HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ambasadori shqiptar nė Izrael

Gjuraj: Ju rrėfej ē’po ndodh nė Rripin e Gazės

-- nga URIM BAJRAMI, Shqip - 19-20.01.2009

EKSKLUZIVE/ Flet pėrfaqėsuesi diplomatik i Shqipėrisė nė Izrael, i cili ndodhet pranė konfliktit tė armatosur: Pse dėshtuan pėrpjekjet e ndėrkombėtarėve pėr ta frenuar menjėherė luftėn, kėndvėshtrimi i shtetit izraelit pėr kėtė konflikt, Rezoluta e refuzuar e OKB-sė, qėndrimi i Hamasit, por edhe Iranit, Egjiptit, Turqisė dhe Quartet-it pėr Lindjen e Mesme, frika e zgjimit tė terroristėve, e jo vetėm nė Palestinė, rreziku i forcimit tė influencės sė Hezbollahut dhe shpresat pėr njė proces paqeje. Tė gjitha tė pathėnat e njė lufte tė re.

2- “Edhe pse jepen deklarata premtuese pėr armėpushim tė pėrkohshėm, nė realitet, palėt gjenden shumė larg njėra–tjetrės. Rezoluta e OKB-sė 1960, prej 9 pikash, nuk ėshtė pranuar nga palėt. Kabineti izraelit i sigurisė tashmė e ka hedhur poshtė kėtė rezolutė, duke e cilėsuar atė si “jopraktike”, e cila, sipas tyre, nuk adreson ndalimin e kontrabandės sė armėve nėpėrmjet tuneleve nga Egjipti nė Gaza”.

3- “Le tė shpresojmė se intensifikimi i pėrpjekjeve diplomatike i kėtyre ditėve do tė mund tė afrojė pėrfundimin e operacioneve izraelite nė Gaza dhe arritjen e njė armėpushimi atje.


Tonin Gjuraj

Ambasadori i Shqipėrisė nė Izrael, Tonin Gjuraj, ka rrėfyer gjithēka ndodh nė Rripin e Gazės. Pse dėshtuan pėrpjekjet e ndėrkombėtarėve pėr ta frenuar menjėherė luftėn, kėndvėshtrimi i shtetit izraelit pėr kėtė konflikt, Rezoluta e refuzuar e OKB-sė, qėndrimi i Hamasit, por edhe Iranit, Egjiptit, Turqisė dhe Quartetit pėr Lindjen e Mesme, frika e zgjimit tė terroristėve, e jo vetėm nė Palestinė, rreziku i forcimit tė influencės sė Hezbollahut dhe shpresat pėr njė proces paqeje. Tė gjitha tė pathėnat e njė lufte tė re, nė fokus tė intervistės ekskluzive pėr gazetėn “Shqip” tė ambasadorit shqiptar nė Izrael, Gjuraj.

Zoti ambasador! I ndjekim nga larg lajmet mbi konfliktin mė tė fundit. Ju jeni mė pranė, madje shumė pranė kėsaj lufte. Ē’po ndodh realisht atje?

Siē jeni nė dijeni, qė prej datės 27 dhjetor 2008, Forcat Mbrojtėse tė Izraelit ndėrmorėn njė sulm ushtarak ajror tė fuqishėm mbi Gaza, sulm i cili, sipas autoriteteve izraelite, synonte goditjen e bazave e njėsive ushtarake tė Hamasit, shkatėrrimin e infrastrukturės sė ngritur prej tyre dhe jo goditjen e civilėve atje. Kabineti i Kryeministrit izraelit, E. Olmert, mbrojti sulmin mbi Gaza, duke thėnė se ai kishte ardhur si njė reagim i ashpėr ndaj hedhjes sė raketave Kassam nė territorin izraelit prej militantėve tė Hamasit. Sipas medias vendase, sulmi mė i fundit ajror ndaj Hamasit shėnon ndoshta operacionin mė tė madh nė Rripin e Gazės, qė prej luftės 6-ditore mė 1967-ėn. Pėrpjekjet e ndėrkombėtarėve pėr tė frenuar menjėherė konfliktin e armatosur nė Gaza dėshtuan, pasi mė 3 janar 2009, rreth darkės, forcat tokėsore tė Forcave Mbrojtėse tė Izraelit hynė nė veriun e Gazės, duke shėnuar kėshtu atje fillimin e inkursionit tokėsor.

Edhe pse SHBA-ja qė nė fillim fajėsoi Hamasin pėr situatėn e krijuar, BE-ja u shpreh qartė se nuk mund tė kishte zgjidhje ushtarake nė Gaza. Nė tėrėsi, udhėheqėsit botėrorė kanė bėrė thirrje pėr vetėpėrmbajtje dhe ndalim tė luftimeve nė Gaza. Ministria e Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė ka reaguar tė nesėrmen e ofensivės izraelite, duke shprehur shqetėsimin e saj tė thellė ndaj konfliktit tė armatosur nė Rripin e Gazės dhe duke bėrė thirrje pėr qetėsi, arsye e vetėpėrmbajtje nga palėt.
Megjithėse kjo ofensivė duket se e ka goditur seriozisht Hamasin, fatkeqėsisht si pasojė kanė mbetur tė vrarė edhe shumė civilė, midis tyre fėmijė e gra. Deri tani raportohen rreth 1095 palestinezė tė vrarė dhe mbi 5000 tė plagosur.

Tė nesėrmen e sulmit, sė bashku me Trupin Diplomatik tė akredituar nė Tel Aviv, kemi vizituar qytetin izraelit tė Sderot-it, vetėm 3 km larg Gazės, si qyteti mė i goditur gjatė tetė viteve tė fundit prej Hamasit. Nė fakt ky qytet, nė dukje i qetė, kishte rrugė tė zbrazura, gjė qė dėshmonte qartė frikėn e qytetarėve tė saj ndaj goditjeve me raketa qė mund tė vinin nga Gaza.

Nė kėndvėshtrimin izraelit, kjo nuk ėshtė luftė midis dy shteteve, por midis shtetit tė Izraelit dhe njė organizate terroriste, si Hamasi. Kėsisoj, vėrehet vendosmėria e autoriteteve izraelite pėr tė vazhduar sulmet nė Gaza, pėr sa kohė do tė vazhdojė, sipas tyre, goditja me raketa e territoreve izraelite nė kufirin me Gazėn. Qė prej datės 3 janar 2009, brenda Gazės gjenden brigada tė shumta izraelite, njėsi rezerviste, tė cilat mbėshteten nga njė armatim i rėndė dhe pajisje tė shumta ushtarake nga toka, ajri dhe deti. Sipas Diskin, shefit tė Shin Bet-it (Israel Security Agency), Hamasi duket se ka pėrjetuar goditje tė paprecedentė.

Po ashtu, hyrja e Forcave Mbrojtėse Izraelite mė nė thellėsi tė Gaza City-t tre katėr ditėt e fundit, sė bashku me disa njėsi rezerviste, shėnon lėvizjen tjetėr tė kabinetit “Olmert”. Me kėtė lėvizje duket se ata synojnė zgjerimin mė tej tė operacionit nė Gaza, para se tė arrihet njė marrėveshje pėr armėpushim atje, e cila po negociohet intensivisht nga Egjipti.

Edhe pse jepen deklarata premtuese pėr armėpushim tė pėrkohshėm, nė realitet, palėt gjenden shumė larg njėra–tjetrės. Rezoluta e OKB-sė 1860, prej 9 pikash, nuk ėshtė pranuar nga palėt. Kabineti izraelit i sigurisė tashmė e ka hedhur poshtė kėtė rezolutė, duke e cilėsuar atė si “jopraktike”, e cila, sipas tyre, nuk adreson ndalimin e kontrabandės sė armėve nėpėrmjet tuneleve nga Egjipti nė Gaza. Pavarėsisht se Kryeministri i Hamasit, Haniyeh, ka deklaruar se do tė konsiderojnė ēdo iniciativė pėr armėpushim, burime izraelite raportojnė se Irani po e shtyn Hamasin tė mos e pranojė armėpushimin e pėrkohshėm me Izraelin.

Egjipti po shton presionin mbi palėt pėr armėpushim, madje po negocion me secilėn prej tyre elemente kyē tė njė armėpushimi tė mundshėm. Po ashtu, Turqia vazhdon tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė bisedimet midis Egjiptit dhe Hamasit. I ngarkuari i Quartet-it pėr Lindjen e Mesme, Tony Blair, ka qenė gjithashtu nė Kajro pėr tė diskutuar tė njėjtėn ēėshtje. Ministri i Jashtėm Gjerman, Frank-Walter Steinmeir, u takua kėto ditė me ministren e Jashtme Livni nė Jerusalem, kurse Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Moon, gjendet aktualisht nė rajon.

Pra, zgjerimi i ofensivės sė Izraelit brenda territorit tė Rripit tė Gazės nga njėra anė dhe intensifikimi i pėrpjekjeve ndėrkombėtare nė arritjen e njė armėpushimi tė pėrkohshėm nga ana tjetėr, duket se karakterizojnė status-quo-nė pėr momentin. Propozimi egjiptian ende nuk ka gjetur mbėshtetje nga palėt nė konflikt, madje Izraeli ka kundėrshtuar termat e Hamasit pėr armėpushim tė pėrkohshėm.

Mendoni se sulmet me raketa nga ana e Hamasit e justifikojnė katastrofėn njerėzore qė shkaktoi mėsymja izraelite, sidomos duke llogaritur dėmet e shumta nė radhėt e popullsisė civile?

Nė qėndrimet zyrtare tė qeverisė sė shtetit tė Izraelit, veprimet ushtarake mbi Gazėn argumentohen si vetėmbrojtje ndaj sulmeve me raketa Kassam tė militantėve tė Hamasit mbi popullsinė civile izraelite dhe pėr kėtė ata i referohen Nenit 51 tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, e cila i rezervon tė drejtėn ēdo kombi pėr vetėmbrojtje kundėr sulmeve tė armatosura. Por, kjo e drejtė ndėrkombėtare vendos megjithatė njė kufizim tė vetėm, qė veprimet duhet tė jenė nė pajtim me parimin e proporcionalitetit.
Nė njė konflikt tė armatosur mbetet e vėshtirė tė debatohet mbi proporcionet e sulmeve, por megjithatė ishte shumė e rėndė dhe duhej tė ishte evituar me ēdo kusht goditja e njė shkolle nė Gaza qė administrohej nga OKB-ja, ku gjetėn vdekjen shumė civilė, midis tyre edhe fėmijė.

Egjipti, pėr shembull, edhe pse e ka konsideruar qė nė fillim operacionin nė Gaza si aksion tė verbėr ushtarak, autoritetet atje nuk kanė ngurruar tė vėnė nė dukje se Hamasi kishte injoruar paralajmėrimet e tyre, se prishja e armėpushimit me Izraelin dhe vazhdimi i hedhjes sė raketave Kassam do ta pėrkeqėsonte situatėn. Fatkeqėsisht, ashtu ndodhi. Por nuk ėshtė vetėm numri i viktimave qė vė nė pikėpyetje kėtė ndėrhyrje ushtarake.

Shumė analistė mendojnė se operacioni do tė krijojė njė efekt bumerang, duke zgjuar terroristėt jo vetėm nė Palestinė, por edhe nė vende tė tjera arabe. Cili ėshtė mendimi juaj? Nga ana tjetėr, sulmet izraelite tė vitit 2006 ndaj Libanit duket se e forcuan jo pak influencėn e Hezbollahut, duke u kthyer nė forcėn mė tė rėndėsishme politike nė Liban. Sa ngjashmėri mund tė ketė mes kėtij rasti dhe konfliktit aktual?

Po, kjo mund tė ndodhė, pra vazhdimi i ofensivės mund ta radikalizojė mė shumė situatėn. Pėr shembull, ditėt e fundit janė hedhur raketa nė veri tė Izraelit nga territori libanez, edhe pse nga burimet libaneze, raketat thuhet tė janė hedhur nga palestinezėt qė jetojnė atje, jo nga Hezbollahu. Po ashtu, udhėheqėsi i Hezbollahut nga Libani, Nasrallah, ka bėrė thirrje pėr njė intifadė tė tretė kundėr Izraelit, duke iu bashkuar kėshtu shumė zėrave brenda Hamasit nė kėtė thirrje.

Edhe udhėheqėsi politik nė ekzil i Hamasit, Khaled Meshaal, nga Siria, ka bėrė tė njėjtin apel. Tjetėr, si rezultat i presionit tė brendshėm popullor, qeveritė e disa vendeve arabe, nė kufi me Izraelin, Jordani etj., janė detyruar kėto ditė ta adresojnė seriozisht kėtė ēėshtje dhe kanė bėrė thirrje qė tė solidarizohen me palestinezėt. Katari ka propozuar qė kombet arabe tė rishikojnė lidhjet me Izraelin.

Pėrtej kėsaj, vetė Izraeli ka shfaqur pakėnaqėsi ndaj Turqisė dhe Kryeministrit turk, T. Erdogan, i cili, sipas tyre, ishte treguar i njėanshėm nė qasjen e kėtij konflikti, duke mos dėnuar hapur Hamasin, si pėrgjegjėsin kryesor tė shpėrthimit tė luftimeve nė Gaza.

Pra, duket sikur Izraeli po “humb pikė”, por megjithatė mbetet pėr t’u parė impakti i kėtyre sulmeve nė raportet e “reja” qė mund tė krijohen midis popullsisė vendase dhe Hamasit, roli i Presidentit tė Autoritetit Palestinez, M. Abbas, sjellja e qeverisė izraelite ndaj propozimit egjiptian pėr armėpushim tė pėrkohshėm, aksionet humanitare nė dobi tė civilėve palestinezė, si dhe pėrkushtimi ndaj vazhdimit tė negociatave pėr paqe.

Konsiderohet shumė shqetėsues fakti se me kėtė akt u dėmtua sė tepėrmi gjithė procesi i paqes. Pėr disa madje, edhe nė masė shumė tė rėndė. Sa tė rėnda mund tė jenė kėto pasoja nė terma afatgjatė?

Aktet e fundit mund tė krijojnė vonesa nė rifillimin e negociatave pėr paqe, nė vijim tė Procesit tė Annapolis-it, por nuk do t’i ndalojnė nė terma afatgjatė ato, pasi negociatat kanė nisur midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, jo me Hamasin. Presidenti Abbas ka dėnuar sulmet nė Gaza dhe vrasjen e civilėve, por ai ka fajėsuar Hamasin pėr pėrkeqėsimin e situatės atje. Po ashtu, po pritet me mjaft optimizėm edhe angazhimi i administratės sė re amerikane dhe i Presidentit tė zgjedhur Obama.

Nė planin e brendshėm, mbėshtetja e opinionit publik pėr ofensivėn ushtarake tė Izraelit ka qenė spektakolare. Sipas medias vendase, vetėm dy ditė pas sulmeve, rreth 81% e izraelitėve mbėshtetėn sulmin ushtarak ajror nė Gaza kundėr Hamasit, madje e konsideruan atė si njė reagim tė vonuar tė forcave izraelite. Pak ditė mė vonė, kjo mbėshtetje arriti nė rreth 90%. Ministrja e Jashtme izraelite, Livni, ka bėrė tė qartė se procesi i Annapolis-it nuk nėnkuptonte bisedime vetėm me tė moderuarit midis palestinezėve nė arritjen e njė marrėveshjeje paqeje, por paralelisht me tė edhe konfrontimin me terroristėt dhe organizatėn terroriste tė Hamasit.

Pra, duket se ka njė strategji tė dyfishtė tė Izraelit, por edhe njė angazhim pėr tė vazhduar bisedimet pėr paqe me Autoritetin Palestinez dhe Presidentin Abbas. Qeveria izraelite duket e vendosur nė qėndrimin e saj se arritja e paqes do tė ecė paralelisht me bisedimet me tė moderuarit dhe luftėn ndaj terroristėve tė Hamasit.

Kam bindjen se me njė bashkėveprim mė tė madh tė ndėrkombėtarėve, pėrfshirė edhe vendet arabe, jo vetėm BE-nė dhe SHBA-nė, procesi i paqes mund tė ecė nė drejtimin e duhur. Mendoj se ka ardhur koha pėr njė projekt apo qasje rajonale tė zgjidhjes sė konfliktit nė Lindjen e Mesme, duke mos pėrfshirė kėtu vetėm Izraelin dhe palestinezėt, por edhe vendet e tjera pėrreth.

Mė jepet tė besoj shkrimtarin e njohur hebre, Amos Oz, si njė prej zėrave mė tė fuqishėm nė rajon, nė favor tė paqes midis Izraelit dhe palestinezėve, se pėr sa kohė konflikti, sipas tij, mbetet nė thelb pėr “pasuri tė paluajtshme” dhe qė nuk pėrbėn pėrplasje midis traditave, kulturave apo feve, atėherė ai ėshtė i zgjidhshėm.

Parashikimi mė i zymtė erdhi prej ish-sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Butros Butros Gali, i cili vėrejti para njė jave se, pėrmirėsime tė vėrteta tė situatės, sa i pėrket paqes nė gjithė rajonin, me shumė gjasa do tė shihen vetėm nga brezat e mėvonshėm. Mendoni se ka baza reale njė parashikim kaq i zymtė?

Parashikimi i z. Butros Butros Gali duket tė jetė fatal. Pas kėsaj situate, shtohet preokupacioni nėse vėrtet ėshtė i mundur akomodimi midis Izraelit dhe palestinezėve. Madje, supozimi se tashmė paqja duket e pamundur dhe se lufta midis palėve do tė vazhdojė pa kufi bėhet edhe mė akut.

Por, mė lejoni tė them se konflikti i fundit shpėrtheu pas procesit tė Annapolis-it, i cili edhe pse nuk kishte shėnuar akoma ndonjė rezultat konkret nė rrugėn drejt paqes, kishte dhėnė disa shenja pozitive, kishte shtuar shumė numrin e takimeve midis autoriteteve izraelite dhe atyre tė Autoritetit Palestinez, kishte hedhur nė tavolinė ata qė konsiderohen si “ēėshtje sensitive”, apo “thelbėsore”, si statusin e Jerusalemit, kufijtė e shtetit tė ardhshėm palestinez dhe ēėshtjen e refugjatėve palestinezė.

Njė rrugė komprehensive drejt paqes duket e largėt dhe problematike, por jo e pamundur. Supozimi se paqja midis Izraelit dhe arabėve ėshtė e pamundur mund tė kundėrshtohet po tė sjellim si shembull qasjen ndaj paqes tė politikave tė ish-Presidentit egjiptian, Anwar Sadat, me nėnshkrimin prej tij dhe Izraelit tė akordit tė paqes mė 1979. Po ashtu, kjo u zgjerua me nėnshkrimin mė 1994 tė marrėveshjes sė paqes midis Izraelit dhe Jordanisė.

Tjetėr, nuk ka munguar vitet e fundit dialogu informal midis pėrfaqėsuesve tė shtetit tė Izraelit dhe disa qeverive tė vendeve arabe, apo pjesėmarrjet e pėrbashkėta nė konferenca tė ndryshme ndėrkombėtare. Mė tej akoma, edhe pse shihet me tė drejtė me shqetėsim mbėshtetja qė Irani i jep Hamasit dhe militantėve shiit tė Hezbollahut nė rajon, pėrkundėr saj shumė arabė dhe vende tė moderuara arabe i shohin pėrpjekjet e Iranit pėr tė zgjeruar sundimin pėrgjatė tokave arabe drejt Mesdheut, si kėrcėnim ndaj shoqėrive tė tyre. Pėrveē kėsaj, nė Luftėn e II-tė tė Libanit mė 2006 midis Izraelit dhe Hezbollahut, mungoi mbėshtetja e dukshme qė pritej t’u jepej militantėve shiit tė Hezbollah-ut prej disa qeverive arabe.

Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, bėri me dije, ditėt e fundit, se ndėrhyrja nė Rripin e Gazės ėshtė shumė pranė fundit? E shikoni vėrtet kaq tė afėrt pėrfundimin e mėsymjes izraelite?

Nė fakt, nuk ėshtė vetėm Kryeministri Olmert qė ka deklaruar njė gjė tė tillė, pasi kėtė e kanė bėrė edhe zyrtarė tė mbrojtjes izraelite, tė cilėt vlerėsojnė se Hamasit i ėshtė dhėnė tashmė njė goditje serioze.

Izraeli u tėrhoq plotėsisht nga Gaza mė 2005, njė hap ky i ndėrmarrė nga ish-kryeministri Sharon, kėsisoj rikthimi atje do tė konsiderohej njė gabim i madh. Kabineti i tanishėm i Kryeministrit Olmert ka deklaruar se nuk synon tė bėjė njė gjė tė tillė. Ndėrkaq, mė lejoni t’ju kujtoj se pas zgjedhjeve tė parakohshme tė 10 shkurtit tė kėtij viti Izraeli do tė ketė njė kabinet tė ri.

Krahas zgjerimit tė ofensivės, ajo qė lipset tė nėnvizohet janė pėrpjekjet shumė tė mėdha qė po bėn qeveria izraelite, veēanėrisht Ministria e Punėve tė Jashtme, nė zgjerimin e marrėdhėnieve publike, me qėllim qė tė fitojnė simpatinė e ndėrkombėtareve. Siē ėshtė raportuar, ka pasur mjaft kritika nga ndėrkombėtarėt dhe Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė pėr ofensivėn nė Gaza. Madje, edhe udhėheqėsi i opozitės izraelite, ish-kryeministri B. Netanyahu, nė tė njėjtėn kohė kreu i Partisė Likud, u ėshtė bashkuar pėrpjekjeve pėr marrėdhėnie publike, duke i quajtur operacionet e fundit si “veprim tė drejtė pėr vetėmbrojtje”.

Le tė shpresojmė se intensifikimi i pėrpjekjeve diplomatike i kėtyre ditėve do tė mund tė afrojė pėrfundimin e operacioneve izraelite nė Gaza dhe arritjen e njė armėpushimi atje.

Sa mendoni se, pėr shkak tė konfliktit, do tė dobėsohet pozicioni i brishtė i Mahmud Abazit, Presidentit tė Autoritetit Palestinez, ashtu si edhe tė gjithė partive tė moderuara tė vendeve arabe, tė cilat tashmė janė tė detyruara tė pėrballen me oponencė shumė mė tė fortė, jo vetėm nga ana e radikalėve, por edhe tė gjithė atyre arabėve qė e panė me indinjatė sulmin izraelit?

Nė tė vėrtetė, formalisht mandati presidencial i Presidentit Abbas ka mbaruar qė prej fillimit tė kėtij muaji, por me sa duket ai do tė qėndrojė nė zyrė tė paktėn edhe pėr njė vit. Me fjalė tė tjera, besueshmėria ndaj tij me anė tė zgjedhjeve nuk matet dot tani. Presidenti Abbas mbetet udhėheqėsi legjitim i palestinezėve, edhe pse autoriteti i tij duket disi i tronditur. Pranohet nga akademikė arabė se nėn udhėheqjen e tij ka pasur progres nė drejtim tė ēėshtjeve tė sigurisė nė Bregun Perėndimor, nė zhvillimin ekonomik tė kėsaj zone, nė zbatimin e shumė projekteve tė huaja, veēanėrisht atyre turke dhe japoneze, nė turizėm etj. Pėr shembull, Betlehemin gjatė vitit 2008, kryesisht gjatė Krishtlindjeve e kanė vizituar mbi 1 milionė turistė.

Edhe vendet e Ligės Arabe, pavarėsisht kritikave ndaj tij, gjejnė te Presidenti Abbas (pėrfshirė edhe kėto ditė), partnerin kryesor nė bisedime. Njė pyetje naive do tė ishte: Realisht, ēfarė qėndron nė themel tė kėtij konflikti? Goditja e forcave terroriste, sikurse po pretendojnė autoritetet izraelite, apo diēka tjetėr?

Jo, nuk do tė ishte aspak pyetje naive, pasi komente, debate e analiza tė shumta janė fokusuar sė fundi pikėrisht kėtu. Qėllimi strategjik i Izraelit, siē kam theksuar diku mė sipėr, ėshtė i qartė. Ata duan tė sigurohen qė islamistėt, siē i quajnė ata, tė dobėsohen dhe tė humbin kontrollin mbi Rripin e Gazės, pra tė synojnė pėrfundimisht largimin e regjimit tė Hamasit nga Rripi i Gazės. Ushtria synon tė marrė nėn kontroll zonat prej ku hidhen raketat Kassam nė drejtim tė jugut tė Izraelit. Diplomacia izraelite ndoshta shpreson qė tė gjendet njė mekanizėm qė Autoriteti Palestinez dhe Presidenti Abbas tė mund tė rimarrin kontrollin nė Gaza, por kjo, sipas disa analistėve arabė, do tė ishte shumė e vėshtirė nėse nuk arrihet mė parė njė pajtim midis Hamasit dhe Fatahut.

Qeveria izraelite ka siguruar se nuk ka ndėrmend tė rikthehet nė Gaza, as tė kontrollojė jetėt e palestinezėve, pasi ata ishin larguar prej atje qė nė vitin 2005, si tregues i vullnetit tė tyre pėr t’i hapur rrugė ndėrtimit tė njė shteti palestinez me territoret e Gazės dhe Bregut Perėndimor. Me sa duket ajo qė nuk mund tė pranohet nga Izraeli ėshtė krijimi i njė shteti palestinez me Gazėn e kontrolluar nga Hamasi. Pra, kemi njė situatė jo thjesht tė mungesės sė besimit, por tejet pėrjashtuese, madje armiqėsore, ku Izraeli nuk e konsideron Hamasin “palė”, por organizatė terroriste, kurse Hamasi nuk pranon tė drejtėn e ekzistencės sė shtetit tė Izraelit dhe lufton me ēdo mjet pėr shkatėrrimin e tij.


EKSKLUZIVE/ Nė pjesėn e dytė tė intervistės pėr “Shqip”, ambasadori i Shqipėrisė nė Izrael tregon pėrpjekjet mė tė fundit tė diplomacisė ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e konfliktit tė armatosur nė Rripin e Gazės. Por mė sė shumti, ai rrėfen arsyen pse i ėshtė dashur tė mbrojė Kosovėn nga paragjykimet e ndryshme dhe tė shumta nė disa vende tė Lindjes sė Mesme dhe ndoshta kur mund ta njohė shteti i Izraelit pavarėsinė e Kosovės. Si janė marrėdhėniet mes dy vendeve, ēfarė u kėshillon atyre qė dėshirojnė tė udhėtojnė drejt Izraelit, detaji i kėndshėm me Presidentin Peres, i cili pritet tė caktojė njė datė pėr tė vizituar Shqipėrinė (ndoshta pas mbylljes pėrfundimtare tė luftės), si dhe ēfarė mendon pėr rolin e diplomacisė shqiptare. “Nė themel tė punės sonė pėr kėtė vit e nė vazhdim duhet vėnė diplomacia ekonomike”, thotė ambasadori Gjuraj.

Gjuraj: Paragjykimet e Izraelit pėr Kosovėn
Hebrenjtė vlerėsojnė shumė kontributin qė kanė dhėnė shqiptarėt nė shpėtimin e jetėve tė tyre gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Por, historia e bashkėpunimit me ta daton shumė mė herėt. Ata shohin te shqiptarėt modelin e bashkėjetesės dhe harmonisė ndėrfetare, tė tolerancės.

Ambasadori Gjuraj: Secili prej nesh duhet tė angazhohet pėr punė mė cilėsore, pėr diplomaci edhe mė aktive “Tani na duhet edhe diplomaci ekonomike”

Mė duhet tė them se koha e marrjes sė vendimit pėr njohjen varet edhe nga situata nė Gaza dhe zgjedhjet e parakohshme qė pritet tė mbahen nė shkurt nė Izrael. Shpreh bindjen se gjithēka do tė ndodhė brenda kuadrit tė marrėdhėnieve shumė tė mira qė ata kanė me Shqipėrinė

Nė pjesėn e dytė tė intervistės pėr “Shqip”, ambasadori i Shqipėrisė nė Izrael tregon pėr pjekjet mė tė fundit tė diplomacisė ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e konfliktit tė armatosur nė Rripin e Gazės. Por mė sė shumti, ai rrėfen arsyen pse i ėshtė dashur tė mbrojė Kosovėn nga paragjykimet e ndryshme tė dhe tė shumta nė disa vende tė Lindjes sė Mesme dhe ndoshta kur mund tanjohė shteti i Izraelit pavarėsinė e Kosovės. Si janė marrėdhėniet mes dy vendeve, ēfarė u kėshillon atyre qė dėshirojnė tė udhėtojnė drejt Izraelit. Si i vlerėsoni pėrpjekjet e diplomacisė ndėrkombėtare pėr vendosjen e paqes nė kėtė rajon?

Edhe pse shumė intensive, pėrpjekjet e diplomacisė ndėrkombėtare nuk duket tė kenė rezultuar me ndonjė produkt konkret, pra qė tė ndalojnė luftimet. Egjipti dhe Turqia duken tė jenė nė vijėn e parė tė pėrpjekjeve nė drejtim tė gjetjes sė paku tė njė zgjidhjeje tė pėrkohshme tė krizės nė Gaza. Nuk kanė munguar edhe pėrpjekjet e Francės nė kėtė drejtim.

Administrata e Presidentit Bush kishte propozuar pėr armėpushim njė plan trepikėsh, qė pėrfshinte ndalimin e hedhjes sė raketave nga Gaza, hapjen e kalimeve kufitare brenda territorit dhe dhėnien fund tė kontrabandės sė armėve nė kėtė zonė pėrmes tuneleve nga Egjipti drejt Gazės. Sot (dje) Ministrja e Jashtme, Livni, gjendet nė SHBA pėr tė finalizuar njė plan tė tillė. Mė herėt, Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, dhe ai francez, Nikolas Sarkozy, kishin propozuar njė plan tjetėr armėpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, i cili parashikonte vendosjen e njė force ndėrkombėtare pėr tė ndalur kontrabandėn e armėve drejt Gazės. Pėr tė mundėsuar kėtė propozim, Presidenti francez i kishte kėrkuar edhe Sirisė dhe Presidentit Assad tė ushtronin presion ndaj Hamasit qė tė ndalonin hedhjen e raketave nė territorin izraelit. Por, palėt edhe nė momentin qė po flasim gjenden shumė larg pranimit tė pikave tė propozimit egjiptian.

Zoti Ambasador! Po ju, zyrtarėt e tjerė tė ambasadės shqiptare atje, familjet tuaja, a ndiheni tė kėrcėnuar ju nga kjo valė luftė? Ēfarė ju ėshtė komunikuar nga autoritetet vendase?

Jo. Ne vazhdojmė normalisht veprimtarinė dhe angazhimet tona tė pėrditshme. Natyrisht qė informohemi rregullisht nga Ministria e Punėve tė Jashtme e Izraelit pėr situatėn nė Gaza, pėrpjekjet diplomatike qė bėhen, operacionet humanitare etj... Ndėrkohė marrim informacion edhe nga organizata apo aktorė tė ndryshėm tė shoqėrisė civile dhe organizatave ndėrkombėtare. Tel Aviv-i ku ėshtė i vendosur Trupi Diplomatik ėshtė njė qytet i gjallė e dinamik, i sigurt, ku aktiviteti social, politik, ekonomik, etj., vazhdon normalisht si mė parė.

Nė Shqipėri, njė nga dilemat e atyre qė dėshirojnė tė udhėtojnė drejt Izraelit, ėshtė gjendja atje, pra nėse duhet tė vijnė atje apo jo, nėse situata atje ėshtė e sigurt apo jo? Ju ēfarė do t’u kėshillonit?

Mund tė themi se parametrat e sigurisė nė Izrael janė pothuajse tė njėjtė, krahasuar me situatėn para fillimit tė operacionit nė Gaza. Ne bėjmė pėrpjekje tė pėrditshme qė tė njohim sa mė mirė situatėn, tė kuptojmė se ēfarė po ndodh atje, si ndihen qytetarėt qė jetojnė nė kėtė vend etj. Natyrisht, nuk mund tė mos ndihet njė lloj klime disi e tensionuar, njė lloj dėshpėrimi, qė ushqehet edhe nga imazhet dhe/apo perce-ptimet qė vijnė nga propaganda e mediat nga drejtime tė ndryshme.

Megjithatė nėse marrim fushėn e turizmit, pėr shembull, kjo situatė nuk duket tė ketė pasur ndonjė impakt negativ. Izraeli vizitohet ēdo ditė nga mijėra turistė nga e gjithė bota. Mė lejoni t’ju informoj se pikėrisht kėtė tė diel, mė datė 18 janar, ne do tė kemi nė Izrael njė grup prej 16 fermerėsh nga Shqipėria, tė ftuar nga Qendra pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar (MASHAV) e MPJ-sė nė Jerusalem, tė cilėt do tė marrin pjesė nė njė program trajnues nė fushėn e bujqėsisė. Kėshtu qė, kėshilla ime pėr ata qė dėshirojnė tė vizitojnė Izraelin apo tė vijnė kėtu pėr ēėshtje biznesi ėshtė e thjeshtė: mirė se vini. Natyrisht, stafi i ambasadės ėshtė i gatshėm t’i presė dhe tė komunikojė me ta nė ēdo moment.

Cili ėshtė qėndrimi zyrtar i Shqipėrisė pėr kėtė konflikt?

Shqipėria, nėpėrmjet Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, ka shprehur shqetėsimin e saj tė thellė ndaj konfliktit tė armatosur nė Rripin e Gazės dhe ka bėrė thirrje pėr qetėsi, arsye e vetėpėrmbajtje nga palėt. Ky qėndrim ėshtė nė pėrputhje me qėndrimin zyrtar tė BE-sė, i cili pėrjashton ēdo lloj zgjidhjeje ushtarake nė Gaza.

SHQIPĖRIA DHE KOSOVA

Jeni emėruar ambasador i Shqipėrisė nė Izrael mė shumė se njė vit mė parė. Ē’marrėdhėnie kanė dy vendet? Flas pėr ato politike dhe ekonomike... Cilat janė fushat ku ka mė shumė bashkėpunim? Ndėrkaq, ėshtė folur mė parė, gati dy vjet mė parė, pėr shtim tė investimeve izraelite nė Shqipėri. Nė fakt, a ka lėvizur diēka qė atėherė?

Zhvillimet e brendshme politike nė Izrael dhe vazhdimi i konfliktit nė Lindjen e Mesme, veēanėrisht gjatė vitit 2008, kanė pėrcaktuar nė njė farė mase edhe ecurinė e marrėdhėnieve dypalėshe tė Izraelit me vende tė tjera, pėrfshirė kėtu edhe Shqipėrinė. Prioritetet e politikės sonė tė jashtme janė tė qarta dhe Lindja e Mesme nuk rezulton tė jetė e tillė. Megjithatė, brenda kėtij konteksti, kemi bėrė pėrpjekje tė mundėsojmė rritjen e interesit pėr Shqipėrinė dhe njė njohje sa mė tė mirė e mė tė thellė tė mjedisit social, politik dhe ekonomik tė vendit tonė, tė klimės sė biznesit e investimeve, legjislacionit fiskal, zhvillimeve nė fushėn e turizmit etj.

Nė nivel politik, marrėdhėniet janė shumė tė mira me Shtetin e Izraelit. Ata kulmuan nė maj tė 2008-ės me vizitėn nė Izrael tė Presidentit tė Republikės, z. Bamir Topi, kurse nė qershor 2008 u zhvilluan nė Tiranė konsultimet politike dypalėshe, ku delegacioni izraelit realizoi takime edhe me Kryeministrin e RSH-sė, z. Sali Berisha, dhe me ministrin e Punėve tė Jashtme tė RSH-sė, z. Lulzim Basha.

Nė planin e marrėdhėnieve dypalėshe, i kemi kushtuar vėmendjen e duhur konkretizimit tė marrėveshjeve qė tashmė janė nėnshkruar, qė janė rreth 12-tė. Nėnshkrimi i Memorandumit tė Mirėkuptimit midis dy MPJ-ve nė mars tė vitit 2006 ka shėrbyer si bazė solide nė drejtim tė eksplorimit tė mėtejshėm tė mundėsive tė bashkėpunimit. Ka pėrfunduar Marrėveshja pėr Heqjen e Vizave midis dy vendeve tona, e cila ka hyrė nė fuqi qė prej 27 korrikut 2008 dhe jam i lumtur tė them se kjo marrėveshje po funksionon jashtėzakonisht mirė. Ajo ka rritur ndjeshėm lėvizjen e lirė tė njerėzve midis dy vendeve tona.

Po ashtu, me qėllim rritjen e investimeve tė kompanive izraelite nė Shqipėri, kemi prezantuar mė sė miri nė takime tė ndryshme e mediat vendase avantazhet e vendit tonė dhe prioritetet e qeverisė shqiptare, sidomos nė ekonomi, nisjen e biznesit, turizėm, bujqėsi, industri, ndėrtim etj. Viti 2008 ka shėnuar njė rritje tė interesit pėr mė shumė investime nga kompanitė izraelite, sidomos nė fushėn e energjisė, minierave, bujqėsisė, peshkimit dhe turizmit. Aktualisht gjenden rreth 18 kompani izraelite, tė vogla dhe tė mėdha, qė zhvillojnė aktivitet nė Shqipėri, kryesisht nė miniera, industrinė e mishit, peshkim, pesticide, ndėrtim, pasuri tė paluajtshme, sera etj. Po shkon drejt pėrfundimit njė projektmarrėveshje pėr arsimin.

Veēanėrisht nė fushėn e bujqėsisė, ekziston njė bashkėpunim shumė i mirė pėr bujqėsinė organike, teknologjinė e serave, blegtorinė, rritjen e peshkut etj. Kėto ditė fillon nė Izrael konkretizimi i njė programi trajnues financuar nga MASHAV-i (Qendra pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar) pėr 16 fermerė shqiptarė, nė bazė tė nevojave qė janė paraqitur nga Kėshilli Agrobiznesit Shqiptar. Ndėrkohė, kanė vazhduar punėn dhe investimet nė vendin tonė Kompania TELEMENIA & F. K. Generators Ltd. nga Airport City, Tel Aviv dhe Kompania “Adal Holdings”, nė energji e ndėrtim. Kemi nisur pėrpjekjet pėr ngritjen e Dhomė sė Pėrbashkėt tė Tregtisė Izrael–Shqipėri, me asistencėn e Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė Tiranė dhe disa kompanive vendase izraelite, si RunAir dhe B&M Grup, qė kanė shfaqur interes nė kėtė drejtim.

Kemi parė me shumė interes bashkėpunimin kulturor dhe arsimor, duke vendosur kontakte tė rregullta me institucione akademike e kėrkimore nė Izrael. Nė bashkėpunim me Universitetin Bar-Ilan, Muzeun Yad Vashem dhe Departamentin e Historisė sė Universitetit tė Tiranės, organizuam nė Tiranė nė muajin maj 2008 simpoziumin e pėrbashkėt me temė: Shqipėria, Shqiptarėt dhe Holokausti. Pas kontakteve me Universitetin Evropian tė Tiranės, ėshtė hedhur ideja e ngritjes sė Qendrės pėr Studime Hebreje pranė kėtij institucioni. Pritet qė brenda kėtij viti tė nėnshkruhet Marrėveshja e Bashkėpunimit midis UET-it dhe Bar-Ilan University.

Turizmi ka shėnuar rritje. Kjo fushė ka qenė ndoshta njė prej drejtimeve kryesore tė punės tonė, e cila ka kontribuar nė drejtim tė promovimit tė imazhit tė vendit tonė dhe rritjes sė interesit pėr tė. Mendoj se Shqipėria po shihet nga hebrenjtė si njė destinacion i ri, pėr biznes e turizėm. Kėrkimi i destinacioneve tė reja ėshtė nė traditėn judaiste, kėshtu qė pas eksplorimit qė ata u kanė bėrė tashmė tregjeve nė ish-Lindjen komuniste, nė Rumani, Ēeki, Bullgari, ish-Bashkimin Sovjetik dhe nė ish-Jugosllavi, me sa duket Shqipėria do tė jetė pėr ta njė stacion tjetėr pune.

Si janė marrėdhėniet tuaja, si ambasadė dhe si ambasador, me autoritetet e shtetit izraelit? Dhe cili ėshtė vlerėsimi i tyre pėr shqiptarėt? Cilat janė ato lidhje tė forta qė na bashkojnė?

Mund tė them pa hezitim sė janė tė shkėlqyera. Mendoj se edhe nė diplomaci marrėdhėniet e ngrohta e korrekte njerėzore janė tepėr tė rėndėsishme nė konsolidimin e marrėdhėnieve dhe bashkėpunimit institucional. Ata ndihmojnė shumė nė pėrmbushjen e aktiviteteve diskrete, si mbledhja e informacionit, qartėsimi i objektivave dhe nxitja e vullnetit tė mirė dypalėsh. Jo vetėm marrėveshjet zyrtare, por edhe takti promovojnė politikėn e jashtme. Sot mendoj se diplomacia nuk mbėshtetet thjesht nė misionet rezidente tradicionale, por kryhet edhe pėrmes kanaleve tė ndryshme, zyrtarėve dhe/apo personave privatė. Arti i negociimit pėrbėn aktivitetin mė tė rėndėsishėm qė ndėrmerret nė njė sistem diplomatik, por para sė gjithash vetė negociimi ėshtė dhe duhet tė jetė njė shprehi demokratike.

Hebrenjtė vlerėsojnė shumė kontributin qė kanė dhėnė shqiptarėt nė shpėtimin e jetėve tė tyre gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Por, historia e bashkėpunimit me ta daton shumė mė herėt. Ata shohin te shqiptarėt modelin e bashkėjetesės dhe harmonisė ndėrfetare, tė tolerancės. Autoritetet zyrtare izraelite mbėshtesin Shqipėrinė nė tė gjitha proceset integruese euroatlantike.

Ka njė detaj tė rėndėsishėm, qė mediat vendase i dhanė jo pak rėndėsi. Bėhet fjalė pėr ceremoninė e paraqitjes nga ana juaj tė letrave kredenciale. Presidenti izraelit, Shimon Peres, nė njė moment krejt tė papritur, nxori nga xhepi njė pjesė tė shkėputur nga shkrimet e Lordit Bajron pėr shqiptarėt dhe e lexoi me zė tė lartė. Ē’ndjesi pėrjetuat?

Eshtė e vėrtetė. Ka qenė njė pėrvojė emocionuese dhe frymėzuese, njė ceremoni unike dhe momente tė paharruara, veēanėrisht pėr mua, pasi merrja postin e parė diplomatik nė jetėn time. Presidenti Peres ėshtė ndoshta figura mė unifikuese e Shtetit tė Izraelit. Ai i tejkalon kufijtė kombėtarė. Ka njė njohje tė thellė tė zhvillimeve botėrore, tė Rajonit tė Lindjes Mesme dhe tė rajonit tonė. Nė kėtė kontekst me sa duket ishte edhe “surpriza” e tij shumė e kėndshme gjatė ceremonisė sė paraqitjes sė letrave kredenciale. Ai nxori nga xhepi njė letėr dhe lexoi dy strofa nga ‘Child Harold’s Pilgrimage’ tė Bajronit, qė lėvdonin Shqipėrinė. E kishte bėrė njė gjė tillė, nė fakt, edhe mė 1993, kur si ish-ministėr i Jashtėm i Izraelit do tė vizitonte Tiranėn. Presidenti Peres ėshtė mbrojtės i flaktė i Shqipėrisė dhe pėrpjekjeve tė saj pėr anėtarėsim nė NATO dhe BE, madje e ka inkurajuar atė. Tė njėjtin qėndrim mban edhe nė favor tė Turqisė nė rrugėn e saj drejt Evropės.

Meqė jemi te Presidenti Peres. Ka njė ftesė, mė duket, nga Presidenti Bamir Topi pėr tė vizituar Shqipėrinė. Ka ndonjė datė tė parashikuar?

Presidenti Peres ėshtė ftuar nga Presidenti Topi qė nė maj tė vitit tė kaluar pėr tė realizuar njė vizitė zyrtare nė Shqipėri, por njė ftesė tė tillė ai e ka marrė edhe nga Kryeministri Berisha, gjatė takimit qė ata kanė pasur nė Kinė, nė ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Olimpike. Ne kemi avancuar zyrtarisht kėrkesėn tonė pėr realizmin sa mė parė tė kėsaj vizite, por pėrcaktimi i saktė i datės do tė varet me sa duket nga zgjidhja e situatės mė tė fundit nė Gaza. Konsideroheni si njė nga ambasadorėt e huaj mė aktivė nė Izrael. Para do kohėsh, replikuat me znj. Caroline Glick nė “Jerusalem Post”, njė gazetė e njohur vendase.

Pėrveēse bėnte analogji tė gabuar midis shtetit palestinez dhe Kosovės, Glick tentonte tė krijojė ura lidhėse midis Kosovės dhe “xhihadit” islamik. Si janė pritur shkrimet tuaja nė shtypi izraelit?

Ēėshtja e Kosovės ka qenė ngushtėsisht e lidhur me elementė thelbėsorė tė sigurisė sonė kombėtare dhe politikės sonė tė jashtme. Pėr ne ishte kruciale qė komuniteti ndėrkombėtar dhe opinioni ndėrkombėtar tė kishin njė pasqyrė sa mė tė qartė tė sė vėrtetės, jashtė skematizmave dhe larg asociacioneve qė nuk kishin tė bėnin as nga afėr, as nga larg me Kosovėn, unicitetin e situatės qė karakterizonte kėtė vend dhe unicitetin e domosdoshmėrisė pėr gjetjen e njė zgjidhjeje atje. Pėr ne Kosova ishte problem politik, ishte rast i veēantė, kėsisoj pavarėsia e saj dhe njohja nga bota demokratike ishte pėrgjigjja mė e mirė ndaj ēdo lloj spekulimi apo eqpėrdorimi tė kėsaj ēėshtjeje, pėrfshirė edhe zj. Glick. Artikujt qė kam shkruar nė median izraelite dhe prezantimet e bėra nė institucione tė ndryshme akademike nė kėtė vend synonin pikėrisht tė evidentonin tė vėrtetėn dhe tė hidhnin poshtė me argumente shkencore pseudofaktet. Mendoj se kontributi qė kam dhėnė ėshtė pritur mirė. Mė konkretisht, unė kam marrė pjesė nė debate, krejt qetėsisht dhe nė pėrputhje me statusin e pėrfaqėsuesit diplomatik, kam prezantuar pikėpamjen tonė dhe tėrė elementet e nevojshėm nė pajtim me tė vėrtetėn dhe leximin tonė tė problematikės kosovare.

Ajo ēfarė bėnte zj. Glick ishte, pėrveē tė tjerave, barazimi i etnicitetit me fenė nė rastin e shqiptarėve dhe kjo ėshtė shkencėrisht e gabuar. Ajo keqpėrdorte multireligjiozitetin e shqiptarėve, nė Shqipėri e Kosovė, pėr tė keqinformuar opinionin publik nė Izrael dhe kjo pėr mua ishte e papranueshme. Paragjykimet, streotipizimet, racizmat dhe keqpėrdorimet e dimensionit fetar janė tė dėmshme pėr botėn e qytetėruar. Kėtu kam pasur parasysh edhe lidhjen e fortė historike qė kemi me hebrenjtė dhe ndjeshmėrinė qė ka nė kėtė vend pėr ēėshtje qė lidhen me diskriminim dhe nxitjen e urrejtjes ndėretnike, ndjenjat qė na ngjallin neve qėndrime tė tilla etj...

Cili ėshtė vlerėsimi i Izraelit pėr Kosovėn?

Pasi Kosova deklaroi shpalljen e pavarėsisė, Izraeli zyrtar tha se nuk do tė ishte midis grupit tė parė tė vendeve qė do tė njihnin sovranitetin e kombit tė ri, por nuk u fol pėr mosnjohje.

Zyrtarėt izraelitė nuk e perceptojnė ēėshtjen e Kosovės si “problemin e tyre” dhe kanė preferuar tė jenė sa mė tė paanshėm e tė papėrfshirė nė debate. Deklarimet e tyre kanė qenė mjaft lakonike, njė tregues ky qė Izraeli nuk dėshiron tė gjykojė asnjėrėn prej palėve, Kosovė – Serbi. Parimisht, Izraeli ėshtė shprehur kundėr “zgjidhjes sė imponuar”, qė pėrbėn, nė fakt, njė qėndrim parimor tė shprehur me kohė prej tyre, nisur nga pėrvojat dhe implikimet nė rajonin e Lindjes sė Mesme. Kjo nuk lidhet me qėndrime specifike pėr njėrėn apo tjetrėn palė, por eksperiencat qė ata kanė pėrjetuar, ka bėrė qė tė mos parapėlqejmė deadline-et nė njohjen e shtetit tė ri tė Kosovės, edhe pse kjo ėshtė interpretuar nga pala serbe si “favor” i tyre. Autoritetet izraelite kanė nėnvizuar qartė se ėshtė gabim tė ndėrtohet analogji midis Kosovės dhe ēėshtjes palestineze, por vendimi i duhur mbetet tė merret nė kohėn e duhur.

Izraeli po ndjek zhvillimet nė Bruksel, para se tė marrė njė vendim lidhur me kėtė ēėshtje, por mund tė them se nė komunikimet zyrtare me ta, ata njohin dhe konsiderojnė “presionin” dhe rolin qė po luajnė nė kėtė proces SHBA-ja dhe vendet e BE-sė. Izraeli gėzon marrėdhėnie tė veēanta me aleatin e saj kryesor, SHBA-nė, qė ėshtė njė faktor qendror nė diplomacinė e kėtij vendi.

Shtypi izraelit, veēanėrisht dy gazetat kryesore nė vend, “The Jerusalem Post” & “Haaretz”, kanė pėrcjellė zhvillimet nė Kosovė nė mėnyrė realiste. Ndėr tė tjera, ėshtė theksuar se pavarėsisht nga fakti se shumica e popullsisė i pėrket besimit mysliman, shqiptarėt nuk kanė shfaqur tendenca fanatike e fondamentaliste, por janė “mendje-hapur”. Mė lejoni tė kujtoj kėtu editorialin e ‘Haaretz’, tė datės 18 shkurt 2008, vetėm njė ditė pas shpalljes sė Pavarėsisė, tė titulluar ‘Recognize Kosovo’, i cili i bėnte thirrje tė hapur qeverisė sė shtetit tė Izraelit tė njohė Kosovėn shtet tė pavarur e sovran, pasi, sipas redaksisė, vendimi i Uashingtonit pėr tė njohur Kosovėn e bėnte mė tė lehtė pėr Izraelin qė tė bėnte njė gjė tė tillė.

Mė duhet tė them se koha e marrjes sė vendimit pėr njohjen varet edhe nga situata nė Gaza dhe zgjedhjet e parakohshme qė pritet tė mbahen nė shkurt nė Izrael. Shpreh bindjen se gjithēka do tė ndodhė brenda kuadrit tė marrėdhėnieve shumė tė mira qė ata kanė me Shqipėrinė.

Dhe njė pyetje e fundit. Debatohet shpesh nė Shqipėri mbi rolin e diplomacisė shqiptare. Sipas jush, ku ēalon mė sė shumti shėrbimi diplomatik shqiptar?

Unė mendoj se Ministria e Punėve tė Jashtme, diplomacia shqiptare nėpėrmjet Shėrbimit tė Jashtėm ka pėrjetuar gjatė vitit 2008 veprimtarinė mė tė ngjeshur dhe ndoshta mė tė suksesshme tė viteve tė fundit. Pavarėsia e Kosovės, Samiti i Bukureshtit pėr NATO-n dhe Ratifikimi i Protokolleve tė Anėtarėsimit, Ratifikimi i Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit, lehtėsimi i vizave dhe hapja e dialogut pėr liberalizimin e vizave etj., janė disa prej arritjeve domethėnėse.

Diplomacia shqiptare dhe diplomatėt e saj kanė qenė, jo vetėm pjesėmarrės, por edhe aktorė tė veprimtarive ndėrkombėtare me shumė rėndėsi. Angazhimi dhe kontributi i tyre ka bėrė qė interesat e Shqipėrisė dhe shqiptarėve tė jenė mė tė prezantuara, mė tė pėrfaqėsuara, mė tė njohura dhe mė tė mbrojtura. Pėrfaqėsimi diplomatik i Shqipėrisė ėshtė shtuar me 6 pėrfaqėsi diplomatike tė reja, MPJ-ja tashmė ka njė strukturė tė re, e cila nė fakt ka nxitur njė aktivitet mė tė dendur diplomatik edhe njė bashkėveprim mė tė mirė ndėrmjet strukturave tė saj.

Megjithatė, nisur nga dinamikat e reja, ritmet e zhvillimeve kombėtare dhe ndėrkombėtare, Shėrbimi i Jashtėm duhet tė shoqėrohet me pėrmirėsime tė tjera, me burime njerėzore e materiale shtesė, ndėrkaq secili prej nesh duhet tė angazhohet pėr punė mė cilėsore, pėr diplomaci edhe mė aktive dhe profesionalizėm tė shtuar. Krahas saj, nė themel tė punės sonė pėr kėtė vit e nė vazhdim duhet vėnė diplomacia ekonomike.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara