HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Ranė kėmbanat nė Nju Jork!"

Pierre-Pandeli Simsia -- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

(Duke dėgjuar albumin e ri muzikor tė kantautores Eli Rizo Gjezo)

Kantautorja nga qyteti Sarandė me banim nė New York, Eli Rizo-Gjezo, pas albumit tė saj muzikor "Je ėndra ime kudo qė shkoj", kohėt e fundit doli me albumin e ri tė titulluar "Rranė kėmbanat nė Nju Jork".
Duke lexuar titullin, lexuesi, sigurisht, mendon pėr rrėnien e kėmbanave tė njė kishe...

Ato vėrtetė rranė nė njė kishė nė Nju Jork vite tė shkuara pėr fatkeqėsinė qė i ra familjes sė saj..., por jeta e dhimbėshme e vetė Elit pa fėmijėri, me rini tė vrarė e tė mohuar, janė njė dhimbje e pashėrueshme, njė plagė, njė fatkeqėsi dhe "kėmbanat" e Elit bien pėr tė gjithė ata jetė tė vuajtur nė burgime dhe internime.

Edhe pse vetė Eli dhe Familja e saj u godit rrėndė nga sistemi i djeshėm edhe pse Elit iu vra fėmijėria dhe rinia nga ēmenduria komuniste shqiptare, ajo dhimbjen e atyre viteve na e sjell me vargjet e saja, me muzikėn e saj, me zėrin e saj qė i kėndon dhimbshėm fatit tė saj.

Nė pamje tė jashtėme, tė gjithė ata qė e njohin nga afėr sot Elin, tė duket, sikur hesht dhe, nė fakt ajo hesht. Nuk e ngre zėrin me forcėn e shpirtit dhe tė dhimbjes tė dėgjohet nė kupė tė qiellit pėr vuajtjet e jetės sė saj. Dora e saj rri ulur pėr tė shkruar tekste kėngėsh dhe vijėn e tyre muzikore; nuk e ngre lart pėr tė mbajtur dhe pėr tė tundur flamurin e tė persekutuarit politik, siē po shohim shpesh sot nga njerėz tė ndryshėm, mes tyre artista dhe krijuesa nė turravrapin e tyre, pse sistemi i djeshėm komunist pėr meritat e tyre i morri edhe nga fshatrat, vendlindjet e tyre pėr ti ēuar nė Tiranė dhe mė vonė i transferoi nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, duke ushtruar edhe profesionin e tyre krijues arti...

Eli ka heshtur, sepse, flet vetė fakti kur familja e saj u dėbua nga perla Sarandė, pėr t'u degdisur nė fshatrat, atje, ku "ha" pula gurė. Eli hesht, se flasin bashkqytetarėt e saj qė e kanė njohur atė dhe familjen e saj.

Eli ka heshtur...

Por edhe pse Eli mundohet tė heshti..., ajo nuk mund tė heshti pėr vargjet qė i burojnė nga shpirti i saj, pėr tingullin, muzikėn, pjesė e sė cilės ėshtė edhe ajo vetė, e lidhur shpirtėrisht, pa tė cilėn, nuk mundet dot tė jetojė. Kantautorja shpėrrthen nė vargun e saj. "Ti je unė e unė jam ti/ tė kam nėnė mė ke fėmijė.../ rrugėve tė botės kur kaloj/ jam Saranda, vetė kėndoj.../ shkruan ajo midis tė tjerash nė kėngėn qė ia kushton qytetit ku u lid dhe u rrit.

Edhe pse kėtė kėngė ia kushton Sarandės, vargu i mėposhtėm tė duket sikur Eli i drejtohet vetes sė saj: /...kanarinė e rrallė, e bukur e gjallė, kanarinė e pagojė.../

Kanarinėn, nė vitet e shpėrrthimit tė saj rinor nė kėngė e mbyllėn nė kafaz, ia mbyllėn gojėn pėr tė kėnduar, ia ndrydhėn dorėn pėr tė shkruar. "Kanarina" e Sarandės, siē do ta quante kompozitori i mirėnjohur Kujtim Laro nė vitin 1974, atėhere, kur do t'i besonte edhe kėngėn e tij "Derdhėm gjak e hodhėm rrėnjė" nė Fest. e 13-tė tė Kėngės nė RTVSH, kėngė, e cila fitoi ēmimin e dytė.

Kanarina e Sarandės, siē do ta quante edhe kompozitori Thoma Gjoni, i mirėnjohur me kėngėn "Hidhe hapin vogėlush".

Duhet tė kalonin vite tė tėra plot vuajtje dhe dhimbje, qė kantautorja tė realizonte ėndrėn e saj tė herėshme; tė dilte nė skenė e tė kėndonte, tė nxirrte albumet e saj muzikorė.

Tė nėnta kėngėt e albumit muzikor "Rranė kėmbanat nė Nju Jork" kur i dėgjon, tė ngjajnė me njė det valė qetė, tė kristaltė, sikur noton nėpėr tė, sepse kėshtu edhe ia ka pėrshtatur introduksionin dhe orkestracionin mjeshtri i muzikės Edmond Xhani, me tė cilin Eli ka bashkėpunuar me atė album. Por, atij detit tė qetė muzikor, Eli mjeshtėrisht dhe me dhimbje ka ditur t'i sjellė edhe disa dallgė, qė nė dėgjim tė parė tė duken dhimbėse, therrėse pėr tė gjithė ata vuajtės dhe tė munduar.

Po pėrmend dy kėngėt: "Kėnga e skifterit" dhe "Balada e dhimbjes" "Kur nė qeli, heshtje e vetmi, gėrvisha muret, me thonjė ta shkrova emrin aty... tė lash rini, pa dashuri plakur aty...sa mijėra netė, yjet mbi det i numeroja, ty te kerkoja, kaloi nje jete, mbyllur aty flisja me ty dhe enderoja te isha zog ne liri. Sa herė zogu fluturonte, dhimbjen nė shpirt mua mė zgjonte, sa herė zogu fluturonte, ne nje cop qiell, ne rete e lotit me shoqeronte..."

E kush mė bukur se vetė kantautorja do t'i shkruante kėto vargje! Sa jetė rinore tė bukura dhe tė pafajshme preu shpata komuniste pėr t'i mbyllur nė qeli!

Si njė bashkėvuajtėse e goditur nga regjimi i djeshėm, tė duket sė kėtė kėngė Eli ia kushton kėngėtarėve rinivrarė, rinihumbnur, shpresėshuar Sherif Merdani, Nevruz Yzeiri, Alida Hisku, Justina Aliaj, Dorjan Nini, Sokol Leka, Franēesk Radi...

Ėshtė fakt i njohur sot, qė Shqipėria ka patur dhjetėra e qindra Sherif Merdan-ra me shokė, ata zogj tė mbyllur, qė gėrvishėn murret e qelive tė errėta e tė ftohta... tė mbyllur nė moshėn mė tė bukur tė jetės, nė ėndėrrimet e tyre pėr tė dashur-it, -at, e tyre, brenda qelive thoshin, tė dua, me do... Dhe pėr ata zogj krahėthyer e gojėkyēur, Eli ka zgjedhur skifterin, pėr ta ēuar edhe njėherė atė dashuri tė fluturojė e lirė, nė mbretėrinė qiellore tė paskaj. Ta shohin tė lirė edhe njėherė si atėherė, kur ėndėronin pėr tė ndėrtuar tė ardhmen e tyre.

"Balada e dhimbjes" Ėshtė kjo kėngė baladė, qė jo vetėm vargu i saj, por me njė pėrshtatje tė shkėlqyer nė muzikė, ēdo dėgjues ndjen dhimbjen therrėse tė nėnave tona tė mira, tė pafjshme kur e dėgjon atė kėngė. Bashkė me vargun dhe melodinė e dhimbshme, ajo rėnkon nė kėngė; rrėnkon dhimbjen e thellė pėr nėnat tona qė s'u qeshi buza asnjėherė, ku vetė jeta e tyre qe dimėr ngaherė. Ishin nėnat tona tė mira, tė urta qė duruan dhimbjen e madhe. "plasi "guri nga rrėnkimet e tyre.

Nuk ishte vetėm nėna e pafajshme e Elit qė e dėbuan forcėrisht familjarisht nga qyteti i bukur, pėr ta degdisur nė fshatrat e thella, tė hapte kanalet mes kallamishteve me shushunja e gjarpėrinj e futur deri nė gjunj! Sa nėna tė tjera tė pafajshme e patėn atė fat skėterrė tė mallkuar?! Ato u plakėn para kohe nga hallet dhe mundimet, nga dhimbja pėr bashkėshortėt, bijtė e tyre; ato mbetėn pėrsėri nėnat tona mė tė mira. Muzika dhe vargu i kėsaj kėnge, tė rrėnqeth trupin kur e dėgjon; duken sikur dhimbja dhe forca dalin nga thellėsia e njė gryke shpelle, ashtu siē ishin nė shpellė vitet e vuajtjeve tė tyre, pėr tė dalė pastaj, vonshėm, nė hapėsirėn e pafund tė lirisė.

Rranė kėmbanat nė Nju Jork. Pėr kė bini, u thyen flatrat krejt papritur nė njė zog, qė e dinin sa filloi fluturimin nėpėr botė. Zoti jonė o zoti im, ta dha zogu dashurinė, mu bė plaga mė e lehtė... Tė lutem, engjėllit tim, qė e ke nė duart e tua, jepi ē'i mungoi nga unė.

Dhimbjen prej nėne, pėr humbjen e vajzės sė saj aksidentalisht nė moshėn mė tė bukur tė jetės, Eli i kushton kėngėn e saj "Rranė kėmbanat nė Nju Jork" titullin e sė cilės e mban edhe albumi muzikor.
Eli beson nė Zot. Ėshtė ai besim qė e ngushėllon shpirtin e saj pėr engjėllin qė ndodhet nė krahėt e Zotit. Kur pa Zoti buzėqeshjen edhe dhimbjen bashkė, hapi krahėt qė ta marrė me vete lart...
Edhe me kėtė album tė ri muzikor, Eli Rizo Gjezo e prezanton veten e saj njė artiste e lindur pėr tė bėrė art, njė kėngėtare profesioniste...

Kanė thėnė pėr Eli Rizo-Gjezon:

Poeti Niko Kacalidha: "...Dikur, nė moshėn rinore, dėgjonim me ėndje Eli Rizon nė skenat e Sarandės.
Mė vonė, zėri i Eli Rizos nuk u dėgjua mė, se pati fatin e shumė artistėve tė tjerė... Pas kaq vitesh e dėgjoj pėrsėri zėrin e saj tė pastėr e melodioz... natyrisht, shpėrrthimet artistike lindin ose nga dhimbjet e mėdha, ose nga dashuritė e mėdha. Dhe tė dyja kėto, Eli i ka patur si bashkudhėtare tė saj... Nė zėrin e saj ajo ka gėrshetimin e natyrshėm tė melankolisė me durimin. Nė melodinė e Eli Rizos ėshtė kredoja dhe kumbimi i shpirtit qė vuan dhe nuk dorėzohet, por kėndon pėr tė shpėtuar veten dhe tė tjerėt..."

Arqile Mėrtiri: "Elio Rizon e goditėn padrejtėsisht atėhere kur nuk duhej goditur. Edhe pse nė ato vite nė moshė tė re, Eli Rizo shpėrthente nė skenėn e Sarandės me zėrin e saj tė fuqishėm. Edhe sot mė kujtohen ato duartrokitjet e spektatorėve, ndėrsa dėgjonim prezantuesit tė thonin: "Kėndon Eli Rizo" Goditja e madhe qė iu dha Elit pėr tė mos kėnduar, nuk ishte vetėm goditje pėr tė, ishte goditje pėr gjithė Sarandėn dhe qytetarėt e saj, ishte vazhdimėsia e goditjeve tė atij sistemi pėr Artin Shqiptar..."

Fatbardha Haxhija: "E kam parė dhe dėgjuar Eli Rizon qė nė fėmijėrinė e saj tė kėndonte me fėmijėt e Sarandės. Pastaj Eli vazhdoi tė ngjitej po nė atė skenė edhe nė fillimin e moshės sė saj tė rinisė tė kėndonte kėngė me tonalitet tė lartė muzikor... Jemi tė gjithė dėshmitarė tė atyre viteve, qė nuk kishte kėngėtare tjetėr nė Sarandė t'i kapte ato kėngė tė vėshtira, qė vetėm ajo diti t'i interpretojė kaq bukur. Dhimbjen pėr goditjen e Elit, e ndjemė tė gjithė. Mė vjen mirė qė kjo kėngėtare e lindur pėr kėngė dhe e dashuruar aq shumė me tė, i ėshtė rikthyer pėrsėri muzikės pas kaq vitesh tė largėta, duke realizuar edhe ėndrėn e saj..."
E kam dėgjuar albumin e fundit muzikor tė saj. Kam ndjerė emocione tė papėrshkrueshme; dhimbje dhe mall..

Edmond Xhani Kitarist-Muzikant: "Eli Rizo Gjezo shpėrthen si njė shkėndijė e zjarrtė dhe shumė premtuese nė fillim tė viteve 70-tė. Vokali i pastėr, i ėmbėl e i fuqishėm, diapazoni i gjėrė, intonacioni dhe diksioni perfekt si dhe temperamenti i saj, pėrbėnin thelbin e njė talenti tė ri e tė sigurtė qė premtonin shumė pėr tė ardhmen. Edhe pse e detyruar nė rrethana krejtėsisht tė veēanta e tė pamerituara pėr tė mos kėnduar dhe pėr tė mos shprehur vlerat e saja, pasioni pėr artin, i strukur diku thellė shpirtit tė saj tė trazuar, por thellėsisht artistik, do t'i jepte krahė kėsaj artisteje, duke e bėrė model tė pasionit pėr artin e vėrtetė..." Po vetė Eli, si shprehet? "Miq e dashamirės kudo qė jeni! Jeta nuk e solli t'ju pėrshėndesja dhe t'ju nderoja ashtu siē ėndėroja... E gjitha ishte njė ėndėrr, qė filloi nė Sarandėn time, qytetin mė tė bukur nė botė, qė mė bėri tė ėndėroj... Ėndra dhe shpresa qė i morra nė shoqėrinė time, s'i lėshova. Tė mos mė lėshojnė, tė mė sjellin deri kėtu. Ta ndaj kėngėn time dhe vajin me tė gjithė ju. Magjia e tyre mė dha forcė. Jetoj dhe kuptoj ata qė i lėndoi dhimbja ime... Mė shoqėroni ju lutem nė kėtė pėrpjekje, t'ju lė nė dorė copėt e ėndrės sime...

Nė ēastet kur me familjen time i dhamė lamtumirėn e fundit engjėllit tonė, Ririkės, qė u aksidentua nė njė nga asfaltet e Nju Jorkut, iku, pėr tė mos u kthye mė... zgjodha tė besoj, se Zoti dhe engjėjt rreth tij e donin ta kishin tė tyren... Mė vonė, rastėsisht lexova se Verdi i madh, nė moshėn e tij 26 vjeēare e pėrfundoi operėn "Oberto" mė 1839. Njė vit mė vonė, pėr dy muaj humbi bashkėshorten dhe dy fėmijėt e tij, i cili nė atė kohė shkruan: "Isha i bindur se nuk do tė mė punonte mė truri pėr art". Deri nė vitin 1843 nuk iu kthye operės. Jetoi 88 vjetė.

Qė nga ai lexim edhe unė vetė e kuptova pse kėnga dhe vaji s'i ndahen njeriut qė i jetojnė deri nė shpirt..."

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara