HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Personalitete tė shquara marrin pjesė nė kampionatin e Tretė Vjetor tė Golfit tė KKSHA-sė

[ English ]
-- nga Altin Alimehmeti

Altin Alimehmeti STAMFORD (Connecticut)
Ish-tjrajneri i ekipit tė bejzbollit New York “Mets” Bobby Valentine, avokati i njohur Mickey Sherman, komentatori i “MTV”-sė Eric Niese dhe njė sėrė personalitetesh tė tjera morėn pjesė nė Kampionatin e Trėtė Vjetor tė Golfit qė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) mbajti mė 5 maj 2003 nė Klubin Sportiv “Rockrimmon” pėr tė mbledhur fonde pėr fėmijėt qė janė lėnduar nga konfliktet e armtasura nė Ballkan.
Mėse 100 pjesėmarrės kaluan njė ditė tė mbushur me lojėn e golfit, koktej si dhe njė darkė ēmimesh gjatė tė cilės politikanė dhe aktivistė tė komunitetit u dekoruan pėr punėn e tyre nė dobi tė shqiptarėve nė tė dyja anėt e Atlantikut, ndėrkohė qė tri ekipet mė tė mira fituan ēmime sportive.
Me njė gamė tepėr tė gjerė sponsorizuesish, si kompani amerikane prestigjioze makinash, restorante shqitare tepėr tė njohura, paketa pushimesh nėpėr ishuj tė largėt dhe pajisje tė sportit tė golfit, evenimenti i kėtij viti mblodhi mėse 100.000 dollarė amerikanė qė do tė pėrdoren pėr njė sėrė projektesh nė dobi tė fėmijėve tė Ballkanit, sidomos nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni e Malėsi.
Ēmimet e mundshme pėrfshinin automobilė tė shtrenjtė si “Maserati”, “CTS Cadillac”, “BMW” si dhe mundėsi tė tjera disi mė pak tė vlefshme, si vodka “Grey Goose” dhe certifikata pėr tė ngėrėnė darkė falas nėpėr restorante tė shumta nė zonėn e tri-shtetėshit.
I nderuar me ēmimin “Branch Rickey” pėr shėrbimet humanitare gjatė rimėkėmbjes nga goditja e 11 shtatorit si dhe me ēmime nga Fondacioni “Cooley’s Anemia” dhe Fondacioni “Kombėtar pėr Diabetin”, trajneri dhe komentatori i njohur sportiv, Valentine, e ēmoi fushatėn “Duart e Shpresės” sė KKSHA-sė si njė pėrpjekje e palodhur pėr tė pėrmirėsuar jetėt e shumė fėmijėve qa janė lėnduar nga luftėrat e shumta nė Ballkan. Ai tha se fondi humnitar i KKSHA-sė ėshtė njė dorė qė ndihmon njerėzit kudo nė botė.
Kongresisti amerikan Eliot Engel, i cili pat ardhur nga Washington-i enkas pėr tė marrė pjesė nė Darkėn e Ēmimeve, e vlerėsoi KKSHA-nė si njėr organizatė qė po sjell njė ndryshim rrėnjėsor nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė jetesės sė fėmijėve tė Ballkanit. Kongresisti Engel e pėrgėzoi KKSHA-nė pėr punėn e jashtėzakonėshme qė ajo ėshtė duke bėrė nė promovimin e demokracisė, pėrkrahjen e udhėheqėsve tė ardhshėm si dhe ofromin e ndihmave humanitare nė Ballkan. Avokti Sherman, i cili ka qenė nė gjendje tė vėmendjes sė medias pėr pėrfaqėsimin legal tė personaliteteve tė shumta, pėrfshi edhe kushėririn e Kennedy-t, Michael Skakel, tha se ishte i lumtur tė ndihmonte nė kėtė pėrpjekje humanitare qė synon tė ndihmojė viktimat mė tė mėdha tė luftėrave – fėmijėt.
Senatori Guy Valella i Asamblesė sė Shtetit tė New York-ut dhe aktivisti i komunitetit shqiptaro-amerikan, Dino Erblei, u vlerėsuan me ēmimet “Duart e Shpresės”, ndėrsa Bekim Laiqit iu dha ēmimi “Ndihmues i Komunitetit”. Pėr shkakt tė seancės aktuale tė Asamblesė senatori Valella nuk ishte nė gjendje tė merrte pjėse nė aktivitetin fondmledhės. Steve Alfasi, i cili pranoi ēmimin e KKSHA-sė nė emėr tė Valella-s, lexoi njė letėr qė senatori kishte dėrguar pėr tė pėrshėndetur tė pranishmit.
Ndėr tė tjera, nė letrėn e senatorit Valella shkruhej: “Unė e kam pėrkrahur gjithnjė me gjithė zemėr Fushatėn ‘Duart e Shpresės’. Organizatat si kjo juaja frymėzojnė shumė njerėz. Si njė grup jo-pėrfitues i pėrkushtuar ndaj pėrmirėsimit tė fatit tė fėmijėve tė Ballkanit, organizata juaj do tė ndėrtojė demokraci tė fuqishme, do tė pėrmirėsojė mundėsitė e edukimit dhe do tė promovojė njė mjedis i cili respekton tė drejtat njerėzore”. Nė vazhdim, senatori kishte shėnuar se, “Duke punuar sė bashku, ne mund t’i ndihmojmė fėmijėt e tė gjithė mėrgimatėrėve shqiptarė nga Ballkani gjatė tranzicionit tė tyre nė shoqėrinė e re nė Shtetin e New York-ut”. Aktivisti i komunitetit, Erbeli, i cili ėshtė anėtar i Brodit Drejtues tė KKSHA-sė, shprehu kėnaqėsi me mbarėvajtjen e aktivitetit tė sivjetshėm.
“Fakti qė njė numėr I madh shqiptarėsh dhe amerikanėsh morėn pjesė nė kėtė aktivitet tė bukur dhe ia kaluan shumė mirė ndėrkohė qė mblodhėn ndihma pėr njė ēėshtje tė rėndėsishme tregon se kėtė vit kampionati i golfit ishte njė sukses”, tha Erbeli, duke shtuar se shpresonte se edhe kampionatet vjetore tė ardhshme do tė shkojnė po kaq mirė. Ndėr tė ftuarit e nderit ishte edhe Dominick Scaglione, i cili u tregoi pjesėmarrėsve mbi jetėn e tij tė vėshtirė nė njė jetimore nė Itali. Scaglione, i cili mėrgoi nė tokėn e premtuar nė vitin 1951, doli shkėlqyeshėm nė shkollė dhe arriti tė ngjisė shkallėt e suksesit duke u bėrė njė Zyrtar i Lartė i Marketingut nė Departamentin e Evropės Perėndimore tė Bankės gjigante “Chase Manhattan”. Ai kujtoi vizitėn e tij tė parė nė Shqipėri nė vitin 1995, gjatė tė cilės u prek shumė nga kushtet e vėshtira tė jetesės nėpėr jetimoret e vendit.
Kryetari i KKSHA-sė Richard S. Lukaj foli pėr pėrpjekjet kėmbėngulėse tė organizatės pėr tė mbledhur fondet qė u nevojiten shumė fėmijėve tė Ballkanit ndėrkohė qė sulmi terrorist kundėr Amerikės gati njė vit e gjysmė mė parė ndikoi negativisht nė zhvendosjen e pėrparėsive.
“Tek ia nisėm nga puna pėr fushatėn e 2003, ne na bėri shumė pėrshtypje se sa e ndryshme bota ėshtė sot nė krahasim me kohėn kur fushata nisi tre vite mė parė. Ne madje ngritėm edhe pyetjejn se nėse ndodhitė tragjike tė 11 shatorit 2001 do tė nxirrnin nga shinat interesin pėr pėrkrahjen e fėmijėve nė Balknat tė cilėt mė tepėr se kurrė kanė nevojė pėr ndihmėn tonė”, tha Lukaj. Ai shtoi se shumė organizata jo-qeverirtare i kanė dėrguar shumė prej burimeve tė tyre nė Afganistan dhe zona tė tjera tė trazuara tė globit, duke lėnė kėshtu mė pak burime pėr Ballkanin.
“Realiteti i vėshtirė nė rajon si dhe vendosmėria jonė pėr tė sjellur ndryshime pozitive i kanė intensifkuar pėrpjekjet tona dhe kanė thelluar pėrkushtimin tonė ndaj qėllimit tė ndihmimit tė fėmijėve nė Evropėn Juglindore. ‘Ndėrtimi i kombėve’ ėshtė njė temė pėr tė cilėn ne do tė dėgjojmė mė shpesh ndėrkohė qė bota vepron nė mėnyrė mė aktive pėr tė rrėzuar diktatorė e pėr tė promovuar demokracinė. Ne do tė bėjmė aq sa mundemi pėr t’i mbushur me mė tepėr shpresė jetėt e fėmijėve tė Ballkanit”, tha Lukaj.
Nė shpalsojen e aktivitetit tė sivjetshėm ndihmuan njė sėrė zyrtarėsh tė Organizatės Shqiptaro Amerikane tė Gruas “Motrat Qiriazi”, si Shqipe Malushi, Shqipe Biba, Venera Bekteshi, Nakie Berisha, Luljeta Ēeku, Sevina Cici dhe David Joseph.
Aktiviteti u sponsorizua nga njė numėr i madh kompanishė e individėsh, ndėr tė cilėt edhe : Alba Construction; Albanian Yellow Pages; Alta Communications; Anthony’s Pier 4; Anthony Totilo Architects and Associates; Bajraktari Management Corp, LLC.; Benjamin Maintenance; Classic Realty; DeCaro Associates; Greenėich Cadillac; Greenwich Surgical Group; Houlihan Lokey Howard & Zukin; Illyria Newspaper; Kaye Insurance Associates, Inc.; Lamsia Corporation; LogicalNET Corp; L&L Properties; Luxury Mortgage Corp; Mariner investment Group; Meridian Capital Group; Mid Manhattan Painting; Miller Motorcars; Platinum Maintenance; Quality Stairs; Ron Cami; Sound Federal Savings Bank; The Lukaj Foundation; Wilton Motors; etj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara