HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MESHA PĖR TĖ SHENJTĖN PAVARĖSI

-- nga Sabit Rrustemi

Nis nė Shtėpinė e Lidhjes nė Prizren
Aty nėn kala
Pastrohemi me ujin mėngjesor tė Bistricės

Dalim te Verrat e Llukės
Pėr t'u ngritur nė lulediej
Grykės sė Kaēanikut

Hyjmė me mallin e triumfit
Nė Shkupin e Kosovės
Pėr njė Simfoni tė qetė tė Bardharit

Kapėrcejmė Fuqitė e Mėdha
E harrojmė njė Moratorium
Pėr tė zbritur nė Vlorė

Shpėtojmė gjysmėn e etnisė
Nga operimet ballkanike
Me Kosovėn nėpėr lisa

Nė pauzė
Londra pėrsėrit njė racion dreke
Me konferencė Berlini

Fqinjėt tanė lakmitarė
Na vjedhin Bukėn e Bekuar
Neve mbesim duke i ngrėnė gishtat

Njė shekull udhė bėmė
Nė ballė me agimėt e ademėt

Golgota kohėsh sfiduam
Nga Prizreni nė Prekaz
Nga Karadaku nė Koshare
Deri tek kjo Meshė e Pavarėsisė
Nė zemėr tė Dardanisė

Aty Nė Majėn e Bregut tė dielltė
Rreth tė Pėrndritshmit Rugovė
Kėndojmė hymnin e gjithė luftėrave
Kur ka ra Kushtrimi n'Kosovė

Dardania shpėrgjumė antikėn
Nė mileniumin e tretė
Shenjtėrohet me pavarėsi

Kori i pėrzier
Nga Sheshi Nėnė Tereza nė Prishtinė
Ngrit majegishtash njė popull
Tek pėrmbyll Meshėn me Hymnin e Ri
Zgjohu Dardani

(15 Shkurt 2008 - 13 Shkurt 2009)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara