HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kriza ekonomike shtyn shpresat e anėtarėsimit nė BE

-- nga Tony Barber, "Financial Times", 05.02.2009

ME EKONOMITĖ e tyre nė rėnie dhe sistemet financiare nėn presion mė shumė se kurrė nė historinė e Bashkimit Evropian, krerėt e bllokut pėrballen me ēėshtje mė urgjente se anėtarėsimi i shteteve tė reja.
Kjo ėshtė pamja e gjėrave nė disa nga vendet mė tė vjetra dhe mė tė zhvilluara tė BE, ku publiku ėshtė ende duke u pėrshtatur me zgjerimin e shpejtė tė Bashkimit nga 15 nė 27 anėtarė nga 2004 nė 2007.

Megjithatė, 2009 mund tė rezultojė njė vit me surpriza. Deri nė dhjetor, BE mund tė pėrfundojė bisedimet e anėtarėsimit me njė vend (Kroacinė) tjetėr, njė tjetėr (Turqia) nė progres, njė i tretė (Maqedonia) nė pėrgatitje tė fillojė bisedimet e anėtarėsimit, dhe pesė tė tjerė (Shqipėria, Bosnjė-Hercegovina, Islanda, Mali i Zi dhe Serbia) do tė kenė dorėzuar kėrkesat e anėtarėsimit.

Kjo s'do tė thotė se BE do tė kthehet papritmas nė njė klub 35 anėtarėsh. "Ata qė thonė se, po nxitojmė tė zgjerohemi, nuk dinė ēfarė flasin", - thotė njė zyrtar i pėrfshirė nė strategjinė e zgjeriinit.
Prej tetė shteteve nė fjalė, vetėm Kroacia dhe Islanda kanė shanse tė anėtarėsohen nė 2011 mė e shpejta - por edhe ato kanė pengesa. Pėr tė tjerėt ėshtė thuajse e pamundur tė parashikosh njė datė anėtarėsimi. Por duke njohur preferencėn e BE qė t'i pranojė anėtarėt e rinj nė grup dhe jo njė nga njė, mund tė hamendėsohet se Shqipėria, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia mund tė anėtarėsohen bashkė diku mes 2015 dhe 2020. Ndėrsa pėr Turqinė askush nuk mund tė japė njė pėrgjigje tė besueshme.

Megjithatė, fillimisht ka shumė ēėshtje qė duhen sqaruar. Kėrkesa e Kroacisė pėr anėtarėsirn ėshtė nė vėshtirėsi serioze pėr shkak tė mosmarrėveshjes me Slloveninė. Nė dhjetor qeveria sllovene kundėrshtoi 26 partnerėt e BE dhe Komisionin Evropian dhe bllokoi fillimin e bisedimeve pėr 9 kapitujt nga 35, qė Kroacia duhet tė kompletojė para anėtarėsimit.

I alarmuar nga retorika nacionaliste mes Kroacisė dhe Sllovenisė, Brukseli thotė se mosmarrėveshja ėshtė kthyer nga "ēėshtje bilaterale nė problem evropian". Brukseli ndihmon pėr krijimin e njė grupi ekspertėsh, mundėsisht tė drejtuar nga Martti Ahtisaari, qė do tė pėrgatitė rekomandime pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjes pėr kufirin, ndėrsa lejon vazhdimin e bisedimeve tė Kroacisė pėr anėtarėsim.

Reagimi i Lubjanės ėshtė i kujdesshėm. "Mund tė jetė njė hap nė drejtimin e duhur. Mund tė ēojė drejt progresit", - thotė Samuel Zbogar, ministri i Jashtėm slloven, nė njė intervistė pėr "Financial Times". Megjithatė, duke nėnkuptuar shqetėsimin nė lidhje me korrupsionin, krimin e organizuar dhe zbatimin e ligjit nė Kroaci, ai shton: "Disa kapituj nuk janė ende gati pėr t'u hapur, sidomos drejtėsia dhe ēėshtjet e brendshme."

Ivo Sanader, kryeministri Kroacisė, lavdėrohet nė Bruksel qė ka nisur njė operacion tė fortė kundėr krimit tė organizuar qė nga tetori, kur vajza e njė avokati tė njohur u vra nė Zagreb dhe njė botues gazete u vra me bombė sė bashku me menaxherėt e tij nė mes tė qytetit.

Nė vendet e tjera tė Ballkanit, pengesa kryesore e anėtarėsimit tė tyre ėshtė paaftėsia e autoriteteve nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Mes qeverive euro-perėndimore, madje edhe nė Bruksel, pėshpėritet rėndom qė BE duhet t'i kishte bėrė mė shumė presion Bullgarisė dhe Rumanisė pėr kėto ēėshtje, para se tė anėtarėsoheshin nė 2007. Krerėt e BE e kanė tė qartė se, pasi njė vend anėtarėsohet me tė drejta tė barabarta, ėshtė e vėshtirė t'u japėsh leksione qeverive pėr sjelljen e tyre.

Mes institucioneve tė brishta tė Ballkanit bėn pėrjashtim Serbia, e cila shihet nė Bruksel si goxha e pėrparuar, ngaqė ka qenė qendra e ish-Jugosllavisė. Por shpresat e Beogradit janė tė mjegullta pėr shkak tė paaftėsisė ose mosdėshirės pėr tė arrestuar Ratko Mlladiēin, tė dyshuarin pėr krime lufte nė Bosnjė. Derisa ai tė arrestohet, nuk ndihet nėse Serge Brammertz, kryeprokurori i Hagės, do tė deklarojė apo jo qė Serbia po bashkėpunon tėrėsisht me gjykatėn. Kjo i lejon Holandės, kundėr dėshirės sė shumicės sė vendeve tė BE, tė bllokojė ambiciet evropiane tė Serbisė.

Nė anėn tjetėr tė Europės, Islanda, ende duke u rikuperuar nga kriza ekonomike, nuk ka aplikuar pėr anėtarėsim dhe nuk do tė aplikojė para zgjedhjeve elektorale nė prill ose maj dhe njė referendumi pėr tė aplikuar apo jo.
Shumica e politikė-bėrėsve nė Bruksel - veēanėrisht ata me perspektivė nordike, si Olli Rehn, komisioneri pėr Zgjerimin e BE, finlandez - Islanda ėshtė e mirėpritur. Hyrja e Islandės dhe Kroacisė do tė bėhej bashkė pėr tė thjeshtuar ratifikimin e 27 vendeve anėtare.

Por anėtarėsimi i grupit pasues nuk do tė jetė i lehtė. Duket e pabesueshme qė Maqedonia mund tė anėtarėsohet, po qe se nuk arrin marrėveshje me Greqinė nė lidhje me emrin e saj zyrtar. Bosnja, e ndarė mes kroato-myslimanėve dhe serbėve, thuajse nuk funksionon si shtet i vetėm. Bisedimet e Turqisė mund tė hyjnė nė krizė nga fundi i vitit, nėse nuk zgjidhet ēėshtja e Qipros. Situata ėshtė ndėrlikuar pas refuzimit tė Irlandės pėr Traktatin e Lisbonės nė referendumin e qershorit tė kaluar, e cila detyroi Francėn dhe Gjermaninė tė thonė se do tė bllokonin zgjerimin e mėtejshėm, derisa tė ratifikohej marrėveshja.

Ndėrkohė, kriza financiare ka lėshuar hijen e vet. "Kur ekonomia bie, njerėzit janė tė prirur tė thonė: Mos tė zgjerohemi mė, le tė zgjidhim problemet tona sė pari", - thotė njė politikė-bėrės evropian me trishtim.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara