HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kriza nė Luginėn e Preshevės

-- nga SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI*, Shqip, 8 shkurt 2009

Mijėra shqiptarė tė Luginės sė Preshevės (nė jug tė Serbisė) u mblodhėn mė 28 janar, nė qytetin e Preshevės, pėr tė kėrkuar lirimin e menjėhershėm tė dhjetė shqiptarėve tė arrestuar nga forcat e xhandarmėrisė serbe, muajin e kaluar, nėn akuza pėr krime lufte gjatė luftės sė Kosovės, mė 1999. Shumica e tė arrestuarve u torturuan dhe mandej u transferuan nė burg, nė Beograd. Protestuesit, po ashtu, kėrkuan amnisti pėr luftėtarėt lokalė, qė luftuan kundėr forcave serbe nė Luginė tė Preshevės nė vitet 2000 e 2001, gjatė njė konflikti qė pėrfundoi me njė marrėveshje tė hartuar nga NATO, SHBA-tė dhe OSBE. Ditėn para protestės, partitė politike shqiptare nė Preshevė lėshuan njė deklaratė tė pėrbashkėt, duke thirrur komunitetin ndėrkombėtar pėr tė “ndėrmjetėsuar nė bisedime mes qeverisė sė Serbisė dhe pėrfaqėsuesve politikė shqiptarė, pėr tė vlerėsuar procesin shtatėvjeēar tė paqes dhe pėr tė ndaluar keqėsimin e mėtejshėm tė gjendjes politike dhe tė sigurisė”.

Ky ėshtė kursi i moralshėm i veprimit, duke pasur parasysh dekadat e shkeljeve tė tė drejtave njerėzore tė shqiptarėve nė jug tė Serbisė. Ky ėshtė, po ashtu, kursi pragmatik i veprimit, sepse arrestimet- gjerėsisht tė besuara si njė pėrpjekje nga ana e qeverisė sė Serbisė pėr tė kriminalizuar shqiptarėt, derisa tė bėjnė spastrimin etnik tė “heshtur” tė Luginės sė Preshevės dhe ndarjen e veriut tė Kosovės— kėrcėnojnė stabilitetin e Luginės dhe rajonit. Me luftėrat nė vazhdim, nė Afganistan dhe Irak, komunitetit ndėrkombėtar aspak nuk i duhet edhe njė konflikt i ri nė Evropėn Juglindore. Nė mars 1992, pas dekadash diskriminimi antishqiptar dhe represioni, 99 pėr qind e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės votuan pėr tė qenė njė “rajon special territorial dhe kushtetues”, qė do t’i bashkėngjitej Kosovės, nėse pėrcaktimi i statusit tė saj politik pėrfundonte nė ndarjen e pjesės veriore tė saj. As Beogradi dhe as komuniteti ndėrkombėtar nuk e njohėn kėtė vullnet.

Nė fund tė luftės sė Kosovės, trupat serbe nė tėrheqje pėrdhunuan, vodhėn dhe dogjėn gjatė kalimit nėpėr Luginė tė Preshevės, duke detyruar tė ikin mijėra banorė shqiptarė, pjesa mė e madhe e tė cilėve edhe sot e kėsaj dite nuk kanė pasur mundėsi tė kthehen nė vatrat e tyre. Kjo, sė bashku me pėrkeqėsimin e gjendjes ekonomike (mė se 75 pėr qind e shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės janė tė papunė) dhe diskriminimin politik, solli deri te formimi i UĒPMBsė, e cila luftoi kundėr forcave serbe tė sigurimit nga viti 2000 deri mė 2001. Luftimi pėrfundoi nė mars 2001, kur tė dyja palėt nėnshkruan njė marrėveshje demilitarizimi, tė njohur si Marrėveshja e Konculit.

Marrėveshja e Konculit kėrkonte reforma madhore nga ana e Beogradit pėr tė garantuar tė drejtat e nevojshme njerėzore dhe qytetare pėr shqiptarėt e kėtij rajoni, por shumė prej kėtyre reformave tė premtuara as kanė filluar. Ndėrkohė, njė bazė e madhe ushtarake serbe ėshtė afėr pėrfundimit sė ndėrtuari nė Cepotin, shumė afėr Bujanovcit. Shqiptarėt kėtė e konsiderojnė si njė provokim dhe marrje nėn kontroll ushtarak tė Luginės.

Dallimi mes tė drejtave tė garantuara pėr serbėt qė jetojnė nė veri tė Kosovės (qė pėrfshin edhe lidhjet e tyre me institucionet nė Serbi) dhe mohimit tė tė drejtave njerėzore e qytetare tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės (duke pėrfshirė qasjen nė institucione nė Kosovė e Shqipėri) ėshtė i tmerrshėm, shkel standardet ndėrkombėtare dhe ėshtė krejtėsisht i paqėndrueshėm. Komuniteti ndėrkombėtar duhet tė marrė qėndrim publik nė pėrkrahje tė tė drejtave tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės dhe tė insistojė qė Beogradi tė pėrfundojė abuzimet e tij, nėse dėshiron pranim nė Bashkimin Evropian.

Ka pasur pėrgjigje jo tė bollshme nga ana e komunitetit ndėrkombėtar nė lidhje me arrestimet ilegale tė dhjetė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės dhe torturėn e ushtruar mbi ta. Edhe SHBA-tė thuajse u gjendėn nė pozita tė palakmueshme pėr tė reaguar, pasi ishin nė mes tė transferimit tė pushtetit nga Bushi tek Obama. Ky tranzicion pushteti zyrtarisht ka mbaruar, dhe pėr shkak tė rrezikut qė paraqet situata nė Luginė tė Preshevės ndaj stabilitetit rajonal, duhen ndėrmarrė veprime tė menjėhershme pėr tė hulumtuar bazėn e kėtyre arrestimeve, pėr tė dėnuar publikisht torturėn e tė burgosurve shqiptarė, dhe pėr tė kėrkuar lirimin e tyre.

Kėshilli i Evropės duhet gjithashtu tė paraqesė njė rezolutė nė emėr tė tė burgosurve, ndėrsa organizatat e tė drejtave tė njeriut nė rajon dhe anekėnd botės duhet t’i bashkėngjiten kėsaj nisme. Partitėpolitike shqiptare nė Luginė tė Preshevės duhet tė thėrrasin njė takim me Presidentin Boris Tadiē dhe ambasadorėt e vendeve tė Kuintit (BE-sė, SHBAve, Japonisė, Australisė dhe Kanadasė) pėr tė zgjidhur konfliktin. Lidershipi i Luginės sė Preshevės duhet tė refuzojė kryerjen e detyrave tė tyre nė kuadėr tė qeverisjes lokale, derisa tė fillojė njė proces serioz i ndėrmjetėsimit, qė pėrfshin shqiptarėt, serbėt dhe ndėrkombėtarėt.

* Kėshilltare pėr Ēėshtje tė Ballkanit pranė Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane
Marrė me shkurtime nga “Illyria”


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara