HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ēudia e njė mikrofoni zėdhėnės

-- nga Rexhep Meidani, 06.03.2009

Para pak ditėsh, sipas njė zėdhėnėsi, "Shqipėria renditet e para nė Evropė dhe e dhjeta nė botė, me rritjen mė tė lartė ekonomike pėr vitin 2009". Madje, nė kėtė deklarim pretendohet se e gjitha kjo vjen si rezultat i reformave "fantastike" tė ndėrmarra nga qeveria!...

Po ashtu, aty thuhet se vlerėsimi nė "Global Insight", pėr kėto suksese ekonomike, ėshtė "i ardhur vetėm pak kohė pas vlerėsimeve tė BB-sė, qė e ka shpallur Shqipėrinė si vendin e dytė nė botė pėr zhvillimin ekonomik dhe tė Transparency International, qė e ka renditur atė tė dhjetėn nė botė pėr luftėn kundėr korrupsionit.

Ky klasifikim i ri konfirmon edhe njėherė vlerėsimin qė organizatat mė tė mira ndėrkombėtare u bėjnė reformave tė ndėrmarra nga qeveria shqiptare, qė nė krye tė mandatit tė saj".

Pra, sipas kėtyre deklaratave, megjithėse kudo nė botė po shfaqen shqetėsime tepėr tė rėnda ekonomike-financiare, Shqipėria po na rezulton vendi me financa tė shėndosha, me njė ekonomi "mahnitėse" dhe rritjen ekonomike mė tė madhe nė Evropė, pėr vitin 2009.

Ajo, bile, ėshtė bėrė dhe "nxėnėsi mė i mirė i klasės nė Evropė, pėr vitin 2009, nė fushėn e rritjes ekonomike,...jo si rezultat i ndonjė malli specifik, si nafta apo gazi nė tregun botėror (siē ka ndodhur me Turkmenistanin, qė bėn pjesė nė dhjetėshe, por ka ardhur tėrėsisht si rrjedhojė e rezultat i politikave tė suksesshme ekonomike tė qeverisė shqiptare"...

Duke besuar nė kėto tė thėna dhe tė bėra, pse jo dhe tepėr tė ngazėlluar nga suksesi, na duket si e domosdoshme qė, sa mė shpejt tė transmetohet ky model i rrallė qeverisjeje, kėto reforma e politika ekonomike, nė tė gjitha vendet e Evropės e SHBA-sė, bile dhe duke i rrezatuar, trajtuar dhe pėrgjithėsuar ato nė nivel tėrėsor e global! Aq mė tepėr qė, suksesi i tyre nė Shqipėri ėshtė arritur pa vėshtirėsi, dhe jo me ato paketa tė larta financiare si nė Angli (Braun), Gjermani (Merkel), Francė (Sarkozi), etj. apo me paketėn stimuluese tė fundit, prej gati 800 miliardė dollarė, tė propozuar nga Presidenti Obama, nė SHBA!...

"Thjerrėzat" e varfėrisė.

Tė gjitha vendet pa pėrjashtim, tė zhvilluara apo nė zhvillim, po vuajnė, diku mė shumė e diku mė pak, pasojat e ndryshme tė krizės ekonomike globale. Nėse vendet e zhvilluara po provojnė kontraktime, kufizime e shtrėngime tė mprehta, vendet nė zhvillim janė pėrgjithėsisht tė pambrojtura ndaj rrezikut, pasojave negative e tė rrezikshme, nė terma afatshkurtėr dhe afatgjatė.

E tillė ėshtė pikėrisht shkalla e lartė e varfėrisė atje, qė e rrit ekspozimin ndaj kėsaj krize. Bile, ky vulnerabilitet bėhet shumė mė problematik, nė se kapacitetet institucionale dhe burimet financiare e fiskale, janė tepėr tė dobėta apo tė papėrfillshme.

Pra, nė kėtė kuptim, pothuajse 40% e vendeve nė zhvillim janė tepėr tė ekspozuar ndaj efekteve tė varfėrisė tė lidhura me kėtė krizė (krahas pėrqindjeve tė rritjes nė rėnie pikiatė tė vetė niveleve tė larta tė varfėrisė) dhe afro 56% e vendeve janė tė ekspozuara nė mėnyrė tė moderuar (ato pėrballojnė ose rėnie ekonomike, ose nivele tė larta varfėrie), ndėrsa tek pjesa e mbetur besohet se do tė shfaqet njė rrezik shumė mė minimal.

Duke konsideruar si linjė ndėrkombėtare pėr varfėrinė, atė qė i afrohet vlerės $1.25 nė ditė (tė pėrcaktuar pėr vitin 2005), vendet qė klasifikohen si tė varfėrisė sė lartė janė 20% dhe ndodhen nėn linjėn mesatare tė varfėrisė.

Bile, sipas kėsaj linje, bazuar nė ēmime tė korrigjuara me referencė, ato tė vitit 2005, nga matja e varfėrisė (nė muajin gusht 2008) rezultojnė ende nėn nivel tė lartė varfėrie afro 1.4 miliardė njerėz (d.m.th., njė nė katėr), ndryshe nga 1.9 miliardė njerėz (njė nė dy) nė vitin 1981.

Ndėrkohė, vlerėsimet e fundit pėr vitin 2009 japin njė rritje akoma mė tė ulėt ekonomike, qė do tė rrisė "kurthin" e varfėrisė pėr njė shtesė prej afro 46-50 milionė njerėzish me mė pak se $1.25 nė ditė, ndryshe nga ajo qė parashikohej para shpėrthimit tė krizės globale.

Kurse numri i atyre me $2 nė ditė mund tė arrijė njė shtesė mbi 53 milionė njerėzish. Sidoqoftė, parė nė kėtė optikė, euforia e mėsipėrme e "propagandės zėdhėnėse" duket shumė zhgėnjyese, sidomos duke pasur parasysh dhe ndėrhyrjet sociale minimale nė Shqipėri...

Kapacitetet fiskale dhe ato institucionale.

Kapacitetet qeverisėse nė kėtė krizė, bazuar nė nivelin e varfėrisė, varen nga ai fiskal, pėr tė pėrballuar njė deficit fiskal nė rritje dhe ai institucional, pėr tė zbatuar programe qė zvogėlojnė ndikimet e varfėrisė gjatė kėsaj krize.

P.sh., kapaciteti fiskal mat disa tregues mesatarė e tė standardizuar, si atė tė raportit borxh/GDP, deficitin fiskal, balancimin e llogarisė rrjedhėse, rezervat ndėrkombėtare apo kthimin e kthyeshėm tė kapitalit, etj.

Konkretisht, indikatorėt e kapacitetit fiskal matin aftėsinė e njė vendi pėr tė financuar deficite fiskale mė tė mėdha.

Kjo ėshtė e lidhur me aftėsinė pėr tė rritur fonde shtesė tė brendshme apo nga jashtė, pa prekur stabilitetin makroekonomik dhe pėrmasat e borxhit.

Po ashtu, kapaciteti fiskal sugjeron se cili vend mund tė pėrballojė mė lehtė vėshtirėsitė pėr shpenzime nė rritje, pėr tė reduktuar ndikimet e krizės. Ndėr vendet mė tė prekshme janė ata qė kanė njė tolerancė tė vogėl ose praktikisht zero ndaj deficiteve fiskale mė tė larta. Natyrisht, Shqipėria nuk ėshtė aty, por ama dhe jo aq larg asaj situate...

Kapaciteti institucional ėshtė pėrmasa e kapacitetit tė brendshėm pėr tė shkallėzuar nė mėnyrė efektive e tė menēur shpenzimet publike; por dhe e vlerėsimit tė aftėsisė pėr tė mbrojtur grupet vulnerabėl, mbi tė gjitha pėr tė reduktuar varfėrinė.

Njė pėrbėrės i parė ėshtė ai qė reflekton kapacitetet institucionale pėr tė administruar procesin buxhetor, pėr tė skicuar e zbatuar politika konkrete, tė furnizojė shėrbime e transparencė financiare dhe llogaridhėnie tė qeverisė.

Pėrbėrės tjetėr ėshtė ai qė mat kapacitetet institucionale tė vendit, pėr tė realizuar mbėshtetje sa mė optimale ndaj programeve tė reduktimit tė varfėrisė.

Nė kėtė mėnyrė ēmohet dhe konsistenca e shpenzimeve me prioritetet e reduktimit tė varfėrisė dhe cilėsia e politikave dhe e programeve tė mbrojtjes sociale.

Padyshim, vendet me kapacitete tė larta institucionale pozicionojnė burime shtesė dhe tė drejtpėrdrejta ndaj grupeve mė problematike nė pėrballimin e pasojave tė krizės. Pra, dhe kėtu, shfaqet ngėrēi ynė.

Aq mė tepėr, qė paralelisht me shpalosjen e mėtejshme tė krizės, njė shqetėsim nė rritje do tė jetė dhe ai i lidhur me procesin zgjedhor, me ndikimin e tij nė efektivitetin administrativ e qeverisės, nė shpenzimet e mbarėvajtjen e vetė kėtij procesi, etj.

Ndėrkohė qė, jemi praktikisht shumė vonė nė pėrgatitjen e njė pakete serioze financiare antikrizė, tė debatuar nė detaje, tė pranuar e miratuar nga tė gjithė forcat politike kryesore.

Kjo ėshtė dhe pėrgjegjshmėria e politikės ndaj qytetarit, ky ėshtė dhe misioni i saj, jo pėr t'u fryrė me pompozitet, as pėr tė spekuluar e gėnjyer, por, mbi tė gjitha, pėr tė gjetur mundėsi e zgjidhje racionale, qė i vlejnė lehtėsimit e kapėrcimit tė krizės. Por, dhe njė tranzicioni tė shpejtė politik tė pushtetit!...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara