HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dėshpėrimi i atyre, qė predikojnė nė hava pėrēarjen e shqiptarėve

-- nga Rrok Berisha, Gazeta 55, 3 mars 2009

Nė vend tė reagimit ndaj deklaratave tė imamit Shefqet Krasniqi

Ėshtė e ēuditshme se si njė imam, duke u thirrė nė emėr tė Allahut e tė myslimanizmit, fyen e njollos njerėzit bamirės! Nė shtyp dhe pėrmes internetit, imami i Xhamisė sė Madhe nė Prishtinė, Shefqet Krasniqi, ka nisur njė fushatė denigruese, fyese e tė pamoralshme, duke i ndarė shqiptarėt sipas pėrcaktimit tė tyre fetar. Ky bishtuk shkon aq larg, sa hapur promovon idetė e tij tė errėta fondamentaliste se kinse Nėna Tereze, pasi "qė nuk ėshtė myslimane, ajo e ka vendin nė Xhehnem" dhe "pėr mėkatet e bėra, do tė digjet ne flakėn e Xhehnemit". Pra, ky njeri qė paska arritur tė "lidhė" kontakte me Allahun ka iluzione si ėshtė mė i "mbėrrimi" dhe mė i "menēuri" e se nga toka e paska fuqinė qė ta "caktojė" a ta "rezervojė" Xhenetin vetėm pėr myslimanė, ndėrsa pėr tė tjerėt – Xhehnemin!!!

Imam Shefqet Krasniqi vetėn e quan patriot dhe ēlirimtar tė Kosovės, sepse paska marrė pjesė nė luftėn e Kosharės. Tash, pasiqė na e paska "ēliruar" "nė emėr" tė Zotit, i ka hyrė punės qė ta shkatėrrojė bashkėjetesėn e marrėdhėniet ndėrfetare dhe hapjen e vatrave tė reja tė krizės, si nė Lindjen e Mesme, siē synonte e synon Serbia. Ajo ēka ky imam e thotė pėr Nėnė Terezėn, ėshtė mė shumė se skandaloze, mė shumė se e turpshme, qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt as me Kuranin e as me Islamin. Sikur Allahu tė mos ishte aq shpirtgjerė ndaj krijesės se vet mė tė dashur-njeriut, Ai, imamin Shefqet Krasniqin dhe bashkėmendimtarė t e tij, edhe pse janė myslimanė, do t'i pėrplaste nė zgafellėn e djallit. Por krijuesi ėshtė i mėshirshėm, kur ėshtė nė pyetje njeriu edhe kur mėkatnon i jep arsyen e shansin qė tė jetojė, tė pėrballet e ndjejė gabimet, tė pendohet e tė kėrkojė falje, gjė qė nuk vlen pėr imam Krasniqin.

E lumnueshmja Nėna Terezė, sa ishte gjallė, ishte pėrballė me shumė sfida, me llojllojshmėri tė racave njerėzore, andaj edhe ka lanė porosinė: "Njeriu ėshtė i paarsyeshėm, i palogjikshėm, egocentrik. S'ka rėndėsi, duaje". Ndėrsa pėr jetėn e saj ajo shprehej: "Kėrkoj Krishtin qė vuan nė vėllezėrit e tij, dhe dua t'ia lehtėsoj vuajtjet". Kėto porosi, sa humane e hyjnore, janė bazė e dashurisė ndaj njeriut pa dallim race, ngjyre a besimi. Kjo urtėsi mund tė dalė vetėm nga zemra e njė Nėne me plot dashuri, humaniste e shėnjtėreshė shqiptare, Gonxhe Bojaxhiut, e lindur nga baba Kolė Bojaxhiu nga Prizreni dhe nėna Drane, nga fshati Novosellė e Gjakovės. Ėshtė e dhimbshme kur imami shndėrrohet nė vrastar tė sė mirės e humanizmit, siē ėshtė vepra humane e me plot dashuri pėr njeriun e shėnjtėreshės shqiptare.

E keqja ėshtė e keqe dhe reflekton shumė, sidomos fyerjet e shpifjet me plot urrejtje, ndaj figurave tė ēmuara tė kombit, tė njė gjaku. Predikues i Kuranit, nė emėr tė Allahut, pėr ta denigruar e turpėruar motrėn e vet tė njė gjuhe e njė gjaku, thotė: "Nėna Tereze e ka vendin nė ferr, sepse nuk ka qenė myslimane... ajo i ka pasur tė gjitha. E ka pasur derėn ēelė ku ka dashtė me shkua pa pare nė kėtė dynja, ka pasė me hėngėr ēfarė ka dashtė, me pi ēfarė ka dashtė, burra kėnd ka dasht me ndėrruar...Ajo ka pasur tė mira nė kėtė dynja plot"! Ky ėshtė gjykimi mė i rėndė qė njeriu i kėsaj toke ia bėn njė shėnjtėreshe nė kėtė rast Nėnė Terezes, njeriut tė kulturės e tė qytetėrimit 200-vjeēar tė krishterimit tė shqiptarėve, sė cilės e tėrė bota, pa dallim, i pėrulėn, duke e quajtur Nėnė e Botės.

Por imam Shefqet Krasniqi, mė bashkėmendimtarė, qė s'janė gjė veē shpirtra tė shitur, e kurrsesi njerėz tė Allahut e as interpretues tė Kur'anit, janė lėshuar nė njė aventurė mediatike, pėrmes gazetave e veēmas pėrmes internetit, ku promovojnė qėndrimet e tyre, nė tė njėjtėn vijė me Xhihadin Fondamentalist. Kjo gjė dėshmon se dikush me hapa tė shpejtė po shpejton qė nė Kosovė ta mbjellė farėn e urrejtjes ndėrkonfesionale. Jo rastėsisht ėshtė filluar edhe pėrdhosja e figures sė Gjergj Kastriotit-Skė nderbeut, dhe listat e likuidimit menjėherė pas luftės tė 350 veprimtarėve e intelektualėve tė besimit katolik, me thurjen e varrezave katolike nė Prizren, sulmin fizik ndaj biografit tė Nėnė Terezės, Don Lush Gjergjit, pastaj me vėshtirėsitė e punėsimit tė tė rinjve shqiptarė katolikė si nė polici a nė institucione lokale e qendrore (analizo institucionet e Kosovės, Qeveria, Parlamenti dhe Presidenca) dhe binduni pėr ēka edhe numri i rinisė katolike qė po largohet nga Kosova, ėshtė shumė i madh.

E ndaj kėsaj dukurie heshtet edhe tani qė ky imam po mundohet ta pėrdhosė figurėn mė tė ndritshme tė kombit shqiptar pas Gjergj Kastriotit, tė Lumnueshmėn Nėnėn Tereze. 2. Kėto pėrpjekje tė errėta fondamentaliste do tė dėshtojnė. Nga toka mė shekuj nuk kanė mundur qė t'i shkulin rrėnjėt tona, tė menduarit, tė vepruarit dhe tė folurit shqip. S'kanė mundur tė na i shkulin rrėnjėt e vlerave humane tė civilizimit evropian, qė kanė shqiptarėt pa dallim besimeve. Trashėgimia e njimendttė shqiptare qėndron nėpėr shekuj. I qėndroi Perandorisė Osmane, krajlive tė Serbisė, diktaturės sė komunizmit ekstrem tė Enver Hoxhės. Prandaj, po ia pėrkujtoj kėtij imami bishtuk se lulėzimi i humanizmit njerėz nevojtarė, pa dallim, tė shpėrndarė nė 95 kombe tė botės. Pėr Nėnėn Tereze bota ishte e vogėl, nuk ishte e ndarė nė kufij nacionalė, racorė e as fetar, as vėth pėr katolik a mysliman, hindus etj.

Shikuar realisht nga bamirėsia e shenjtėreshės tonė, mė se shumti kanė pėrfituar nevojtarėt myslimanė, tė cilėve ajo u ofroi ngrohtėsi, dashuri e mirėqenie pa dallim. Pėr kėtė, kombet e botės pos ēmimit Nobel pėr Paqe, Nėnės sė Mirėsisė, Nėnės sė Dashurisė, Nėnės Tereze i dhuruan edhe 124 dekorata e ēmime tė ndryshme ndėr mė prestigjiozet. Kėto nderime janė krenari edhe pėr ne shqiptarėt, por qė nuk vlejnė vetėm pėr imam Shefqet Krasniqin dhe bashkėmendimtarė t e tij fondamentalistė . Pėr fund, imam bishtukut duhet bėrė edhe kėto pyetje: Cilėt janė armiqtė e Islamit, tė myslimanėve e tė librit tė shenjtė Kuranit? Sigurisht se jo njerėzit humanė e as tė shenjtėruarit si ėshtė Nėnė Tereza, shqiptarja katolike. Nuk janė as besimtarėt katolikė shqiptarė, ata qė nė shpirt dhe jetė e kanė tolerancėn, humanizmin dhe bamirėsinė. Kundėr islamit, myslimanėve e Kuranit janė djajtė, qė tash po na marrin formėn e Shefqet Krasniqi.

Nga kush paguhet ky njeri pėr mbjelljen e gjithė kėsaj fare tė urrejtjes nė mes tė shqiptarėve?
A paguhet nga fondamentalizmi islamik apo nga ai ordodoks serbo-rus? Apo nga tė dyja?

Me prononcimet e veta, imam Krasniqi bėn shėrbimin e djallit, duke forcuar tezėn serbe se Kosova ėshtė myslimane dhe si e kėtillė paraqet rrezik pėr kulturėn, paqen dhe stabilitetin nė Evropė. Krejtėsisht nė fund, institucionet e shtetit tė Kosovės e kanė pėr obligim tė marrin masa pėr eliminimin dhe kontrollimin e grupeve tė caktuara, tė cilat janė tė lidhura me Xhihadin Islamik dhe fundamentalizmin ekstrem.

Kėto grupe hyjnė e dalin nė Kosovė pa u kontrolluar, qė mjerisht pėr pak lekė gjejnė mbėshtetje edhe nga individė, qė janė tė indoktrinuar nga predikimet si tė imam Krasniqit, por qė kanė gjetur mbėshtetje edhe te disa bartės te funksioneve tė shtetit tė Kosovės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara