HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Gabimi i Parmenidit" nė fushata

-- nga Eduard Zaloshnja, 06.02.2009

Eduard Zaloshnja Gjatė nėntė muajve tė fundit, qeveria shqiptare ka bėrė njė fushatė intensive publicitare, pėr tė vėnė nė dukje ato qė ajo i quan suksese tė saj.

Kjo fushatė ka si qėllim qė tė bėjė shumicėn e votuesve tė mendojnė se nuk kanė pėrse tė mos e rizgjedhin Berishėn si kryeministėr, pėrderisa Shqipėria ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm gjatė qeverisjes sė tij.

Duke pėrdorur njė logjikė tė tillė, ideatorėt e fushatės publicitare tė qeverisė duan t'i fusin votuesit nė grackėn e atij qė nė filozofi quhet "Gabimi i Parmenidit".

Gabimi i Parmenidit, quajtur kėshtu sipas emrit tė njė filozofi tė Greqisė sė lashtė, kryhet kur njerėzit marrin vendime pėr tė ardhmen, duke u bazuar vetėm nė krahasime me tė kaluarėn, nė vend qė tė peshojnė alternativat e sė ardhmes.

Nė fakt, gracka e Parmenidit ėshtė njė taktikė e stėrnjohur e fushatave elektorale kudo nė botė.

Kėshtu, pėr shembull, mesazhi kryesor i fushatės sė Reganit nė 1984-n ishte: "Nė qoftė se jeni mė mirė se katėr vjet mė parė, votoni pėr mua.

Pėrndryshe, votoni pėr rivalin tim". Ndėrkohė, pyetja e vėrtetė qė shtrohej para votuesve amerikanė atėherė ishte nė se do ishin mė mirė pas katėr vjetėsh me Reganin apo me Mondeillin President.

Duke u kthyer nė Shqipėri, qė votuesit tė mos bien pre e grackės sė Parmenidit, nuk duhet tė pėrdorin testin, "A ėshtė sot Shqipėria mė mirė se gjatė qeverisjes sė PS-sė?", por testin "A do tė jetė Shqipėria mė mirė pas katėr vjetėsh me Sali Berishėn apo me Edi Ramėn kryeministėr?".

Fatkeqėsisht, deri mė sot, debati rreth zgjedhjes sė kryeministrit tė ardhshėm nuk ėshtė fokusuar tek testi i dytė.

Pėrkundrazi, energjitė e atyre qė debatojnė rreth Berishės harxhohen pa pushim pėr tė paraqitur argumente rreth testit tė parė. Nė kėtė grackė ka rėnė edhe PS-ja, e cila nė vend qė tė pėrpiqet t'u provojė votuesve se alternativa e saj do tė jetė mė e mirė se e PD-sė, harxhon mė tė shumtėn e kohės pėr t'u mbushur mendjen atyre se Berisha nuk ka qeverisur mirė.

Nė fakt, votuesit duhet tė dėgjojnė se ēdo bėjė secili koalicion, nė qoftė se do marrė mandatin pėr tė qeverisur Shqipėrinė.

Kėshtu, pėr shembull, nuk mjafton qė fermerėt tė dėgjojnė nga qeveria se ē'ėshtė bėrė gjatė katėr vjetėve pėr ta, ose tė dėgjojnė nga opozita se ē'nuk ėshtė bėrė pėr ta.

E rėndėsishme ėshtė qė ata tė dėgjojnė vazhdimisht e vazhdimisht se ē'do bėhet pėr ta nė tė ardhmen. Dhe pastaj le tė peshojnė vetė se cili kamp ka gjasa mė tė mėdha t'i mbajė premtimet.

E solla shembullin e fermerėve jo pa qėllim. Zgjedhjet e fundit lokale treguan se beteja e vėrtetė e 2009-s do zhvillohet nė zonat rurale, sepse qytetet anuan nga opozita. Por, edhe nė qytet, fitorja nuk mund tė konsiderohet e garantuar pėr opozitėn.

Sepse qytetet, sidomos ato tė mėdha, kanė pėrqindjen mė tė lartė tė votuesve tė lėkundur. Shembulli i mėposhtėm e ilustron mė sė miri kėtė fakt.

Nė zgjedhjet e Bashkisė sė Tiranės, kandidati i koalicionit qeveritar mori 76 mijė vota. Ndėrkohė, rezultatet e njė sondazhi tė zhvilluar nė Tiranė njė vit mė vonė, tregonin se, nė qoftė se zgjedhjet do zhvilloheshin nė 28 prill tė 2008-s (fill pas ftesės pėr anėtarėsimin tonė nė NATO), koalicioni qeveritar do merrte po 76 mijė vota.

Ndėrsa njė sondazh i zhvilluar nė Tiranė, gjatė javės qė skandali i Fazlliēit ishte nė kulmin e vet, tregonte se vetėm 53 mijė tiranas do t'ia jepnin votėn koalicionit qeveritar.

Dhe jam i bindur se i njėjti rezultat i dobėt do kishte dalė nė qoftė se njė sondazh do ishte zhvilluar gjatė javės sė Gėrdecit. Por jam po aq i bindur se njė rezultat i ngjashėm me tė prillit 2008 do dilte nė qoftė se bėhej njė sondazh nė prill 2009, fill pas anėtarėsimit tonė tė plotė nė NATO.

Me pak fjalė, lufta pėr tė fituar votat e shqiptarėve do jetė e fortė. Qeveria duket se do e pėrqendrojė mesazhin e saj nė pyetjen: "A jeni mė mirė se katėr vjet mė parė?", ndėrsa opozita duhet ta pėrqendrojė nė pyetjen: "Me kė do jeni mė mirė pas katėr vjetėsh?"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė Drejtat e Rezervuara