimit tė kujdesshėm, siguria jonė buron nga drejtėsia e kauzės sonė, forca e shembullit tonė, modestia dhe pėrmbajtja.

Ne jemi ata qė mbajmė mbi shpatulla kėtė trashėgimi. Tė udhėhequr edhe njėherė nga kėto parime, ne do t’i pėrballojmė kėrcėnimet e reja, qė kėrkojnė pėrpjekje mė tė mėdha, madje edhe bashkėpunim dhe mirėkuptim mė tė madh mes vendeve. Ne do tė fillojmė me pėrgjegjshmėri t’ia lėmė Irakun popullit tė tij dhe tė forcojmė paqen e arritur me sakrifica tė mėdha nė Afganistan. Me miq tė vjetėr dhe ish-armiq, ne do tė punojmė pa u lodhur pėr tė pakėsuar rrezikun bėrthamor dhe do tė pėrpiqemi pėr tė ngushtuar spektrin e ngrohjes globale. Ne nuk do tė bėjmė asnjė apologji pėr mėnyrėn tonė tė jetesės, as nuk do tė heqim dorė nga mbrojtja jonė, dhe pėr ata qė kėrkojnė tė avancojnė qėllimet e tyre duke mbjellė terror dhe duke vrarė njerėz tė pafajshėm, ne u themi se shpirti ynė ėshtė i fortė dhe nuk mund tė thyhet, ju nuk mund tė fitoni ndaj nesh, ne do t’ju mundim.

Ne e dimė se mozaiku i trashėgimisė tonė ėshtė forcė dhe jo dobėsi. Ne jemi nė vend tė krishterėsh dhe myslimanėsh, hebrenjsh dhe hindush, si dhe jo-besimtarėsh. Ne jemi formuar nga ēdo gjuhė dhe kulturė qė vjen nga ēdo skaj i botės dhe sepse ne kemi ndjerė shijen e hidhur tė luftės civile dhe ndarjes raciale, dhe kemi dalė nga ai kapitull i errėt mė tė fortė dhe mė tė bashkuar, ne besojmė se urrejtjet e vjetra njė ditė do tė shuhen, se ndarjet fisnore shpejt do tė zhduken, dhe ndėrkohė qė bota po zvogėlohet, njerėzimi ynė i pėrbashkėt do tė rishfaqet dhe Amerika duhet tė luajė rolin e saj pėr nxitjen e njė epoke tė re paqeje. Botės myslimane i themi se ne kėrkojmė njė rrugė tė re pėrpara, bazuar nė interesat e pėrbashkėta dhe respektin reciprok. Atyre udhėheqėsve tė botės qė pėrpiqen pėr konflikt apo fajėsojnė Perėndimin pėr mangėsitė e shoqėrive tė tyre, u themi se populli juaj do t’ju gjykojė pėr ēfarė do tė ndėrtoni dhe jo pėr ēfarė do tė shkatėrroni.

Atyre qė mbahen nė pushtet nėpėrmjet korrupsionit dhe mashtrimit, nėpėrmjet shtypjes sė disidencės, u themi se tani qė ju jeni nė anėn e gabuar tė historisė, ne do t’ua zgjatim dorėn, nė qoftė se ju jeni tė predispozuar tė zgjasni dorėn tė parėt. Ndaj vendeve tė varfra tė botės, ne angazhohemi tė punojmė sė bashku pėr lulėzimin e fermave tuaja, pėr ujė tė pijshėm, pėr tė ushqyer njerėzit dhe mendjet e uritura. Dhe atyre vendeve si yni qė gėzojnė relativisht shumė, ne u themi se nuk mund tė jemi indiferentė ndaj vuajtjeve pėrtej kufijve tanė dhe as do tė vazhdojmė tė konsumojmė burimet e botės pa marrė parasysh efektet. Bota ka ndryshuar dhe ne duhet tė ndryshojmė bashkė me tė. Ndėrkohė qė po nisim rrugėn qė kemi pėrpara, ne kujtojmė me mirėnjohje ata amerikanė tė guximshėm qė pikėrisht nė kėto momente patrullojnė nė shkretėtirat dhe malet e largėta. Ata kanė diēka pėr tė na thėnė sot, po ashtu si heronjtė qė prehen pėrjetė nė kodrėn e Arlingtonit. Ne i nderojmė ata, jo vetėm si roje tė lirisė tonė, por sepse ata mishėrojnė shpirtin e shėrbimit, vullnetin pėr tė gjetur diēka mė tė madhe se vetja. Madje, nė kėtė moment, njė moment qė do tė pėrcaktojė njė brez, ėshtė pikėrisht ky shpirt qė duhet tė jetojė te tė gjithė ne.

Sepse, sado qė mund dhe duhet tė bėjė qeveria, nė fund tė fundit vendi mbėshtetet te besimi dhe vendosmėria e popullit amerikan. Ajo qė na bėn t’i kapėrcejmė orėt tona mė tė vėshtira, ėshtė mirėsia pėr tė marrė nė shtėpi njė njeri tė panjohur pas shkatėrrimit tė digave, altruizmi i punėtorėve qė pranojnė tė pakėsojnė orėt e tyre tė punės, pėr tė mos lejuar shokėt e tyre tė humbin punėn. Ėshtė guximi i zjarrfikėsve pėr tė hyrė nė njė korridor tė mbushur me tym, por edhe dėshira e njė prindi pėr tė rritur me dashuri njė fėmijė, qė nė fund tė fundit pėrcaktojnė fatin tonė. Sfidat tona mund tė jenė tė reja. Mjetet qė ne pėrdorim pėr t’i pėrballuar ato mund tė jenė tė reja. Por vlerat, nga tė cilat varet suksesi ynė, puna dhe ndershmėria, kuraja dhe drejtėsia, toleranca dhe kureshtja, besnikėria dhe patriotizmi, tė gjitha kėto kanė qenė me ne gjithmonė. Kėto janė tė vėrteta. Kanė qenė forca qė kanė nxitur pėrparimin tonė gjatė gjithė historisė. Ajo qė duhet ėshtė kthimi te kėto tė vėrteta. Ajo qė kėrkohet prej nesh, ėshtė njė epokė e re pėrgjegjėsish, qė ēdo amerikan tė kuptojė se kemi detyrime ndaj vetvetes, ndaj vendit dhe ndaj botės, qė ne nuk i pranojmė me ngurrim, por i marrim pėrsipėr me kėnaqėsi, tė bindur se asgjė nuk e kėnaq mė shumė shpirtin, asgjė nuk i jep mė shumė formė karakterit, sesa pėrmbushja pa rezerva e njė misioni tė vėshtirė. Ky ėshtė ēmimi dhe premtimi i tė qenit qytetar. Ky ėshtė burimi i besimit tonė – vetėdija se Zoti na bėn thirrje t’i japim formė njė fati tė pasigurt.

Ky ėshtė kuptimi i lirisė dhe i kredos sonė – qė i bėn burrat dhe gratė dhe fėmijėt e tė gjitha racave dhe tė gjitha besimeve tė mblidhen nė kėtė festė tė mrekullueshme, dhe pse njė burrė, babait tė tė cilit mė pak se 60 vjet mė parė mund t’i ishte mohuar shėrbimi nė restorant, qėndron sot para jush pėr tė bėrė betimin mė tė shenjtė. Pra, le ta shėnojmė kėtė ditė duke kujtuar se cilėt jemi dhe sa pėrpara kemi ecur. Nė vitin e ditėlindjes sė Amerikės, nė muajin mė tė ftohtė, njė grup i vogėl patriotėsh u mblodh rreth zjarrit qė pėrpėlitej nė brigjet e njė lumi tė akullt. Kryeqyteti ishte i braktisur. Armiku po pėrparonte. Bora ishte mbushur me njolla gjaku. Nė momentin kur rezultati i revolucionit tonė ishte mė shumė se kurrė nė dyshim, babai i kombit tonė porositi qė kėto fjalė tė lexoheshin para njerėzve: “Ta marrė vesh bota e ardhshme … qė nė zemėr tė dimrit, kur tė vetmet qė mund tė mbijetonin ishin shpresa dhe virtyti, qyteti dhe vendi tė alarmuar nga njė rrezik i pėrbashkėt, u mblodhėn sė bashku pėr t’i bėrė ballė”.

Amerikė! Pėrballė rreziqeve tona tė pėrbashkėta, nė kėtė dimėr tė vėshtirė, le t’i kujtojmė kėto fjalė qė nuk njohin kohė. Me shpresė dhe virtyt, le t’u bėjmė ballė edhe njė herė me guxim rrymave tė acarta dhe t’i kapėrcejmė ēfarėdo stuhish qė tė na rrahin. Le tė rrėfejnė fėmijėt e fėmijėve tanė se, kur ne u vumė nė provė, ne nuk pranuam qė ky udhėtim tė ndėrpritej, se ne nuk kthyem kurrizin dhe as nuk u zmbrapsėm; dhe me sytė nga horizonti dhe me mirėsinė e Zotit mbi ne, ne e ēuam pėrpara kėtė dhuratė tė madhe tė lirisė dhe ia pasuam tė paprekur brezave tė ardhshėm.

* Fjalimi i inaugurimit. Marrė nga VOA


Withers: Obama, i mirėinformuar pėr Shqipėrinė


Nga Klan

Intervistė e Ambasadorit tė Sh.B.A. nė Tiranė Xhon L. Uidhers pėr TV Klan, Programi Opinion


John Withers Z. Ambasador, si mendoni do tė jetė dita e parė pėr Presidentin Obama?

Mendoj qė do tė jeshtė jashtėzakonisht emocionuese si pėr Presidentin ashtu edhe pėr popullin e Sh.B.A. Sapo u ktheva nga Uashingtoni dy ditė mė parė dhe atomosfera atje ėshtė absolutisht e pabesueshme. Njerėzit janė shumė tė emocionuar pėr zgjedhjen e Presidentit Obama, shumė tė emocionuar pėr rendėsinė qė kanė kėto zgjedhje pėr historinė e vendit tone dhe kushdo ka dėshirėn tė jetė aty. Edhe dje, kur kryheshin disa prej veprimtarive paraprake e koncerti, e gjithė pjesa qendrore e Uashingtonit qė quhet Moll, ishte e tejmbushur me njerėz. Kam shumė e shumė miq tė mitė qė po diskutonin dhe mė thane qė do ishin aty; nuk e dinė si do tė arrijnė aty sepse do ketė shumė njerėz nėpėr metro e abutobuzė…por tė gjithė e shohin si njė pikė kthese nė histori dhe duan qė tė jenė aty. Mėnyra si do ta shprehja unė ėshtė qė pėrurimi i njė Presidenti tė Sh.B.A. ndodh njė herė nė katė vjet; pėrurimi i kėtij Presidenti, i Presidentit tė parė afro-amerikan, ndodh njė herė nė katėrqind vjet. Kaq e veēantė ėshtė.

Emocionet e ditės sė pėrurimit do tė kalojnė. Cila mendoni do jetė sfida e parė madhore me tė cilėn do tė pėrballet Obama?

Sfida e parė do tė jetė afėrmendsh ekonomia. Mendoj qė rifunksionimi i ekonomisė, gjetja e vendeve tė punės, rindėrtimi i tė gjithė infrastrukturės sė Sh.B.A. Kėto janė gjėra shumė tė rendėsishme qė ai do tė duhet t’i ndėrmarrė menjėherė. Por, mendoj qė ai ka njė vizion tė madh pėr botėn dhe me kėtė mendoj qė ai do tė fillojė tė rivendosė, zhvillojė, dhe pėrforcojė pozitėn e Amerikės nė botė. Ka fusha nė tė cilat amerikanėt, pėr tė qenė i sinqertė, nuk kanė popullaritetin qė kanė pasur dikur. Ka pasur tensione me aleatė tė vjetėr dhe ai do qė ta ndryshojė tė gjithė kėtė. Ai do qė tė ndėrtojė njė strukurė bazuar mbi komunikimin, diplomacinė, shkėmbimin e lirė tė ideve dhe mendoj qė nė themel tė gjithė kėsaj, nė themel tė vizionit tė tij ėshtė njė fjalė qė ne e pėrdorim shumė shumė shpesh por qė ėshtė absolutisht nė zemrėn e tij si President dhe si qenie njerėzore dhe kjo fjalė ėshtė demokraci.

Pėr Obamėn, demokracia ėshtė ajo qė e krijoi. Nė fjalimet e tij, tė cilat janė shumė elokuente, ai ka folur se si Amerika, sipas pikėpamjes sė tij, ėshtė pikėrisht vendi pėr tė, njė person qė ka njė baba qė ka qenė student i huaj nga Afrika, njė nėnė amerikane tė bardhė, ėshtė vendi pėr mundėsi tė pakufizuara. Kjo ėshtė ajo qė po provohet sot. Pėrsėris qė duhet tė kuptoni emocionet e fuqishme qė janė ēliruar nė Sh.B.A. dhe nga kushdo. Ėshtė njė koalicion ylberi pėr nga ngjyrat. Ėshtė njė koalicion racash, fesh, gjithēkaje, njėrėzish tė moshuar e tė rinj, tė bardhė e zezakė, homoseksualė ose jo, tė gjithė janė pjesė e kėtij bashkimi.

Ndoshta, nėse jeni tė interesuar, njė prej simboleve mė tė pabesueshme dhe tė fuqishme qė do tė ndodhė sot ėshtė qė ky burrė sot do tė qėndrojė nė shkallėt e ndėrtesės sė Kongresit dhe do tė bėjė betimin pėr postin mė tė fuqishėm nė Amerikė, e ndoshta nė botė, nė shkallėt e njė ndėrtese tė ndėrtuar nga skllevėrit.

Demokracia ėshtė motori i madh i ndryshimit. Demokracia ėshtė motor ii mundėsive jo vetėm pėr Amerikėn por kudo. Dhe pikėrisht pėr kėtė mendoj qė Obama ka fituar kaq popullaritet, jo vetėm pėr amerikanėt, jo vetėm krenari tė madhe pėr afro-amerikanėt si unė, por anembanė botės. Emocionet qė ky burrė ka gjeneruar anembanė botės, pėr shkak tė asaj qė ai do tė bėjė pikėrisht sot, tregon qė ka shpresė, qė ne thjesht na duhet kurajo pėr tė besuar tek shpresa. Kjo ėshtė e vėrtetė kudo, edhe kėtu nė Shqipėri.

Folėt mbi popullaritetin e Amerikės. Sh.B.A. gėzojnė popullaritet tė jashtėzakonshėm nė Shqipėri. Mendoni qė nė vitet e presidencės Obama, politikat e Sh.B.A. ndaj rajonit nė pėrgjithėsi dhe Shqipėrisė nė veēanti do tė ndryshojnė?

Shpresoj qė gjėrat do tė ndryshojnė. Dhe shpresoj shumė qė ky ndryshim tė jetė pėr mirė. Keni tė drejtė, Shqipėria ėshtė njė prej vendeve ku lidhja mes popullit amerikan dhe popullit kėtu ėshtė shumė e fortė. Por, le ta bėjmė mė tė fortė, le ta bėjmė mė tė mirė; le tė nxjerrim pikėrisht ato mėsime qė Shqipėria ka marrė nga tradita e saj e pasur dhe amerikanėt tė nxjerrin mėsimet nga gjėrat qė ne amerikanėt kemi mėsuar.

Mė lejoni t’ju rrėfej njė histori personale. Kur u emėrova nga Presidenti Bush pėr kėtė post, ambasador nė Shqipėri, Senati duhet tė bėjė konfirmimin. Kryetari i panelit tė senatit pėr konfirmimin tim ishte pikėrisht Barak Obama. Ishim pesė vetė qė po shqyrtoheshim, qė po pyeteshim atė ditė, dhe ngaqė respektohej radha alfabetike e vendeve, unė isha i pari. Ai bėri pyetje shumė tė mirėinformuara mbi Shqipėrinė. Mė pas, pasi konfirmimi kish pėrfunduar, tradita ėshtė qė ne i afrohemi kryetarit tė komisionit dhe i shprehim mirėnjohjen pėr kohėn dhe shqyrtimin dhe kėshtu pata pak minuta pėr tė folur me Senatorin e atėhershėm qė tani ėshtė President. Ishte shumė e qartė qė kishte dije pėr Shqipėrinė dhe rajonin. Ambasadorėt e tjerė qė po konfirmoheshin pėr tė shkuar nė Bosnje, Malin e Zi, Serbi, dhe ishte e qartė qė ai kishte dije pėr rajonin dhe mendoj qė kjo ėshtė shumė e rendėsishme, ky lloj familiariteti bazė.

Presidenti do tė ketė shumė gjėra nė mend, Rusinė, Lindjen e Mesme, Kinėn, Indinė, terrorizmin, luftrat nė Afganistan dhe Irak, pra nuk do tė jetė nė gjendje t’i kushtojė vėmendje konstante njė ēėshtjeje tė vetme. Por, fakti qė duket se ka njė lloj dijeje mendoj ėshtė shumė i rėndėsishėm.

Cilat ishin arsyet qė e bėnė Obamėn aq popullor nė mbarė botėn? Siē e dimė miliona njerėz do ta ndjekin pėrurimin drejtpėrdrejt nė Uashington sot dhe shumė e shumė tė tjerė nė televizion.

Mendoj qė duhet tė shohim filozofinė e tij politike qė mendoj ėshtė njė mesazh i vėrtetė frymėzimi. Ėshtė njė mesazh qė ne tė jemi nė gjendje tė ngrihemi mė lart, tė heqim tė gjitha barrat dhe tė kemi horizonte tė pamata qė nuk janė fantazi apo ėndėrr, por gjėra qė mund t’i shndėrrojmė nė realitet. Do doja t’ju lexoj citimin tim tė preferuar nga fjalėt e Obamės, fjalė qė mendoj e rrokėn kėtė energji, kėtė shpirt rinor, kėtė entuziazėm, qė karizma e tij e lejon ta shpėrndajė kudo dhe tė na infektojė tė gjithėve. Ja se ē’tha, jo shumė kohė mė parė. Po fliste pėr zgjedhjet dhe tha, “Ky ėshtė shansi ynė pėr t’iu pėrgjigjur thirrjes. Ky ėshtė ēasti ynė. Kjo ėshtė koha jonė pėr t’i kthyer njerėzit nė punė dhe pėr tė hapur dyert e mundėsive pėr fėmijėt tanė; pėr tė rivendosur begatinė dhe pėr tė ripėrtėritur kauzėn e paqes; pėr tė rifituar ėndrrėn amerikane dhe konfirmuar atė tė vėrtetė themelore qė, nga shumė ne jemi njė; pėr sa kohė marrim frymė, shpresojmė; dhe qė ku pėrballemi me cinizėm dhe dyshim dhe ata qė na thonė se nuk mundemi, tė mund tė pėrgjigjemi me atė kredo qė nuk njeh kohė qė pėrmbledh frymėn e popullit: Po, Ne Mundemi.” Kėtė mendoj se na ka dhėnė tė gjithėve ne.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara